“Kemi dërguar mostra në Berlin, Manastirliu: Dyshime për qarkullim të mutacionit të covid, raste riinfektimesh

08/02/2021 11:33

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për shtyp ditën e sotme me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo tha se ka dyshime se në vendin tonë po qarkullon mutacioni i covid, pasi ka rritje të rasteve të ditëve të fundit dhe raste riinfektimesh. Sipas saj pritet rezultati pasi mostrat janë dërguar në Berlin për verifikim.

“Kemi dyshime që po qarkullon lloji i ri i virusit. Kemi raste të riinfektimeve, një tjetër arsye që i çon ekspertët në dyshime të rasteve të reja. Jemi në pritje , kemi çuar mostrat në Berilin nëse këto dyshime rezultojnë të vërteta”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se në ditët e fundit ka pasur rekorde rastesh të reja dhe vdekjesh nga Covid-19.

 

 

 

Top Channel