MIRDITË- Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka kërcënuar një person tjetër se do e vriste me armë.

Sipas policisë i arrestuari është E. Sh., i cili  pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij të fundit dhe po e kërcënonte me armë  zjarri për ta vrarë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të arratiset pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën kishte kanosur për vrasje V. P.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penale në ngarkim të tij “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.

Top Channel