Pritjes i erdhi fundi, Gonzalo Higuain është rikthyer në Itali. Pipita zbarkoi në Torino në orët e vona të pasdites, pasi u largua mbrëmë nga Argjentina dhe u përball me një udhëtim sfilitës me shumë ndalesa rrugës për shkak të pandemisë.

Tani argjentinasi mund të vihet në dispozicion të Juventusit. Sigurisht që më parë do të duhet t’i nënshtrohet testit të zakonshëm mjekësore (test serologjik dhe tampon) dhe më pas do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

Mbetet për t’u parë se në ç’gjendje fizike është, pa anashkaluar edhe atë psikologjike, pasi kaloi një kohë të gjatë pranë nënës së tij të sëmurë. Të hënën, futbollistët e Juves do të zhvillojnë stërvitje kolektive, por Higuain do të mund t’u bashkohet shokëve vetëm pas dy javësh.

Top Channel