Drejt hapësirës… Sot përpjekja e dytë e NASA-s!

30/05/2020 13:15

Kompania Space X do të bëjë një përpjekje të dytë në orët në vijim për të nisur astronautët e NASA-s Doug Hurley dhe Bob Behnken në orbitë.

Fluturimi i tyre drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar të mërkurën, është shtyrë për shkak të motit të keq në qendrën hapësinore Kenedi në Florida. Parashikuesit thonë ndërkohë që të shtunën, kushtet do të jenë të paparashikueshme sërish. Kjo pason shpërthimin spektakolar të premten të një prototipi të raketës në impiantin e space X në Teksas.

Kompania ka testuar një dizajn të ri për të ardhmen, Starship. Modeli më i fundit u shkatërrua në shpërthim.  Sidoqoftë, aktiviteti në Boca Chica, afër kufirit me Meksikën, është tërësisht i ndarë nga aktivitetet komerciale të SpaceX me Nasan.

Ka patur një vëmendje të madhe për misionin, sepse ai do të shënojë të parën herë që SHBA do të mund të dërgojë astronautët e saj në stacionin ndërkombëtar hapësinor nga toka amerikane që nga tërheqja e shatëllave të NASA-s në 2011. Ai është edhe mundësia e parë që agjencia hapsinore amerikane përdor një kompani private për të dërguar ekuipazhin e saj në orbitë.

Top Channel