E shtunë, 30 Maj 2020
22:50
Ekzekutohet një person me armë në Laç

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Laç pak minuta më parë, ku mësohet se ka mbetur një person i vrarë me armë zjarri.

22:45
Një tjetër princ me koronavirus, u infektua në një festë në Spanjë

Princi Joachim i Belgjikës raportohet nga mediat vendase se është infektuar me koronavirus pasi mori pjesë në një festë në Spanjë.

22:42
Voltana Ademi thyen urdhrin e Manastirliut: Kopshtet dhe çerdhet nuk do të hapen më 1 Qershor

Kopshtet dhe çerdhet në qytetin e Shkodrës nuk do të hapen në datën 1 Qershor, siç ka urdhëruar Ministria e Shëndetësisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Bashkia e qytetit në një njoftim në rrjetet sociale, shkruan Shqip.

22:40
Humbi djalin në një aksident rrugor, babai denoncon korrupsionin dhe i bën apel sistemit të drejtësisë

Sistemi i drejtësisë shqiptare ndër vite ka pësuar ndryshime me qëllimin për t’u përmirësuar dhe për të minimizuar rastet e korrupsionit. Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një babai, Tomorrit i cili para disa vitesh kishte humbur djalin e tij në një aksident rrugor në qytetin e Lushnjës. Sipas ekspertizës së bërë nga prokuroria e atëhershme, kishte rezultuar që fajtor në këtë aksident kishte qenë djali i Tomorrit dhe për këtë arsye familja e tij duhet t’i paguante dëmshpërblimet palëve të dëmtuara.

22:31
Mashtrimi SERB me historinë SHQIPTARE. Serbs steal the Albanian history – Gjurmë Shqiptare

Si i sllavizoi Serbia objektet e kultit iliro-arbërore në Kosovë ? Asimilimi, dhuna, deformimi e përvetësimi i historisë së tyre…Mos humbisni videon e plotë të këtij hulumtimi me të vërteta të forta

22:17
U detyrua të braktisë fëmijët në moshë të re, vajzat i festojnë ditëlindjen duke i sjellë dy idhujt e saj

Programi “Dua të të bëj të lumtur” çeli puntatën e mbrëmjes së sotme me historinë e një nëne që kishte sakrifikuar gjithçka për familjen. Në studio kishte ardhur vajza e saj, Mirela e cila rrëfeu për të gjithë ne historinë e nënë Shefkies dhe kalvarin e vuajtjeve që ajo kishte kaluar.

21:58
160 mbushje bërthamore në bord: Marina ruse merr nëndetësen e radhës Borei-A

Marina ruse tha se ka marrë në dorëzim nëndetësen e katërt strategjike bërthamore të kategorisë Borei-A.

21:56
Kuroje pacientin siç do të doje të kuronin ty. Amaneti i Sterjo Spasses dhe nxitja për dituri

Sonela Spasse në fillim te viteve 90 u largua nga shqipëria për të vazhduar studimet ne Itali. Sonela punon në një prej spitaleve të qytetit të Bergamos si mjeke okuliste. Ajo u diplomua në mjekësi dhe kirurgji në Universitetin e Triestes në vitin 2001, si dhe ka kryer disa specializime në mjekësi. Gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca dhe kurse të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.

21:49
Shijak/ Të shtëna me armë pranë stadiumit, plagoset 28-vjeçari

Një i ri ka mbetur i plagosur në Shijak mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve ai është plagosur me armë zjarri dhe fatmirësisht është jashtë rrezkut për jetën.

21:46
Astronautët e Nasa-s hyjnë në histori me lëshimin e SpaceX drejt stacionit hapësinor

Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer pak më parë lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (SNH).

21:28
Përfundon pas katër orësh mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, asnjë marrëveshje

Ka përfunduar pas katër orësh mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, asnjë marrëveshje dhe në fjalën e tij përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, u shpreh se nuk ka pasur asnjë marrëveshje.

21:05
Stilet më të mira për të bërë që ushqimet të jetojnë me vite të tëra

Nuk ka asgjë të mirë të lësh ushqimet të shkojnë dëm, prandaj dhe është e rëndësishme ne të dimë t’i ruajmë ato në mënyrë që jetojnë sa më gjatë që mundet.

20:50
Plazhet gati për pushuesit/ Shëngjin, përgatitjet e fundit para hapjes së sezonit

Bizneset e Shëngjinit kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik pasi të hënën pritet të hapet dhe plazhi. Në bregdet po punohet për të vendosur çadrat dhe shezllonet. Por me frikën nëse do të ketë pushues.

20:42
Vlorë/ Vetëvaret 63-vjeçari në ballkonin e shtëpisë

Një 63-vjeçar në Vlorë i ka dhënë fund jetës në ballkonin e banesës së tij. Sipas policisë nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

20:37
Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

Bayerni i Mynihut një “uragan” shkatërrimtar në Bundesligë. Kampionët në fuqi të Gjermanisë duken të pandalshëm drejt titulli të radhës kampion, teksa në javën e 29-të shkatërruan 5-0 në “Allianz Arena” Fortuna Dusseldorfin, duke e çuar në plus 10 pikë, të paktën për një ditëm, diferencën me Borussian e Dortmundit, që mban vendin e dytë në klasifikim.

20:17
Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Kur jeta fillon, ky është dedikimi i parë i Elena Trifonit për të bijën të cilën e pa një muaj pasi doli nga koma dhe ndërkohë mjekët ja kishin shpëtuar foshnjen që u lind tre muaj para kohe.

20:14
Udhëtuesja u kërkon fansave të rikrijojnë në shtëpi fotot e pushimeve të tyre, rezultatet ishin një komedi më vete

Të gjithë ata që duan të shijojnë pushimet e tyre duhet të bëjnë fotografi që t’i mbajnë mend për gjithë jetën, nga vendet apo momentet e jashtëzakonshme të botës.

19:56
Dreka e gabuar me drogë e prostitucion, ndalohet arbitri i Championsit…

Arbitri slloven, Slavko Vincic, i cili ka drejtuar ndeshjen e Championsin të nëntorit të kaluar mes Manchester City-t dhe Shaktar Donetskut u gjen në një situatë të pakëndshme ditët e fundit. Ai u ndalua nga policia në Bosnjë Hercegovinë, pas një aksioni për goditjen e një rrjeti prostitucioni dhe droge, por, pasi dha dëshminë e tij, u la i lirë të premten (u kthye në shtëpinë e tij).

19:52
Fotot e bebes së lindur me fytyrën e inatosur bëhen virale në rrjet

Kur lindi Winter Josephine të gjithë të afërmit që e panë thonin “Duket shumë e inatosur,” sepse ajo ishte e porsalindura e parë që doli në jetë me fytyrë të ngrysur.

19:34
Çfarë po ndodh me botën? Shokon çifti, burri është shtatzënë ndërsa gruaja është babai

Danna Sultana ka lindur mashkull por identifikohet si femër është në pritje të një fëmije me partnerin e saj Esteban Landrau, i cili ka lindur femër por identifikohet si mashkull.

19:29
Identifikohet viktima në Vlorë, është një 17-vjeçar

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në Vlorë ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një Vinç.

19:10
Ikonat e ekranit provojnë se ndryshimi i stilit të flokëve të kthen në një tjetër person

Figurat e ekranit televiziv janë pak si spiunët — kjo sepse sidomos femrat janë mjeshtre të ndryshimit të paraqitjes fizike, dhe pjesa më e madhe e kësaj ka të bëjë me stilin e flokëve.

19:02
Tapë dhe pa mbathje, fotot e turpshme të dukeshës Kate Middelton

Mediat “futen” thellë në jetën e personave publike, dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as  Princi William dhe Kate Middelton, prindër të tre fëmijëve.

18:48
Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Rritet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Vendi fqinj regjistroi në 24 orët e fundit 111 viktima dhe 416 raste pozitive me Covid-19. Ditën e djeshme u regjistruan 87 viktima, 24 më pak se sot.

