E shtunë, 14 Nëntor 2020
15:26
Nusja e Mauro Icardi, Wanda Nara tërbon ndjekësat në Instagram me foton ‘topless’

Wanda Nara ka postuar shpesh foto provokuese për 7.1 milionë ndjekësat e saj në Instagram por tashmë gruaja e yllit të PSG Mauro Icardi, ka tejkaluar veten me imazhin e fundit të shpërndarë në rrjet.

15:22
Shitjet e banesave janë ulur/ Rënie e madhe edhe në kërkesën e banesave me qira

Pasiguritë e krijuara nga situata e Covid 19 dhe pasojat e tërmetit në fund të nëntorit të vitit të kaluar kanë goditur tregun imobiliar në vend.

15:15
“Kjo është shtëpia ime, nuk mund t’ia lë atë turqve”/ Fshatarët armenë lënë pas shtëpitë e djegura

Fshatarët përreth Nagorni Karabakut dogjën shtëpitë e tyre të shtunën para se të largoheshin drejt Armenisë, para skadencës së fundjavës që do të shohë territorin e shumëdiskutuar t’i dorëzohet Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

15:09
BBC konfirmon kasetën e Bellanicës/ Përdorën dy minuta për lajmin që tronditi botën me pamjet e masakrës

Ekzistencën e filmimeve të masakrës në Krushë të Madhe nga ushtria serbe e vërteton ky artikull i BBC që mban datën 4 Prill 1999.

15:05
Bellanica: Nuk gënjej unë por Basha. Erdhi me helikopter në Kukës, të merrte filmimet e masakrës

Mohimi i bashkëpunimit nga Lulzim Basha me Milaim Bellanicën, siç është thënë për ta zbardhur të vërtetën mbi masakrën e Krushës së Madhe e ka befasuar këtë të fundit.

14:57
Pamjet shokuan Italinë/ Mbesa e pacientit me Covid që vdiq në tualetin e spitalit: E mbytën brutalisht

Mbesa e një 84-vjeçari i cili vdiq në një tualet në një spital të Napolit në fillim të kësaj jave tha se ai u mbyt.

14:54
Covid-19/ Gjykata e Durrësit e mbyllur deri më 20 nëntor

Gjykata e Durrësit vendos të shtyjë afatin e pezullimit të veprimtarisë së saj dhe shërbimeve gjyqësore deri më 20 nëntor.

14:43
Ipeshkvi ndihmës, Imzot Arjan Dodaj tregon gjendjen e George Frendo

Ipeshkvi Ndihmës Imzot Arjan Dodaj na bën me dije se ka pasur sot një video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar.

14:36
Si mund të ndalohen xhihadistët në Evropë?

Çfarë i shtyn të rinjtë në krahët e ekstremistëve islamikë dhe si mund të riintegrohen ata në shoqëri? Pesë vjet pas sulmeve terroriste me shumë viktima në Paris, këto pyetje urgjente mbeten ende pa përgjigje.

14:31
Veliaj uron 76-vjetorin e çlirimit të Kavajës: Do vazhdojë të transformohet nën drejtimin e PS

Kavaja kremtoi sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushuesit nazi-fashistë. Së bashku me veteranë, drejtues të pushtetit vendor, i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se për PS, Lufta Nacional-Çlirimtare ka qenë dhe mbetet një simbol lavdie dhe krenarie.

14:26
“Në gjendje të mirë shëndetësore”/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos me simptoma të lehta

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se kryepeshkopi Anastas Janullatos është në gjendje të mirë shëndetësore.

14:11
Emocionuese! 81-vjeçari nuk e takonte dot gruan në spital, kështu që i bëri serenatë poshtë dritares

Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luajeni – sidomos kur kufizimet e koronavirusit ju lënë pak mundësi tjetër.

14:01
Rama në Vlorë, inspekton punimet që lidhin rrugën Transballkanike dhe portin! Banorët kundër shembjes së banesave

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës ndërsa inspektimet në qytet i ka nisur nga zona pranë portit të Vlorës ku prej ditësh zhvillohet aksioni për zgjerimin e portit si një zgjatim i rrugës Transballkanike.

13:42
Studimi/ Shkalla e fatalitetit te rastet me COVID-19 ka rënë me gati një të tretën, që nga prilli

Gjasat që një infeksion me coronavirus të rezultojë fatal kanë rënë me gati një të tretën që nga prilli për shkak të trajtimit të përmirësuar, thanë të enjten studiuesit në Institutin e Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).

