Si pasojë e motit të përkeqësuar në portin e Vlorës prej ditës së diel është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla , ndërsa vijon itinerarin trageti i linjës Vlorë Brindisi.

Ndërkohë era e fortë  paraditen e kësaj të hënë është shoqëruar me reshje të dendura shiu por dhe breshër.

Sipas  kapitenerisë së Vlorës, era e fortë është me një shpejtësi 10 – 15 m/ sec ndërsa fuqia e dallgëve është regjistruar 6 -7 ballë. Si pasojë mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar.

Trageti i linjës me Italinë do të vijojë itenerarin.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë në datën 08.02.2021 ora 16:00 dhe ne vazhdim.

Top Channel