E premte, 03 Korrik 2020
08:09
​Hoti viziton sot Shqipërinë, ja me kë do të takohet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të qëndrojë për një vizitë në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

08:01
Kryeministri polak: Covid-19, sëmundje “si çdo tjetër”

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se polakët nuk duhet të kenë frikë që të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 12 korrik, sepse sëmundja që shkakton koronavirusi, Covid-19, është bërë një sëmundje si “të gjitha tjerat”.

07:57
Covid-19/ Teksasi bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambjente publike

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka dhënë urdhër që të gjithë qytetarët të vendosin maska në ambjentet publike. Kjo masë u mor për shkak të rritjes me shifra të larta të numrit të infektuarve.

07:22
Vapë dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje.

06:58
E la vetëm në dhomën e gjumit, qeni i shtëpisë vret foshnjën 26 ditësh…

Një foshnjë 26 ditësh në SHBA është vrarë nga një qen i llojit “Pit Bull”. Julian Connell, vdiq në shtëpinë e tij në Indiania dhe për vdekjen e tij është arrestuar mamaja Jennifer Connell, e cila akuzohet për neglizhencë.

06:54
Video/ U ankua për vonesë të aeroplanit, oficeri i policisë godet me shuplakë gruan….

Një video amatore e filmuar në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, shfaq momentin kur një oficer policie godet me shuplakë një grua me ngjyrë. Grindja u filmua nga kamera e turpit të një polici tjetër.

06:48
Foto/ Infermiere dhe në ditën e dasmës, e veshur me fustan nusërie ndihmon të aksidentuarën

Dashuria për profesionin për disa persona është shumë e madhe, aq sa dëshirojnë ta ushtrojnë atë dhe në ditën më të lumtur të jetës, siç mund të jetë martesa.

06:29
Foto/ Të pasur dhe të famshëm, këto persona kanë një diferencë të madhe moshe me partneret e tyre

Ata janë të famshëm, të pushtetshëm dhe me shumë para. Aktori i “Rocky”, Dolph Lundgren, edhe pse 62 vjeç disa ditë më parë zyrtarizoi fejesën me modelen 24-vjeçare Emma Krokdal, mirëpo aktori nuk është i vetmi i famshëm që ka preferuar të ketë në krahë një partnere shumë më të re. Bosi i “Formula 1” Bernie Ecclstone, ndonëse mund të jetë 89-vjeç, partnerja e tij Fabiana Flosi është 44-vjeçe.

06:06
Njihuni me yndyrnat e shëndetëshme që largojnë sëmundjet e zemrës, kujdesi që ju duhet

Sëmundjet kardiovaskulare ose ndryshe të gjitha ato që kanë të bëjnë me shëndetin e zemrës, konsiderohen si nga më të rrezikshmet dhe më të përhapurat. Sipas OBSH të cilës i referohet vdekjet nga këto sëmundje arrijnë në 17 milionë persona vetëm vitet e fundit. Kjo shifër pritet thuajse të dyfishohet deri në vitin 2030. Vendet me të ardhura të pakta ose të mesme janë më të rrezikuarat të preken nga probleme të ndryshme të zemrës.

05:47
Njihuni me 5 ushqimet që gratë duhet të hanë çdo ditë

Të marrësh vendime të shëndetëshme përsa i përket ushqimit është hapi i parë drejt një organizmi gjithashtu të shëndetëshëm. Zgjedhja e ushqimeve të duhura është më e thjeshtë nga sa duket, ndaj mund të filloni fare lehtë të mbani trupin në formë. Në shëndetin e grave disa vitamina dhe ushqime të veçanta ndihmojnë organizmin në funksionimin e mirë të tij.

05:26
Ja pse duhet të përdorni qumështin e dhisë për tretjen e mirë

Tretja e mirë dhe produktet e bulmetit janë gjithnjë një kombinim shumë i diskutueshëm. Kjo për shkak se ushqimet që përmbajnë laktozë, për shumë persona mund të shkaktojnë probleme të tretjes dhe stomakut. Pra qumështi, kosi apo djathërat nuk janë zgjedhja e duhur nëse vuani nga konstipacioni apo tretja.

05:05
Trump: SHBA-ja do ta ketë shpejt vaksinën kundër koronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të dalë së shpejti me një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre kërkues të tyre “duken vërtet, vërtet mirë”.

