I ofrojnë 2 milion euro për të punuar eskortë seksi/ Ja si përgjigjet bukuroshja

15/05/2020 20:55

Kampionia ruse për kërcimet për së gjati, Daria Klishina, ka zbuluar se i kanë ofruar 2 milionë paund në vit, për t’u bërë një eskortë seksi, në Shtetet e Bashkuara.

Daria, e cila fitoi dhe medaljen e argjendi në Kampionatin Botëror në 2017, në Londër, e zbuloi këtë deklaratë në një intervistë për mediat ruse.

“Më ofruan të isha eskortë seksi. Mesazhi erdhi nga një person i panjohur nga SHBA. Ai më shkroi një mesazh të drejtpërdrejtë. Unë iu përgjigja që më vjen keq por nuk jam e interesuar për këtë ofertë”, u shpreh atletja.

29 vjeçarja zbuloi se i panjohuri e kishte “joshur” me një shumë të madhe parash, që ajo të bëhej eskorta e tij e seksit.

“Shuma ishte shumë e madhe, më ofroi rreth 2 milionë paund. Unë u mendova dhe i ktheva përgjigjen: ‘Me të vërtetë dukem si një grua që do të pajtohem me një kërkesë të tillë?!”, shtoi Daria.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel