Si pasojë e motit të përkeqësuar në portin e Vlorës prej ditës së dielë, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla.

Por trageti i linjës Vlorë Brindisi nuk i ka ndërprerë udhëtimet.

Ndërkohë era e fortë  paraditen e kësaj të hëne është shoqëruar me reshje te dendura shiu por dhe breshër. Sipas  kapitenerisë, era e fortë është me një shpejtësi 10 – 15 m/ sec ndërsa fuqia e dallgëve është regjistruar 6 -7 ballë. Si pasojë, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar, nuk lejohet të dalin në det.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet të ndodhë gjatë pasdites.

Top Channel