PAMJE TË RËNDA/ U vra me thikë në qafë, ja kushtet ekstreme ku jetonte 47-vjeçarja në Malësinë e Madhe

08/02/2021 17:14

Një 47-vjeçare, e identifikuar si Violeta Gurraj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duken kushtet ekstreme ku jetonte e vetme gruaja, njollat e gjakut të së cilës ndodheshin pranë një banaku të vogël që kishte në banesë. Në banesën e saj ka mungesë të ndriçimit dhe të ngrohjes, ndërsa kishte disa ditë që nuk arrinte të kontaktonte me asnjë person, ndaj të afërmit kanë njoftuar policinë.

Sapo mbërritën në banesë, efektivët zbuluan trupin e pajetë të viktimës, e cila u vra para tre ditësh me mjet prerës. Pas verifikimit të ekspertizës, u zbulua që kishte therje në fyt.

“Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel