“Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët për shëndetësinë ka deklaruar se ka dyshime që në Shqipëri të kenë hyrë mutacione të virusit covid-19.
Më tej Rama është ndalur tek infektimet e shtuar në ditët e fundit, ku dje infektimet me konronavirus kanë shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Ramës, janë shtuar shtrimet në spitale edhe në mosha të reja, duke e vënë theksin tek zbatimi i rregullave. Ndryshe, mund të kthehemi tek masat e forta kufizuese.
“Kemi sinjale te arsyeshme se në Shqipëri kanë hyrë variante të reja të covid 19…kemi rritje të infektimeve edhe në grupmoshat e reja. Jemi shumë të motivuar të bëjmë çdo gjë si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese. Për ketë duhet motivim i gjithsecilit. Ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re me numra që u rritën në mënyrë dramatike po reflektohet tani edhe këtu.”
“Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të komitetit teknik funksionojnë, por që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar. Është vënë re një shkelje rregullash kohët e fundit, është e papërgjegjshme që edhe politikanët i shkelin rregullat nëpër grumbullime”,- tha Rama.
Top Channel