U njoftua se ishte jashtë rrezikut për jetën, vdes 23-vjeçari që u vetëplagos

15/05/2020 22:56

Një 23 vjeçar në Dibër është vetëplagosur mbrëmjen e sotme teksa ka qenë me bagëti në mal. Fillimisht u njoftua se ai ishte jashtë rrezikut për jetën, teksa më vonë është konfirmuar vdekja e tij rrugës për në spital.

Njoftimi i parë i policisë

Dibër / informacion paraprak

Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen,  njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.

I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Përditësimi

Në vijim të informacionit paraprak,  në lidhje me vetëplagosjen me armë zjarri të  23 vjeçarit ju informoj se shtetasi Sh. L,  humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Top Channel