“Reflekton” Policia e Shtetit: Të dielën nuk do ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve… brenda qyteteve

30/05/2020 13:57

Policia e Shtetit, njofton se duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetarët se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia njofton se do të përqëndrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jenë zona të kuqe.

Më herët gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit njoftonte se “në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin”.

Fundjava e parë pa kufizime/ Policia e Shtetit: Nuk do të lejohet …

Top Channel