13:35
Manastirliu: 78 mijë diabetikë përfitojnë barnat falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndodhet ditën e sotme në Vlorë në Ditën Botëror të Diabetit.

13:28
Dita Botërore e Diabetit/ Rreth 425 milionë njerёz të prekur nё mbarё botёn

Sëmundja në vëmendjen e të gjithë botës prej 7 muajsh është COVID-19, por shifrat tregojnë se diabeti po merr më shumë jetë.

13:14
Kryeministri kanadez kërcënon të anulojë Krishtlindjen

Dita e falënderimeve në Kanada ishte muajin e shkuar dhe vendi ka regjistruar pasoja prej saj me numrin e rasteve të koronavirusit që ka arritur rekorde të reja. Tani, liderët kanadezë thonë se festa e krishtlindjes është në rrezik.

13:12
Pompeo fillon turneun në vendet evropiane dhe të Lindjes së Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbërritur në Paris të Francës. Kjo është ndalesa e parë e turneut në shtatë vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme.

13:03
Tropojë, vendoset shtatorja e Ali Iber Nezaj në qytetin e Bajram Currit

U zhvillua sot në Tropojë ceremonia e vendosjes së shtatores se Ali Iber Nezaj, një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë ushtarakë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

12:58
Me kanabis të ndarë në doza për shije, arrestohen dy persona në Pogradec

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Pogradec, pasi iu gjetën me vete kanabis e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.

12:54
“Edi Rama është ky? Të faltë Zoti, mos ça kokë ça të thotë ai matufi”/ Si u prit kryeministri në Vlorë

Kryeministri Edi Rama këtë mesditë ishte në Vlorë, ku inspektoi dy kantiere të reja ndërtimi që janë hapur së fundit, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.

12:49
Dështojnë zgjedhjet/ Asambleja e Jashtëzakonshme e Peshëngritjes më 14 dhjetor, rikthehet Elez Gjoza

Ka dështuar asambleja zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshngritjes, ku pas tërheqjes së presidentit aktual dhe njërit prej kanidatëve Theodhor Masllavica, e vetmja kandidate e mbetur ishte trajnerja nga Elbasani Eglantina Cuni.

12:32
Mbrojtja e shëndetit mendor/ Sistemi imunitar ndikohet nga emocionet

Pasojat emocionale dhe psikologjike, për shkak të krizës, që po shkakton Covid 19, do të ndihen për një kohë të gjatë, thonë ekspertët.

12:27
“Korona na plaku gjithëve”

Gjatë pandemisë edhe të rinjtë ndihen të moshuar sepse e kuptojnë se sa vulnerabël janë, mendon shkrimtarja rumune Lavinia Braniște.

12:26
Portokall kundër koronavirusit/ Fermerët në Xarrë: Pandemia shtoi kërkesën

Dhimo Cero nga Xarrë prej 18 vitesh merret me kultivimin e agrumeve. Ai thotë se këtë vit për shkak të koronavirusit tregtarët kanë treguar më shumë interes për portokallin ndryshe nga vitet e kaluara ku mandarina dhe limoni ishin agrumet e preferuara të konsumatorit.

12:14
Humbjet financiare nga pandemia/ Lokalet bosh në Durrës! Njerëzit kanë frikë nga infektimi

Përtej fashës orare të kufizimit, pandemia ka ndikuar ndjeshëm në uljen e klientelës së bar-restoranteve në Durrës. Jemi në orën e drekës dhe shumë restorante janë pothuajse bosh.

12:11
Gjermani/ Krimi i organizuar nga Shqipëria dhe Kosova në 2019 me rritje

Raporti i Entit Federal të Kriminalistikës tregon se edhe në vitin 2019 shqiptarët i kanë preokupuar prokuroritë dhe gjykatat gjermane.

12:04
Trump: E ardhmja do të tregojë kush do të qeverisë

Presidenti Donald Trump në një konferencë shtypi në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë shprehet mbi Coronën, kurse zgjedhjet i përmend vetëm me një gjysmë fjali. Siguria e tij në fitore duket se është lëkundur.

