Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det 2 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 25ºC dhe në zonat e ulëta nga 14ºC në 29ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe botës:

FOTO GALERI
1/5

Top Channel