18:44
Video-skandali; Italia do të ngrejë akuza ndaj Maltës për nxitje të emigracionit ilegal

Qeveria italiane konfirmoi sot se marina e Maltës ka kthyer mbrapsht nën grykën e armëve duke nxjerrë jashtë ujërave kombëtare një barkë me emigrantë, pasi u dha atyre karburant dhe koordinatat për të arritur në Itali.

18:39
Asist i Rashicës, Werderi befason Schalken, zhgënjejnë Mainzi dhe Wolfsburgu

Tjetër fitore shpresëdhënëse për Werder Bremenin për objektivin mbijetesë. Skuadra nga veriu i Gjermanisë mposhti me rezultat minimal Schalke 04 në “Veltins Arena”, duke rritur shanset për qëndrimin në elitë, edhe pse do t’i duhet të vijojë me këtë ritëm në takimet e mbetura të sezonit.

18:21
Detaje/ 65 vjeçari që abuzoi më të miturën në Kamëz ka qenë roje shkolle

Një ngjarje shokuese u bë publike ditën e sotme ku një 65-vjeçar kishte abuzuar seksualisht me një të mitur dhe e kishte filmuar atë.

18:12
Zyrtari kinez: Rivaliteti strategjik Kinë-SHBA ka hyrë në një periudhë rreziku

Një ministër kinez tha sot se rivaliteti strategjik mes vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara ka hyrë në një periudhë të rrezikut të lartë dhe se Uashingtoni ka intensifikuar “presionin dhe përmbajtjen” ndaj Kinës që prej pandemisë së koronavirusit.

18:09
Çerdhet dhe kopshtet hapen të hënën, kryebashkiaku inspekton masat shtesë të sigurisë

Veliaj: “Rregulla shtesë për shëndetin e të vegjëlve; na duhet bashkëpunimi i prindërve për të mos rrezikuar asnjë fëmijë”

18:05
Tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës rihter në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës riheter ka rënë para pak minutash në Maliq. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Korçë.

17:48
Pamje të pabesueshme të gjuajtësve rusë që ndjekin bombarduesin amerikan pranë kufijve të vendit

Gjuajtës rusë u vunë në alarm kësaj jave për interceptimin e një bombarduesi amerikan B-1B që i ishte afruar hapësirës ajrore ruse në zonën e Balltikut, teksa imazhet impresionuese të veprimit në lartësi të mëdha ishin kapur në kamera.

17:43
Show i vërtetë qëndron pas fotos, imazhet që kanë turpëruar njerëzit

Fotografia klasike ka rregullat e saj në lidhje me përmbajtjen dhe pamjen e përsosur. Por të gjitha këto rregulla fluturojnë nga dritarja kur një element në sfond vjedh qëllimin.

17:28
Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump ka paralajmëruar sot protestuesit e grupit të të drejtave të njerëzve me ngjyrë ‘Black Lives Matter’ se do të përballen me ‘qentë më të egër’ dhe ‘pushkët më famëkeqe’ nëse kalojnë gardhin e Shtëpisë së Bardhë.

17:10
Goditet nga ‘Skrepi’, ndërron jetë 17-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë ku bëhet me dije se një 17 vjeçari ka ndërruar jetë.

17:07
George Floyd/ Protestuesit kundër dhunës policore shkatërrojnë fasadën e selisë së CNN në Atlanta

Protestuesit kundër vrasjes së George Floyd nga policia në SHBA kanë thyer dje xhamat e fasadës së rrjetit CNN në Atlanta dhe prishën me bojë simbolet e saj.

17:03
Mashtroi gjithë botën/ Miliarderja në telashe të mëdha

Revista Forbes, përmes një raportimi ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

16:51
Napoli ultimatum sulmuesit polak: Rinovo kontratën ose largohu!

Napoli i vendos ultimatum, Arkadiuz Milik, përsa i takon të ardhmes së tij. Drejtori sportiv i të kaltërve, Giuntoli i ka komunikuar futbollistit të marrë një vendim sa më parë.

