Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë
Rusia ka raportuar për 9,200 raste të reja me rkoronavirus të shtunën, nga 10,598 që u raportuan një ditë më parë.
Task-forca e COVID-19 në Rusi, tha se numri total i rasteve ka shkuar në 272,043.
Brenda 24 orëve kanë vdekur 119 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 2,537.
Rusia është ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht shqetësimeve se hapja e ekonomisë mund të ndikojë në shpërthime tjera të pandemisë, presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar më 11 maj se do të përfundojë masa e prezantuar në muajin mars, e cila u ka mundësuar punëtorëve jo të domosdoshëm, të qëndrojnë në shtëpi.
Ky vendim ka ardhur pasi bizneset janë përballur me shumë vështirësi në kryerjen e pagesave të plota për punëtorët dhe pasi numri i të papunëve është dyfishuar brenda një muaji, në 1,4 milion persona.
Top Channel