11:56
Kosovë: Gjobiten mbi 750 qytetarë për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 778 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

11:50
NYT: Vritet udhëheqësi i lartë i Al Kaidës përmes një operacioni sekret në Iran

Lideri i dytë me rradhë në hierarkinë e Al-Kaidës, i akuzuar për planifikimin e bombave vdekjeprurëse të vitit 1998 ndaj dy ambasadave të SHBA-së në Afrikë, u vra nga agjentët izraelitë në Iran në muajin gusht, raportoi gazeta amerikane The New York Times.

11:40
Greqia ashpërson më tej masat/ Shkollat ​​fillore, kopshtet dhe çerdhet të mbyllura deri më 30 nëntor

Në një konferencë për shtyp mesditen e së shtunës ministrja e Arsimit, ministri i Shëndetësisë dhe ai i Brendshëm kanë shpallur si masë të re për përballimin e pandemisë në vend edhe mbylljen e shkollave fillore dhe kopshteve prej ditës së hënë deri në fund të këtij muaji.

11:25
“Verën e ardhshme ju pret një shetitore perlë”/ Rama premtim për Sarandën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamjet nga kantieri i punimeve në Sarandë, duke u zotuar për një “shëtitore perlë” në qytetin bregdetar të Jugut.

11:20
“Jam shefe e madhe!”/ Mori 150 mijë lekë bizhuteri, Gjykata lë në burg ‘policen’ mashtruese që bënte kërdinë në Tiranë

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg, Elvira Lanin, gruan 42-vjeçare e cila u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie dhe funksionare në institucione të ndryshme.

11:15
Meta apel: Të shtohen testimet. Të gjithë të vendosin maskat

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të plotësojë disa kërkesa nisur nga situata e pandemisë.

11:05
Ndërtoi pa leje/ Arrestohet pronari i një subjekti në Shëngjin, në kërkim dy ish-zyrtarë (emrat)

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Lezhë, pas një hetimi 3-javor, finalizuan operacionin “Urbanistika”, në kuadër të të cilit u godit një rast i shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

10:53
Mbyti foshnjën me duar/ Gjykata kthehen në banesë 46-vjeçaren me çrregullim bipolar

Kthehet në banesë Irena Kostaki Zeria, gruaja që mbyti foshnjën e saj 9-muajshe me duar, pas vendimit të gjykatës së Korçës për të ndryshuar masën e sigurisë.

10:43
Biden merr Georgian, zyrtarizon fitoren në zgjedhje! Trump flet për një administratë të re

Joe Biden ka zyrtarizuar kështu triumfin në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi kryesoi edhe në Georgia.

10:33
4 të arrestuar e 2 nën hetim në Durrës, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale.

10:20
“Klinika Gjermane e Syrit” dhe teknikat moderne mjekësore!

2.2 miliardë  njerëz në mbarë botën kanë probleme me shikimin.

10:17
I përdhunoi motrën, 28-vjeçari godet me shufër hekuri autorin

Dy persona janë arrestuar në Kukës ditën e sotme.

09:59
Fotot/ Rusia nxjerr nga kampi i ferrit Al Hool 30 fëmijë jetimë

Rusia arriti të nxjerrë 30 fëmijë jetimë nga kampi  i ferrit Al Hol.

09:45
1 milion e 961 mijë të prekur me COVID në kontinentin e Afrikës

Sipas faqes së internetit “Worldometer”,në Afrikë janë regjistruar 14.727 raste të reja në 24 orët e fundit dhe numri total ka shkuar në  1.961.096.

09:32
Shqipëria 35 mijë testime më shumë se Kosova, 193 viktima më pak

Edhe në Shqipëri javëve të fundit është shënuar një ngritje e theksuar e rasteve me Covid-19.

09:25
Rëndohet gjendja shëndetësore e myftiut të Shkodrës, dërgohet drejt Turqisë

I prekur nga Covid-19, rëndohet gjendja shëndetësore e myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari.

09:19
Shitje heroine e kokaine, tre të arrestuar në Elbasan, mes tyre një grua

Tre persona janë arrestuar, mes tyre një grua ditën e sotme pasi iu gjetën 162 doza heroinë, 4 doza kokainë, 41 doza kanabis dhe një peshore elektronike në Elbasan.

09:03
Kundërshtoi me dhunë policin e tentoi të arratisje, në pranga një person në Vlorë

Një person ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje në qytetin e Vlorës.