04:35
Pelosi akuzon Shtëpinë e Bardhë: Mashtron publikun mbi informacionet e zbulimit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi presidentin dhe ndihmësit e tij për një përpjekje për të mashtruar publikun amerikan që të besojë se informacionet e zbulimit lidhur me një komplot të dyshuar rus nëpërmjet të cilit ofroheshin para në këmbim të sulmeve ndaj forcave amerikane dhe aleatëve të tyre në Afganistan, nuk ishin serioze. Kritikat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi pasuan një takim të klasifikuar të enjten të zhvilluar në Kongres me praninë e drejtorëve të CIA-s dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare si dhe drejtorit të konfirmuar së fundmi të Zbulimit Kombëtar.

04:14
Presidenti Trump risjell “luftëtarin vetmitar”, pas anketimeve jo të mira

SHTËPIA E BARDHË – Mes rënies së shifrave në anketime, shtimit të presionit për menaxhimin e pandemisë, protestat e lëvizjes Black Lives Matter, si dhe njoftimeve për shpërblime nga Rusia për vrasjet e ushtarakëve amerikanë nga talebanët, Presidenti Donald Trump shkruajti të martën në Twitter: “Luftëtari vetmitar!”. Nuk është hera e parë që Presidenti Trump e ka paraqitur veten si të vetmuar, të indinjuar dhe duke luftuar pavarësisht të gjitha gjasave. Megjithatë mbetet për tu parë se sa efekt do të ketë kjo këtë radhë.

03:50
Fituesit e lotarisë amerikane ndjehen të mashtruar nga urdhëri i presidentit Trump

Noha, një inxhiniere nga Egjipti, duhet të ndihej me fat pasi fitoi llotarinë amerikane të vizave që zgjedh rastësisht njerëz nga një grup prej më shumë se 14 milionë aplikantësh, për 55,000 karta jeshile që i lejon fituesit të jetojnë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.

03:25
Shefi i OKB-së: COVID-19 sfidë për paqen e sigurinë globale

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të enjten se pandemia e koronavirusit po prek thellë paqen dhe sigurinë në të gjithë botën.

03:03
Projektligji amerikan vë sanksione kundër Kinës lidhur me ligjin e ri për Hong Kongun

Senati amerikan miratoi një projektligj të enjten që do të penalizonte individët ose kompanitë që zhvillojnë biznes me zyrtarët kinezë përgjegjës për zbatimin e ligjit të ri të sigurisë kombëtare të Pekinit mbi Hong Kongun. Senati i udhëhequr nga republikanët miratoi njëzëri Aktin e Autonomisë së Hong Kongut, një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi masën pa kundërshtim.

02:41
SHBA, arrestohet Ghislaine Maxwell, ish e dashura e financierit Epstein

Byroja Federale e Hetimeve arrestoi të enjten Ghislaine Maxwell, ish e dashura dhe bashkëpunëtorja e të akuzuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein. Arrestimi u bë në Bradfor të shtetit Nju Hempshër. Ndaj 58-vjeçares rëndon akuza se është përpjekur të joshë persona të mitur për t’u përfshirë në akte seksuale të paligjshme.

02:20
Mjekët studiojnë pasojat afatgjata të koronavirusit

Mjekët në vende me një numër në rritje pacientësh që kanë kaluar koronavirusin, thonë se ata që janë prekur rëndë, kanë nevojë për trajtim edhe pasi kanë dale nga spitali. Ka shqetësime se një numër i vogël njerëzish mund të pësojnë një dëmtim afatgjatë apo të përhershëm të mushkërive, si edhe dobësi të vazhdueshme, çorientim dhe ankth.

01:59
Studimi/ Ata që shikojnë filma apokaliptikë më të përgatitur për Covid-19

Fansat e filmave apokaliptik si Contagion dhe 28 Days Later janë më të përgatitur për t`i bërë ballë pandemisë së koronavirusit. Një studim i realizuar së fundi tregoi se personat që pëlqejnë dhe ndjekin filma të tilla, kanë një nivel më të lartë qëndrueshmërie psikologjike ndaj Covid-19-tës.

01:38
Turistët SHBA/ Parisi, pa burimin kryesor

Bashkimi Europian vendosi rihapjen e kufijve për 15 vende, por përjashtoi aty mes të tjerash dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kjo pa pasoja jo vetëm për njërën palë. Kryeqytetit francez, Parisit, do t’i mungojë tashmë një nga burimet e tij kryesore, turistët amerikanë. “Ishte një tronditje e madhe kur morën vesh në mars se gjithçka ishte anuluar.