16:42
Koronavirusi në Bergamo, 18 marsi caktohet si Dita e kujtimit të viktimave në Itali

Teksti i ligjit është aprovuar nga komisioni i çështjeve sociale të parlamentit dhe së shpejti do të miratohet në sallë.

16:31
Qardaku: Preferoj të luaj në të majtë, ndaj Tiranës duam 3 pikët

Bylis ka qenë padiskutim skuadra surprizë e këtij kampionati, me lojën e treguar dhe rezultatet e arritura. Për një moment mallakastriotët arritën të qëndronin në vendin e dytë, ndërkohë që këtë sezon kanë nënshtruar të gjithë të mëdhatë e kampionatit. Një skuadër e ndërtuar me kujdes, një miks midis lojtarëve me eksperiencë me të rinjtë e talentuar.

16:31
24 orë nga mbarimi i afatit/ “Zgjedhorja”, Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

“Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi të plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës”, shkroi në një postim në Facebook, Petrit Vasili, teksa mbeten 24 orë nga afati i “Zgjedhores”.

16:22
SHBA, një polic i vrarë gjatë protestave të George Floyd teksa dhuna hyn në ditën e katërt

Dy oficerë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes raportohet se janë qëlluar me armë gjatë protestave të djeshme në SHBA për vdekjen e George Floyd, një prej të cilëve ka vdekur nga plagët.

16:15
“Zgjedhorja”/ Hajdari: Të punojmë pa pushim, të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrihet kompromisi

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen”, deklaroi pak minuta më parë Rudina Hajdari.

16:03
Smajlaj i kthehet stërvitjes/ Del nga izolimi sportisti, tani stërvitet në Tiranë

Për shumë kohë i stërvitur larg kushteve normale, në vetmi, Izmir Smajlaj është kthyer tashmë në habitatin e tij natyral.

15:51
E kërcënonin me videon intime/ Abuzuan seksualisht me të miturën, arrestohen 4 persona

Është parandaluar abuzimi i mëtejshëm seksual me dhunë ndaj një të miture në Kamëz, ndërkohë që kanë rënë në pranga 4 shtetas.

15:41
Më shumë fitim me bimë medicinale/ Fermerët e Korçës u largohen kulturave tradicionale

Fermerët e Korçës gjithnjë e më tepër janë duke e braktisur kultivimin e kulturave tradicionale dhe janë duke u orientuar drejt mbledhjes së bimëve të tjera, të cilat janë më fitimprurëse dhe që kanë një treg më të sigurt, siç janë bimët medicinale.

15:20
Covid-19 edhe në Librazhd/ Infektohet tregtari i këpucëve, furnizohej në Tiranë

Një 53-vjeçar është rasti i parë i identifikuar me Covid-19 në bashkinë e Librazhdit.

15:15
Mjekët futen në karantinë/ Zbrazet pavioni i sëmundjeve të brendshme, u bë vatër Covid-i

Spitali i sëmundjeve të brendshme në QSUT është në perimetër sigurie.

15:06
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë! Plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident me pasojë plagosje të rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kafaraj, në autostradën Levan-Tepelenë.

14:49
Shpresë në horizont? Covid-19, ilaçi i sëmundjeve reumatizmale jep rezultate inkurajuese!

Sipas një studimi francez, ilaçi anakinra, i sëmundjeve reumatizmale, ka dhënë rezultate inkurajuese ndaj trajtimit të COVID-19 duke reduktuar rrezikun e vdekjes dhe nevojës për t’u vendosur në terapi intensive në reanimacion.

14:40
“Italia s’është spital”/ Luigi Di Maio: Nga 15 qershori hiqet karantina për të gjithë turistët, jo lista të zeza!

Pas rihapjes së kufijve midis vendeve të BE-së ka reaguar edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

14:30
Analizë e tenderave në Kosovë/ Sa para mund të kurseheshin për blerjet gjatë pandemisë?