08:40
Aktori shqiptar Valter Gjoni ndërron jetë nga COVID në moshën 66-vjeçare

Valter Gjoni, aktori i dhjetëra roleve dhe gjithashtu ish-drejtori i Protokollit në Bashkinë e Tiranës, ndërroi jetë dje në darkë nga Covid-19.

08:29
Turqia gjobit Google për shkelje të ligjit të konkurrencës

Autoritetet turke kanë gjobitur kompaninë Google me 196,7 milionë lira turke, (rreth 25,6 milionë dollarë) për shkeljen e ligjit të konkurrencës të Turqisë.

08:16
Mbi 10 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Bilanci i gjendjes me Covid-19 në Kosovë është rënduar.

08:04
Fundjava vjen me temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe nesër pritet të mos ketë ndryshime të motit.

07:17
G20 publikon kornizën për lehtësim të borxheve për shtetet e varfra

Vendet e G20-ës u pajtuan të premten për një kornizë përmes të cilës, do të ristrukturohet borxhi i shumë vendeve në zhvillim që janë rrënuar ekonomikisht nga koronavirusi. Por, ata që bënë fushatë në favor të këtij veprimi thonë se nuk është i mjaftueshëm për të lehtësuar ‘valën e krizës së borxheve’.

06:58
Njihuni me 4 kura natyrale për deformimin e nyjeve të këmbëve

Këpucët e ngushta, të parehatshme, lëndimet dhe sëmundjet inflamatore janë disa prej shkaktarëve të nyjeve të forta që shfaqen në bazën e gishtit të madh të këmbës. Këto deformime shfaqen ngadalë dhe krijojnë një deformim të pakëndshëm.

06:43
Një gotë me lëng shege/ Për shëndet, fuqi dhe energji menjëherë

Këtë e konfirmojnë shkencëtarët sipas të cilëve, burrat dhe gratë që pijnë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut. Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike krejt natyrale. Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët analizuan performancën dhe të dhënat e një grupi personash të moshave nga 21 deri në 64 vjeç.

06:35
Kundër gripit/ Njihuni me produktet dhe bimët mjekësore që duhet të përdorni

Erëzat dhe bimët mjekësore janë ndër aleatët më të mirë të organizmit në stinën e gripit. Ato forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të mbrojë organizmin në mënyrë më efikase ndaj viruseve.

06:06
A është plakja e trurit e trashëgueshme/ Kujdesi që ju duhet

Sëmundja më e përfolur e viteve të fundit është pa dyshim plakja e trurit. Të dhënat e përhapjes së saj tregojnë shifra të cilat shtrihen në të gjithë botën e në të gjitha moshat. E teksa kjo ndodh, pyetjes se nga se shkaktohet kjo sëmundje ekspertët ende nuk mund t’i japin një përgjigje të saktë.

05:15
Trump fiton Karolinën e Veriut dhe ngushton diferencën në 290-232 vota elektorale

Presidenti Donald Trump ka fituar shtetin e betejës elektorale, Karolinën e Veriut. Trump bëri fushatë agresive në Karolinën e Veriut me tubime me pjesëmarrje fizike në kulmin e pandemisë së koronavirusit, ndërsa Biden përgjithësisht shmangu fushatën fizike elektorale dhe nuk e vizitoi personalisht këtë shtet në 16 ditët e fundit para zgjedhjeve.

04:58
Presidenti Trump flet sërish për “zgjedhje të manipuluara”

Presidenti Donald Trump këmbënguli të premten në pretendimin se zgjedhjet presidenciale amerikane u manipuluan, megjithë garancitë e dhëna nga zyrtarët federalë dhe të shteteve amerikane, si dhe nga partnerët e sektorit privat, se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin “më të sigurtat” në historinë e vendit. Presidenti Trump, i cili ende nuk ka pranuar fitoren e ish-Nënpresidentit demokrat Joe Biden, i është drejtuar shpesh Twitter-it për të deklaruar, pa prova, se vjedhjet dhe parregullsitë e tjera i mohuan atij miliona vota.

04:34
Presidenti Trump përshëndet progresin për vaksinën

Presidenti Donald Trump përshëndeti të premten progresin drejt një vaksine efikase kundër koronavirusit, në fjalën e tij të parë publike pas gjashtë ditësh, që kur mediat projektuan ish-Nënpresidentin Joe Biden si fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

04:20
Mbi 130 oficerë të Shërbimit Sekret me koronavirus

Më shumë se 130 oficerë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin ose kanë qenë në kontakt të ngushtë me kolegët e infektuar, njoftoi gazeta “The Washington Post”.