01:17
Shkencëtari amerikan: Do të vijë një virus 100 herë më i fortë se Covid-19

Një shkencëtar amerikan parashikon mbërritjen e një virusit të ri, “ 100 herë” më të keq se Covid 19 sipas tij. Ai thekson së këtë herë, e keqja do të vijë nga shpezët.

00:44
Kupa e Shqipërisë/ Bylis fiton me Tiranën, Kukësi-Teuta pa gola në ndeshjen e parë

Bylis mundi Tiranën 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, por më shumë se për rezultatin, kjo ndeshje do të diskutohet për teatrin e shëmtuar që u pa në Adush Muça sidomos në pjesën e dytë të sfidës kur Tirana ia la të gjitha frenat e lojës në dorë Bylisit pas një pjese të parë të fituar 1-0 me golin e Edon Hasanit.

00:32
Vetëflijohen nënë dhe bijë/ U gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre, ishin praktikante të Jehovait. Vajza tjetër në spital

Nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç edhe vajza e saj Anita Josifi 30 vjeçe, janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkaq dyshimet janë që nënë e bijë janë vetflijuar. Sipas grupit hetimor, trupi i Anita Josifit, ësht gjetur gjysmë i dekompozuar, çka hedh dyshimet se mund të ketë qendëruar prej disa kohësh në shtëpi pa shenja jete.

00:21
Vendos sërish Ramos, Reali fiton derbin e vogël të Madridit dhe shkon më pranë titullit

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit spanjoll, Reali i Madridit ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi mposhti Getafen me rezultatin minimal 1-0 dhe u shkëput në krye me 4 pikë më tepër se Barcelona e vendit të dytë.

00:06
Pas duartrokitjeve, “dajaku”, Man. City mposht thellë kampionët e rinj

Një javë më parë Liverpool festoi rikthimin te titulli kampion pas 30 vitesh nga hera e fundit që ngrinte këtë trofe, ndërsa mbrëmjen e sotme shorti e vuri përballë Manchester Cityt, skuadër të cilën e zbriti nga froni.

E enjte, 02 Korrik 2020
23:45
BE nuk hapi kufijtë me Shqipërinë, Alimehmeti dhe Brataj komentojnë vendimin

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po flitet për situatën e Covid-19 në vendin tonë ku të ftuar janë disa mjekë.

23:23
Silva Bino jep lajmin e keq: Këto dy javë presim rritje të numrit të infektimeve

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po flitet për situatën e Covid-19 në vendin tonë ku të ftuar janë disa mjekë.

23:11
Ngele me qenin, si s’gjete burrë, kush ia ka sjellë në majë të hundës sipërmarrëses?

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte sipërmarrësja Adela Mesiti. Gjatë fjalës së saj në studio, Adela zbuloi se jeton e vetme së bashku me qenin e saj. Pikërisht dhe për këtë shkak nuk mund t’i shpëtojë dot fjalëve të njerëzve, të cilët i thonë që të lë mënjanë qenin dhe se tani ka ardhur koha të gjejë një burrë. Ndërkohë sipërmarrësja sqaroi se për këtë të dytën do të na duhet të presim dhe pak kohë.

22:52
Infermiere dhe në ditën e dasmës, e veshur me fustan nusërie ndihmon të aksidentuarën

Dashuria për profesionin për disa persona është shumë e madhe, aq sa dëshirojnë ta ushtrojnë atë dhe në ditën më të lumtur të jetës, siç mund të jetë martesa. Rachel Taylor një infermiere nga SHBA, fill pasi doli nga kisha i ofroi ndihmën e saj një gruaje e cila ishte plagosur për shkak të një aksidenti.

22:45
Vuçiq paralajmëron masa të reja kundër koronavirusit në Beograd

Qeveria e Serbisë do të miratojë të premten masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmëroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

22:33
Koalicionet parazgjedhore/ Paloka: Rama e di që është i humbur, tenton të…

Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur. I ftuar në emison, nën-kryetari i PD-së Edi Paloka foli edhe për koalicionet parazgjedhore.

22:22
Hapja e Partisë Demokratike/ Bolino: Propagandë, ja ku ndryshon nga hapja e 2005-sës

Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur, ku në media është artikulua si një hapje e dytë.

