“Jashtë loje” në Top News/ Emisioni më i ri sportiv prej sot në orën 20:00

08/02/2021 17:20

“Jashtë loje”  është  emisioni më i ri sportiv, i cili do të startojë këtë te hënë  në ekranin e Top News. 

I mësuar të shohë  duke raportuar  nga  terreni,  publiku do e shohë këtë herë  Sidorela Gjonin nën petkun e moderatores me projektin e saj  të ri për të cilin premton surpriza.

Moderatorja zbuloi te ftuarin e pare special të emisionit ku nuk nguroi te pranojë se çdo të hënë e të enjte emra të rëndësishëm do të jenë pjesë e programit ku do të flasin për jetën e tyre ashtu siç kërkon formati  “Jashtë loje”.

Duke nisur nga sot, çdo të hënë dhe te enjte në orën 20:00 në Top News, kanali numër 2 në Digitalb, “Jashtë Loje” do të argëtojë shikuesit  por mbi te gjitha do të bëjë që të mësohen më tepër detaje rreth të gjithë personave publik shqiptar.

Top Channel