Instituti Demokratik i Kosovës ka analizuar tenderat që janë kryer gjatë pandemisë nga ministria e Shëndetesisë në vend, duke arritur në përfundimin se për pajisjet mjekësore të blera do të mund të kurseheshin mbi 60 mijë euro.

14:24
Si greqizohet Shqipëria në mënyrë të nëndheshme? Video e skandalit në jug të vendit (titra anglisht)

Si detyrohen në Shqipëri, banorët shqiptarë të deklarohen grekë ?

14:20
Rritet bilanci! Rusia sërish regjistron mbi 8 mijë raste me COVID-19

Rusia konfirmoi 8.952 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 396.575 raste.

14:19
Kohë covid-i/ Basha mbledh qytetarët në Durrës: E vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve dhe zgjedhjet e lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me banorët e Kënetës në Durrës.

14:03
U fut për t’u larë, por u mbyt/ Polumbarët gjejnë trupin e marokenit në Bunë

Është arritur të gjendet trupi i pajetë i shtetasit maroken me shtetësi francize, i mbytur në lumin Bunë një ditë më parë.

13:57
“Reflekton” Policia e Shtetit: Të dielën nuk do ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve… brenda qyteteve

Policia e Shtetit, njofton se duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetarët se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

13:50
Toreadorët në Spanjë/ Në paqartësi për të ardhmen

Me pelerinë dhe me shpatë në dorë, toreadori Havier Conde, ka filluar sërish trajnimin pavarësisht mbylljes së arenave të përballjes me demat në Spanjë, për shkak të koronavirusit dhe me asnjë datë të afërt për hapjen në mendje.

13:50
Durrës, banorët në protestë! Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave

Banorë dhe biznese të bulevardit “Dyrrah” kanë protestuar kundër shembjes me lëndë eksplozive të pallatit të VIP-ave në Durrës.

13:26
“Nuk mund të marr frymë, mos më vrit”/ Pamje nga protestat dhe përleshjet në SHBA

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, në duart e autoriteteve në Mineapolis ditë më parë.

13:15
Samiti i G7-ës/ Merkel nuk do të marrë pjesë

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të jetë e pranishme personalisht në samitin e G7 të liderëve, në qershor. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i saj.

13:15
Drejt hapësirës… Sot përpjekja e dytë e NASA-s!

Kompania Space X do të bëjë një përpjekje të dytë në orët në vijim për të nisur astronautët e NASA-s Doug Hurley dhe Bob Behnken në orbitë.

13:10
Britani, të hënën nis mësimi/ Ekspertët kundër hapjes së nxituar

Këshilltarët shkencorë të qeverisë britanike kanë paralajmëruar se rreziku i heqjes së izolimit në Angli, ndërsa Britania fillon fundjavën e fundit para ndryshimit të rregullave, është i madh.

13:00
Shkodër/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 29-vjeçari (akuzat)

Një 29-vjeçar i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndeve narkotike” është kapur nga policia.

12:57
Sot në “Gjurmë Shqiptare”/ Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë

Për të legjitimuar projektet e tyre mbi Kosovën, historiografia e po kështu politika serbe kanë përdorur gjithmonë një mashtrim të madh.

12:54
Kosovë/ ​Hapja e kufijve ajror dhe tokësor, vendoset në javën e ardhshme

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj ka deklaruar se në javën e parë të qershorit do vendosin për hapjen e kufijve tokësor dhe ajror.

12:49
Smajlaj i kthehet stërvitjes/ Del nga izolimi sportisti. Tani stërvitet në Tiranë

Për shumë kohë i stërvitur larg kushteve nirmale, larg pistave të tartanit në vetmi, Izmir Smajlaj eshte kthyer tashmë në habitatin e tij natyral.

12:35
Thirrje tatimpaguesve! Drejtoresha e Tatimeve: Brenda 5 qershorit aplikoni për pagat e luftës së punonjësve

Në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me bizneset, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj deklaroi se brenda datës 5 qershor “presim aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetëra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që u takon”.

