Vjedhja e Whatsapp para fushatës/ Po sulmohen gazetarë, politikanë. Ekspertët tregojnë si të shpëtoni

08/02/2021 16:15

Shumë figura publike, kanë rënë pre e hakërimit të Watsappit. Njëkohësisht virusi që vjedh infomacionin që ndodhet në telefon, po qarkullon në grupe të ndryshme whatsappi vetëm një ditë më parë u bllokua grupi i KQZ-së.

Viktima kanë rënë edhe disa gazetarë por edhe personazhe të politikës. Sipas ekspertit të infomatikës, hakërimi i telefonave në kohë para fushate nuk është rastësore. Ai thotë që duhet të përgatitemi për skandale.

Gazetarja Rudina Muca: Po përse po bëhet një gjë e tillë. Përse janë duke u hakeruar kaq shumë persona në këtë kohë?

Gent Progni: Me logjikën e një eksperti informatike mendoj se nuk është kaq e rastësishme që kjo po bëhet para zgjedhjeve. Personat të cilët po hakërohen, janë të gjithë persona publik. Informacionet e tyre janë shumë të vlefshme në kohë të tilla. Dhe nuk është e pamundur që këto informacione të përdoren gjatë fushatës dhe mund të dalin skandale të ndryshme.

Informacioni është pushtet, dhe ky informacion që sigurohet nga rrjetet sociale blihet.

Gazetarja Rudina Muca: Kush është mbrapa kësaj ideje?

Gent Progni: Ka informacione shtete të ndryshme dhe kompani të ndryshme ruse ose izraelite bëjnë këtë gjë kundrejt pagesa që mund ti ofrojnë të interesuarit pra në këtë rast politikanët. 

Nëse ne telefonin tuaj ju vjen si mesazh një link, apo në fomën e një kodi 6 shifror, kujdes dikush po tenton tju vjedhë të gjitha infoamcionin në telefonin tuja duke filluar që nga bisedat e deri tek fotot dhe videot.

Gazetarja Rudina Muca: Po në qoftë se mua më hakërojnë telefonin, si mund ta riktheje atë në gjendjen e mëparshme?

Gent Progni: Në këtë moment ti duhet të fikesh patjetër telefonin dhe të heqësh kartën sim. Dhe për ta rikthyer whatsappin ti duhet ta futesh kartën sim në një telefonin tjetër. në momentin që hap whatsappin e riaktivizon nga numri që kishe, nuk duhet të pranosh që të bësh restory nga backup të vjetra. Sepse backupet e vjetra mund të përmbajnë akoma viruse dhe automatikisht bëhen pjesë edhe të telefonit të ri. “

Top Channel