Portali “Mësues për Shqipërinë”/Ministrja Kushi: “Punësimi i mësuesve, bazuar në meritokraci dhe transparencë”

08/02/2021 12:50

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar disa të dhëna rreth numrit të mësuesve të punësuar ndër vite nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Sipas këtij publikimi, janë 10,693 mësues në total të punësuar nga viti 2014 e deri më sot, për të cilin Ministrja Kushi nënvizon transparencën dhe meritokracinë si të vetmet kritere në punësimin e mësuesve:

“Që prej fillimit të funksionimit në vitin 2014, portali ‘Mësues për Shqipërinë’ ka siguruar punësimin e mësuesve në sistemin arsimor bazuar në meritokraci dhe transparencë. Falë tij, lartësohet dita-ditës figura e nderuar e mësuesit, duke shmangur nepotizmin dhe ndikimin e politikës”.

Në vitin 2018 portali “Mësues për Shqipërinë” është bërë pjesë e ligjit për Arsimin Parauniversitar, ndërsa nga viti në vit ai ka ardhur duke u konsoliduar gjithnjë e më shumë.

 

Top Channel