12:27
Proxima B, konfirmohet prania e planetit të ngjashëm me Tokën

Shkencëtarët kanë konfirmuar praninë e Proxima B, një planet i ngjashëm me Tokën që ndodhet 4.2 vite dritë larg nga dielli. Planeti që u zbulua për herë të parë në vitin 2016 nëpërmjet spektrografit HARPS, rrethon yllin Proxima Centauri dhe ka një masë 1.17 herë më shumë se sa Toka.

12:20
Ç’ndodhi gjatë 24 orëve të fundit? Koronavirusi, situata në Meksikë

Meksika konfirmoi 371 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 9.415 numrin e përgjithshëm të viktimave.

12:12
Reforma Zgjedhore/ Këshilli Politik mblidhet sërish sot në orën 17:00

Takimi i radhës i grupit negociator për reformen zgjedhore do të zhvillohet sot në ora 17:00 tek Pallati Kongreseve.

12:08
Nga përtej galaktikës tek akullnajat në zhdukje! Fotografitë spektakolare të NASA-s

Stepa malesh të mbuluara plot me dëborë, hapësira qiellore, galaktika, Hëna, Toka dhe Dielli- këto janë disa nga shkrepjet më fantastike të NASA-s.

12:02
Takimi i Bashës me qytetarët në Durrës/ Reagon Rama: Rrezikon jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin që kreu i PD Lulzim Basha pati sot me qytetarët në Durrës.

12:00
“See Well’’, Klinika e Syve në zemër të Tiranës

Klinika e syrit “See Well” ndodhet në qendër të Tiranës (Bllok) dhe ofron shërbime të diagnozës paraprake. Mjeku i mirënjohur Rubin TOPI, është gjithmonë në dispozicion për një ekzaminim dhe diagnostikim me pajisjet më moderne të teknologjisë më të avancuar.

11:59
“Jam e tmerruar”/ Basha me qytetarët në Durrës, Manastirliu: Më shumë se kurrë njerëzit të respektojnë rregullat e Covid-19

Pas takimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarët në Durrës ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh.

11:52
Video/ Si u sekuestruan 195 kg kanabis në një kamion në Kapshticë, 4 në pranga

Policia e Korçës ka zbardhur dhe dokumentuar skemën e ngjarjes së sekuestrimit të 195 kg kanabis, vë në pranga 4 shtetas dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

11:43
Çarçafë “horror” dhe dorashka “ferri”/ 14 fotografi që do t’ju rrëqethin

Ju mund të mendoni se bëhet fjalë për disa skena të dhunshme ose histori fantazmash, por jo. Pa e kuptuar mund t’ju trembin si mos më keq motivet e tapetit ose çarçafët në shtrat.

11:40
Të kolmet s’janë seksi?! Këto foto do ju ndryshojnë mendim

Nuk janë të paktë ata që i paragjykojnë femrat e kolme si jo seksi, duke krijuar edhe stereotipe në shoqëri që vetëm femrat elegante janë më të preferuara.

11:37
Prezantohen si policë, i marrin para menaxheres së një spitali në Prishtinë

Menaxherja e një spitali, ka raportuar se në banesën e saj kanë shkuar dy të panjohur dhe janë prezantuar si policë, të njëjtit kanë kërkuar t’i kontrollojnë çantën e saj, ku kanë gjetur një shumë parash dhe ia kanë marrë.

11:31
Breshëri dëmtoi të mbjellat/ Fermerët në Lushnjë kërkojnë vlerësimin e dëmit

Dhjetëra hektarë të mbjella me misër, vreshta dhe serra djellore pësuan dëme nga breshëri që ra një ditë më parë në disa fshatra të Lushnjë.

11:30
“Ramavirusi, pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët”/ Basha, takim me qytetarë në Durrës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një takim me disa qytetarë, në zonën e Kënetës në Durrës.

