Më në fund rikthehet futbolli, këto ndeshje luhen sot në Gjermani

16/05/2020 10:03

Pas dy muajve më në fund sot do të rikthehet futbolli evropian.

Është Bundesliga Gjermane, liga e parë që do të rinis të luhet nga sot, ku na presin disa ndeshje tejet interesante.

Kryendeshja e javës së 26-të është derbi i zjarrtë ndërmjet Borussia Dortmund dhe Schalke.

Ndërsa në takimet tjera takohen, Augsburg – Wolfsburg, Dusseldorf – Paderbon, Hoffeinheim – Hertha Berlin, Leipzig – Freiburg dhe ndeshja e fundit luhet në mes të Frankfurtit dhe Monchegladbach.

Mirëpo masat janë të rrepta dhe duhet që lojtarët të kenë maska gjatë hyrjes në qendrat stërvitore, me maska edhe kur paraqiten në konferencat për shtyp përpara ndeshjeve.

Top Channel