Takimi i Bashës me qytetarët në Durrës/ Reagon Rama: Rrezikon jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni

30/05/2020 12:02

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin që kreu i PD Lulzim Basha pati sot me qytetarët në Durrës.

“TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI!”, shkruan Rama në twitter.

 

Ndërkohë edhe  ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar më herët për këtë, e cila shprehet se është e tmerruar nga kjo “shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh”.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/05/30/jam-e-tmerruar-basha-me-qytetaret-ne-durres-manastirliu-me-shume-se-kurre-njerezit-te-respektojne-rregullat-e-covid-19/

https://top-channel.tv/2020/05/30/ramavirusi-pandemia-qe-torturon-tash-7-vjet-shqiptaret-basha-takim-me-qytetare-ne-durres/

Top Channel