03:59
Rriten rastet e fruthit/ Covidi pengon vaksinimin

Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën ka shkuar në rreth 900 mijë në 2019, shifra më e lartë kjo në më shumë se dy dekada, që tregon një kthesë të madhe në progresin global për të luftuar sëmundjen.

03:46
Brazili fiton minimalisht ndaj Venezuelës dhe merr kryesimin e renditjes

U luajtën ndeshjet e raundit të tretë në Kupën e Amerikës. Brazili arriti të fitonte minimalisht kundër Venezuelës.

03:32
SHBA mbyll shkollat/ Europa bën tjetër zgjedhje. Shtrëngon masat, por shkollat i mban hapur

Muajin e kaluar, Irlanda hyri në një izolim strikt, gjashtë javor për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, duke ndaluar tubimet sociale e duke mbyllur baret dhe restorantet. Por, ndërsa njoftonte kufizimet, kryeministri Micheal Martin nënvizoi se shkollat dhe kopshtet do të qëndronin hapur.

02:40
OBSH për vaksinën: Të përfitojë çdo vend i botës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përshëndetur progresin e shpejtë drejt zbulimit të vaksinës për luftimin e COVID-19, por të premten ai insistoi se çdo vend duhet të përfitojë.

02:17
Greqia në kulmin e valës së dytë/ Në diskutim mbyllja e kopshteve dhe shkollave fillore

Me ritme të shpejta vazhdon boshatisja e klinikave të tjera dhe kthimi i tyre në pavione Covid-19 në qytetin e Selanikut, qytet në të cilin tashmë edhe pse 12 ditë në karantine, virusi vrastar ka gjunjëzuar tërësisht sistemin spitalor. Edhe në 24 orët e fundit prej 3038 rasteve që janë regjistruar në Greqi 725 janë vetëm në Selanik dhe 697 në Athinë, ndërsa veçohen për numër të madh edhe Larisa dhe Pella aty ku autoritetet po zhvillojnë mijëra teste në ditë, të ashtë quajtuara teste të shpejta.

01:55
Kosovë/ Në fuqi masat e reja, të premten u shënua një tjetër rekord, 963 raste dhe 13 humbje jete

Kosova ka shënuar 963 raste të reja me COVID-19, numër ky rekord që nga shpërthimi i pandemisë në mars të këtij viti. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se ky numër i personave të infektuar ka rezultuar pas 2,056 testimeve të kryera.

01:34
Rikthimi i “Friends”/ Xhirimet e serialit të njohur do të fillojnë në mars

Episodi i shumëpritur që do të rikthejë edhe një herë Friends në ekran, do të fillojë të xhirohet marsin e ardhshëm. Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë një nga pjesëtarët e kastit, Matthew Perry.

01:11
Maqedoni e Veriut/ 25 viktima dhe 1064 të infektuar

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 25 persona të vdekur nga COVID-19, ndërsa 1.064 të infektuar dhe 507 të shëruar, bazuar në raportin e Institutit të Shëndetit Publik që i referohet 3.096 testeve të bëra në 24 orët e fundit.

00:50
Aventurierët/ “Periudhë ndryshimesh”, Lindi dhe Gëzimi ndryshojnë ‘look-un’

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve. Lindi dhe Gëzimi vendosën të bënin ca ndryshime te pamja e tyre. Ata vendosën të lyenin flokët de të ktheheshin në bjondë. Të gjithë aventurierët përjashtuar Dodon kontribuan në lyerjen e flokëve të Lindit dhe Gëzimit.

00:33
Aventurierët/ Kri i derdh gotën klientit

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve.

00:12
Aventurierët/ Lindi paralajmëron Valin!

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve.

E premte, 13 Nëntor 2020
23:56
Interi piketon Milik për sulmin, ofron shkëmbimin me një mesfushor

Mungesa e eksperiencës nga ana e Andrea Pinamontit dhe problemet e vazhdueshme fizike të Alexis Sanchez kanë bërë që drejtuesit e Interit të vihen në lëvizje për të afruar një tjetër futbollist në repartin e avancuar.

23:39
Shqipëria U-21 mposht sërish Kosovën, mban gjallë shpresat për vendin e 2-të!

