Aksident në autostradën Levan-Tepelenë! Plagoset rëndë drejtuesi i motorit

30/05/2020 15:06

Një aksident me pasojë plagosje të rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kafaraj, në autostradën Levan-Tepelenë.

Një mjet ka përplasur një motor. Mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit Adriatik Ahmataj rreth 45 vjeç.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motorcikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorcikletës shtetasi A.H. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Top Channel