Reshje shiu e shkrirje dëbore/ Pritet rritje e nivelit të ujit në Rrafshin e Dukagjinit e pellgun e Ibrit

08/02/2021 10:32

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.

E hëne, 08 shkurt 2021 – 08:00 (CET)

Data e hershme e parashikuar e ngjarjes:  E martë, 09 shkurt 2021 – 18:00. Njoftimi: Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta. Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike. Për më tepër, përcilleni linkun me të dhënat hidrometeorologjike, si dhe njoftimet e fundit:

Top Channel