Shqipëria mposht sërish Kosovën këtë herë në kategorinë e 21-vjeçarëve. Edhe pse ishin pa trajnerin Alban Bushi i cili është prekur nga Covid-19, dhe drejtoheshin nga Xhemal Mustedanagic, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-1 në Prishtinë duke regjistruar fitoren e 3-të rresht në grup dhe të favorizuar edhe nga humbja 3-2 që pësoi Austria U-21 ndaj Turqisë U-21, mbajën gjallë shpresat për të kapur vendin e 2-të që do të përcakohet në raundin e fundit, aty ku Shqipëria do të sfidojë Anglinë në transfertë ndërsa Austria do të presë në shtëpi Andorran.

23:18
Shtohen “hallet” për Klopp, Salah pozitiv me COVID-19!

Sikur mos të mjaftonin problemet me Jurgen Klopp që nuk ka në skuadër emra të rëndësishëm si Van Dijk, Joe Gomez dhe Alexander Arnold tashmë trajneri gjerman i Liverpool duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa Mohamed Salah, i cili është prekur nga koronavirusi.

22:58
​Zemaj: Respektoni masat që të mos mbushim spitalet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë thirrje që të respektohen masat e reja anti-Covid-19, të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi.

22:51
Në Spanjë janë të bindur, Mbappe te Reali verën e ardhshme

Sipas gazetës madrilene AS, transferimi i Kylian Mbappe te Reali i Madridit është drejt finalizimit.

22:45
Turqia dhe marrëdhëniet e saj me Perëndimin gjatë administratës Biden

Analistët turq thonë se fitorja e pritshme zotit Biden mund të rezultojë një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, që ose do të sjellë përkushtim të ri të Turqisë ndaj aleancave perëndimore, ose do të thellojë edhe më shumë lidhjet me Rusinë dhe Kinën.

22:39
Neymar kthehet në dhjetor, humbet 2 sfidat me Brazilin

Brazili humbet lojtarin më të rëndësishëm për 2 sfidat e radhës për eliminatoret e Botërorit Katar 2022, ndaj Perusë dhe Venezuelës.

22:35
Covid shkakton 932 vdekje të tjera në Francë, infektohen mbi 23 mijë persona

Francë- 23,794 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në të gjithë Francën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë bilanc tragjik është shënuar edhe për vdekjen, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 932 viktima.

22:33
Eriksen kritikon Conten/ Danezi, aktivizim me ‘pikatore’

Aktivizimi i paktë që prej kohës kur zbarkoi te Inter dhe pakënaqësitë me trajnerin Antonio Konte, kanë sjellë një situatë aspak të mirë për Kristian Eriksen, mesfushorin e trumbetuar me bujë nga zikaltërit si një blerje që do bënte diferencën

22:26
Trump fiton Karolinën e Veriut

Presidenti Donald Trump ka fituar shtetin e betejës elektorale, Karolina e Veriut, përballë kandidatit demokrat Joe Biden.

22:20
Rritja e ekstremizmit/ BE: Nga dështimi i integrimit

Rritja e ekstremizmit të dhunshëm në Evropë është lidhur me dështimin në integrimin e emigrantëve, thuhet në një deklaratë të përbashkët të shumëdebatuar të qeverive të vendeve të BE pas sulmeve më të fundit terroriste.

22:08
Kërkesa e 5 vjeçarit/Leje të posaçme për Babagjyshin

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka marrë një letër nga një 5 vjecar, i quajtur Tomaso, që i kërkonte të bënte një autoçertifikim të posaçëm që të lejonte babagjyshin e vitit të ri ti dorëzonte dhurata të gjithë fëmijëve të botës.

21:55
Rikthimi i ‘Friends’/ Xhirimet fillojnë në mars

Episodi i shumëpritur që do të rikthejë edhe një herë ‘Friends’ në ekran, do të fillojë të xhirohet marsin e ardhshëm.

21:54
Agjencia SHBA: Korea e Veriut ka 60 armë bërthamore dhe 1 milionë ushtarë gati për luftë

Një raport i fundit i një agjencie analistësh të Pentagonit thotë se Korea e Veriut ka rreth 60 mbushje luftarake bërthamore dhe 1.2 milionë ushtarë gati për luftë.

