Teksa palestra ku ajo shkonte rregullisht për t’u stërvitur është mbyllur, sigurisht që ajo do e gjente mënyrën për të mbajtur trupin në super formë.

Është fjala për Jennifer Lopez, e cila bën stërvitje të pandërprerë në palestrën e shtëpisë së saj.

Të premten, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka postuar në “Instagram” disa foto nga vila luksoze e saj në Miami, ku zbulon se po trajnohet.

Edhe pse është 50 vjeçe, JLo ka një trup që ja kanë zili edhe 20-vjeçaret. Kujtojmë se ajo është e karantinuar me të fejuarin Alex Rodriguez dhe fëmijët e tyre.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel