Fitorja e Danimarkës/ Që nga 13 marsi nuk raporton asnjë viktimë nga Covid-19

16/05/2020 02:15

Danimarka nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me koronavirusin – për herë të parë qysh më 13 mars. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve u rrit për 78, në 10,791, ndërsa numri i hospitalizimeve ra për 10, në 137. Numri i viktimave mbeti i pandryshuar: 537.

“Moment historik: Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 në Danimarkë”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në Twitter.

Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit, duke lejuar rihapjen e shkollave për fëmijët më të rritur, postave tregtare dhe restoranteve. Me gjithë lehtësimin e masave, e ashtuquajtura shkallë e riprodhimit, e cila tregon numrin mesatar të infeksioneve të shkaktuara nga një person me virus, ra në 0.7 në javën e parë të majit, nga 0.9.

“Kjo pasqyron faktin se epidemia është në rënie të shpejtë”, tha Christian Wejse, shkencëtar në departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin Aarhus. Deri më tash, sipas autoriteteve shëndetësore, 83 për qind e të diagnostikuarve me koronavirus në Danimarkë, janë shëruar. Nga ata që kanë vdekur, 87% kanë qenë mbi 70 vjeç.

Top Channel