21:49
‘Megaraketa’e NASA-s që do dërgojë njeriun në Hënë

NASA ka ndërtuar një “megaraketë” që do të dërgojë njerëzit në hënë e ndoshta edhe në mars.

21:43
Miçigan, gjykata refuzon padinë e ekipit të Presidentit Trump

Një gjykatë në shtetin Miçigan refuzoi të premten një kërkesë nga mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar çertifikimin e votave dhe emërimin e një audituesi të pavarur në Detroit, ku u votua në masë pro Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

21:35
Sekuestrohen rreth 300 mijë euro në portin e Durrësit, ishin fshehur në dy kamionë

Durrës- Një sasi prej 294 030 euro, janë sekuestruar nga policia në portin e Durrësit.

21:34
‘Kasapi i Yorkshire’/ Koronavirusi i merr jetën

Koronavirusi i ka marrë jetën atij që njihet si ‘kasapi i Yorkshire’.

21:27
Izraeli nënshkruan marrëveshje me Pfizer për të blerë vaksinën kundër COVID-19

Administrata izraelite nënshkroi marrëveshje me kompaninë amerikane të ilaçeve Pfizer për të blerë vaksinën potenciale që është në zhvillim e sipër kundër koronavirus.

21:26
Implante gjoksi të mbushura me kokainë, arrestohet kirurgu dhe 4 gratë trafikante

KOLUMBI- Një rrjet i trafikimit të kokainës është shkatërruar në Kolumbi, ku në pranga kanë rënë 6 burra dhe 4 gra.

21:22
Lukashenko zotohet të mos dorëzojë pushtetin

I gjendur mes protestave masive në Bjellorusi që kërkojnë dorëheqjen e tij, Alexander Lukashenko nuk tregon shenja zmbrapsjeje. Ai është zotuar sërish se nuk do t’ia dorëzojë pushtetin askujt.

21:22
Pamjet dramatike të gjigandit rus An-124 që del nga pista pas dështimit të motorëve (Video)

Një avion transporti Antonov An-124 Condor i linjave të specializuara ruse Volga-Dnepr, ka bërë një ulje dramatike emergjencë në aeroportin e Novosibirsk në Siberi pas dështim të motorit pak pas ngritjes.

21:13
Fotot e ditës/ Çfarë ka ndodhur anë e mbanë botës, momentet pikante

Reuters ka përzgjedhur foto më të mira të ditës së sotme me momente të veçanta nga e gjithë bota.

21:01
​Shqipëria U21 mposht Kosovën U21, vendimtar goli i Çokajt

Shqipëria mposht sërish Kosovën këtë herë në kategorinë e 21-vjeçarëve.

20:59
Dhjetra njerëz të marrë peng në zyrat e Ubisoft në Kanada, mediat: Kërkohet shpërblesë

Mediat vendase raportonin pak më parë për një situatë pengmarrjeje në zyrat e kompanisë së ‘video game’ Ubisoft, në Kanada, ku punonjësit po fshiheshin nën tavolina në ndërtesën e rrugës Saint-Laurent Boulevard në Montreal, ndërsa policia e armatosur kishte rrethuar zonën.

20:57
Rama zbulon si i thërret shkurt ministres Balluku

Mbrëmjen e sotme, kryeministri, Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë.

20:54
​Hoti: Masat duhet të zbatohen nga të gjithë pa përjashtim

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se masat e reja anti-COVID duhet të respektohen të gjithë, pa përjashtim.

20:47
Nevil Dede trajner i Tiranës/ Merr drejtimin pas largimit të Egbo nga pankina e bardhebluve

Nevil Dede do të jetë trajneri i ri i Tiranës, sic e raporton tashmë edhe vetë klubi bardheblu.

20:42
Nga rritja e pagave për stafin mjekësor tek rimbursimi i ilaçeve dhe naftëtarët, relatorja Gjylameti tregon prioritetet e Buxhetit 2021

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, vlerësoi vendimin e Komisionit të Ekonomisë për sigurimin e fondeve prej 1.2 miliardë lekësh për rimbursimin e ilaçeve për të sëmurët me COVID-19 në Republikën e Shqipërisë.

20:42
Dolën në fushë me vonesë, UEFA dënon Totenhamin dhe Mourinhon

Tottenhami dhe Jose Mourinho janë dënuar së fundmi nga UEFA, pasi ndeshja e Tottenhamit kundër Antwerp në Ligën e Evropës filloi me vonesë.