11:23
Fundjava e parë pa kufizime/ Policia e Shtetit: Nuk do të lejohet …

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

11:08
Drejtësi për George Floyd-in! Dhunë edhe para CNN-it, gazetari raporton nga brenda godinës

Protesta për të kërkuar drejtësi sa i takon vdekjes së George Floyd-it kanë shpërthyer dhe përpara godinës së CNN-it në Georgia të Atlantës, të premten në mbrëmje.

11:02
Covid-19/ 23 raste të reja, dy prej tyre personel mjekësor (harta e përhapjes)

23 raste të reja janë konfirmuar në vend me covid-19.

11:00
10 sekrete interesante! Çfarë ju bën më pak tërheqës/e?

Disa studime interesante kanë vënë re praninë e disa cilësive apo zakoneve që të bëjnë të dukesh më pak tërheqës/e në sytë e të tjerëve…

10:54
Shtantazhuan një femër duke i kërkuar 25 mijë euro që të mos i publikojnë pamjet intime, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar pasi kanë kryer veprën “shantazh”, duke i kërkuar një femrës 25.000 euro për të mos publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.

10:40
Koronavirusi/ Shkencëtarët “nuk janë plotësisht të sigurt” për efektin e lehtësimit të masave

Profesor Peter Horby, pjesë e Grupit Shkencor Këshillimor për Emergjencat (Sage) shprehet se “sistemi i testimit, gjurmimit dhe izolimit “duhet të jetë i vendosur dhe plotësisht operacional përpara se masat distancuese sociale të mund të lehtësohen në mënyrë të sigurt.

10:24
“Nga tetori mund të rishohim shenja të virusit”/ Virologu italian: Asimptomatikët nuk infektojnë

Virologu i njohur italian, Giulio Tarro deklaroi se personat asimptomatikë Covid-19 nuk i infektojnë të tjerët.

10:18
Covid-19/ Rusia kundërshton vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga OBSH

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se Washingtoni dëmton ligjin ndërkombëtar për bashkëpunimin në shëndetësi pasi SHBA i dha fund marrëdhënieve të saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

10:14
“Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!”/ Vdekja e Floyd-it, protesta për të katërtën ditë radhazi

Demonstruesit të premten u mblodhën nëpër qytete të ndryshme të SHBA-së për ditën e katërt për të protestuar kundër vdekjes së afro-amerikanit të paarmatosur, i cili vdiq gjatë arrestimit të tij nga një polic i bardhë në Minneapolis të Minesotas.

10:12
Ndalohet kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate pas dyshimeve për korrupsion

Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus.

10:00
Qëllohet me armë mbi protestuesit në SHBA, 19-vjeçari humb jetën

Mediat e huaja raportojnë se një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit, ku po bëhet një protestë kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota.

09:52
Ambasada amerikane: Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj

Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj, shprehet Ambasada e SHBA-së në Shqipëri.

09:45
Sonte në 17:30 Hipokrati, në Top Channel

Flokët konsiderohen një pjesë e rëndësishme e identitetit të një personi.

09:22
Tërmet në Korçë, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Korçë.

09:12
Covid-19/ 6 milionë raste infeksioni në botë!

Numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit në botë është në pragun e 6 milionë për një total prej 365 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

09:01
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Librazhd

Konfirmohet rasti i parë pozitiv me koronavirus në Bashkinë e Librazhdit.

08:58
Basha: Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike

Kreu i PD në një status në twitter thekson se “PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

08:52
Harta/ Ja si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar hartën e liri-daljes për këtë fundjavë.

08:47
Burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke/ Shqiptari akuzohet se ka abuzuar seksualisht edhe me një 20-vjeçare

Aleksandër Luca, një nga vrasësit e studentes greke, Eleni Topaloudi (trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det), i cili u dënua me burg të përjetshëm, akuzohet se ka dhunuar një vajzë me aftësi të kufizuara, disa ditë pasi kreu krimin e rëndë.

08:39
Rusia synon zgjerimin e bazës ushtarake në Siri

Presidenti rusi Vladimir Putin udhëzoi sot dy ministri të zhvillojnë bisedime për marrjen e pronave shtesë në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).