Për Profetin Muhamet janë shkruar me dhjetra e qindra shkrime, libra e predikime të ndryshme fetare në mbarë botën.

Historia e tij, sikurse ndodh në librat e shumtë fetarë, është e glorifikuar, e lartësuar, dhe e mbushur me legjenda e mite nga më të ndryshmet. Megjithatë, shkrimtari dhe gazetari hebre, Lev Nussimbaum, ndërmori misionin e vështirë për të rishkruar historinë e profetit, biografinë e tij reale, sa më të vërtetë, më njerëzore, një mision që dukej i vështirë, por jo i pamundur. Lindur në Kiev në 1905, fëmijërinë e kaloi në Baku, Azerbaxhan dhe i larguar nga vendi bolshevik në moshën 15-vjeçare, Nussimbaum u konvertua në besimin islam në 1922 në prani të imamit të ambasadës Turke në Berlin. Ai është autori i shumë biografive, edhe pse jetën e pati të shkurtër, pasi u shua në Pozitano, pranë Napolit në Itali, në 27 gusht 1942.

Ai arriti të krijonte një hapësirë për veten e tij në botën letrare evropiane konkurruese duke shkruar për tema që perëndimorët, njihnin pak, si p.sh., për Kaukazin, Perandorinë Ruse, Revolucionin Bolshevik, naftën e sapozbuluar dhe Islamin. Në gjermanisht ai shkroi nën emrin letrar Essad Beu.

Historianët dhe kritikët letrarë që i njihnin mirë këto tema e zhvlerësuan Essad Beun si një burim të besueshëm. Sot, historianët i shpërfillin librat e botuar me këtë emër dhe rrallë e citojnë atë, megjithëse temat që Essad Beu zgjodhi të shkruajë mbeten ende të rëndësishme. Fakti që Essad Beu ishte kaq produktiv vinte në pikëpyetje autorësinë e këtyre librave duke bërë të mendohej se ai mund të ishte dhe një ndërmjetës/ agjent shitjesh apo dhe që i redaktonte këto dorëshkrime nën pseudonimin e tij, më të cilin u bë i famshëm. Në vitin 1934, agjenti i tij Werner Schendell e paralajmëroi atë që të pushonte ca dhe të merrte një vit pushim në mënyrë që ai të mos dukej aq produktiv. Ndaj dhe atë vit asnjë libër nuk u botua në gjermanisht – vetëm dy novela të tij në polonisht.

Të dhëna për librin

Titulli i librit: PROFETI MUHAMET

Cmimi: 2.000 Lekë

Autori: Essad Bey

ISBN: 9789928106452

Shtëpia botuese: Botimet 55

Viti i publikimit: 2018

Bottom of Form

 

Top Channel