22:21
Ngjarja tragjike, flet drejtori i Policisë Tiranë: Vajza dyshohet se kishte disa javë e pa jetë në banesë

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.  Në banesën e tyre në zonën e kombinatit, janë gjetur pa jetë nënë e bijë, e vajza tjetër e familjes është transportuar në spital.

22:19
Mega-operacion ndërkombëtar/ Sekuestrohen 3.6 mln paund, si komunikonin 60 mijë trafikantët

Një mega-operacion ndërkombëtar është kryer nga policia britanike me 79 kg drogë e plot 3.6 mln paund të sekuestruara.

22:04
A do të afrohet Jozefina Topalli në PD? Ja si përgjigjet Edi Paloka në Open

Hapja e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për deputetë të ardhshëm është tema e diskutimit në emisionin e sotëm “Open” në Top Channel.

22:02
Nëna dhe vajza ndjekëse të “Jehovait” u vetëflijuan/ Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kombinat ku janë gjetur dy trupa të pa jetë në një banesë, nënë dhe bijë. Teksa vajza tjetër është në gjendje të rëndë.

22:00
Hapja e PD/ Bushati në Open: Veprim propagandues

Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur, ku në media është artikulua si një hapje e dytë.

21:56
‘Je shërbëtor i Edi Ramës’- plas debati në Open mes Carlo Bolinos dhe Edi Palokës

Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur, ku në media është artikulua si një hapje e dytë.

21:54
Hapja e Partisë Demokratike, flet në Open Edi Paloka

Partia Demokratike prej disa ditësh po zhvillon takime me qytetarët duke nisur fushatën e saj.

21:54
Japonia nis përshtatjen e mbajtëses së helikopterëve për dislokimin e gjuajtësve F-35B

Forcat e armatosura të Japonisë kanë nisur përshtatjen e dy helikopter-mbatëseve të vetme të vendit tip Izumo, për dislokim të gjuajtësve amerikane anti-radar F-35B.

21:51
Tjetër ndeshje perfekte, Atalanta mposht Napolin dhe blindon pozitat në zonën Champions

Atalanta vijon të dhurojë performanca spektakolare, teksa mbrëmjen e sotme ka fituar ndeshjen e katërt në po kaq të luajtura që prej rifillimit të kampionatit, duke blinduar vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampionëve.

21:50
​SHBA ndëshkime për bankat që bëjnë biznes me zyrtarë kinezë

Senati i SHBA-së miratoi sot një ligj që prezanton dënimet për bankat amerikane që bëjnë biznes me zyrtarë kinezë që zbatojnë ligjin e ri drakonian të sigurisë kombëtare në Hong Kong, dhe i dërgoi dokumentin presidentit Donald Trump për nënshkrim.

21:42
Koronavirusi në Itali, 201 raste të reja dhe 30 viktima

Pas një fillimi pozitiv të javës, numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga koronavirusi është në rritje sot në Itali.

21:35
Pavarësisht pandemisë/ SHBA krijoi 4.8 milionë vende pune në qershor

Pavarësisht pandemisë, ekonomia amerikane krijoi vende pune me një ritëm rekord në qershor.

21:33
Bylis-Tirana e trukuar? Halili: Një dorë nga jashtë provoi të na dëmtojë, por sot humbi shumë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ndërhyri në një lidhje telefonike në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku komentoi dyshimet për trukim të ndeshjes me Bylisin. Ai pranoi se mund të ketë pasur një dorë të jashtme në këtë çështje, por premtoi analizë të detajuar për të zbuluar se çfarë ndodhi sot në Ballsh.

21:31
Parisi pa turistë amerikanë

Bashkimi Europian vendosi rihapjen e kufijve për 15 vende, por përjashtoi aty mes të tjerash dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

21:30
Mjekët neglizhojnë pacientin, 28 vjeçari vdes brenda 24 orëve

Në Spitalin e  Lushnjës një 28 vjeçar  vdes nga zemra brenda 24 orëve, pasi mjekët nuk e mbajtën në spital, por e dërguan në shtëpi  vetëm më një ilaç për të vjellat.  Mjeku i urgjencës dhe kardiologia e nxjerrin nga spitali pa ardhur përgjigja e analizave të gjakut dhe pa një  diagnozë.

21:24
Paralajmërimi shokues i shkencëtarit: Do të vijë një virus 100 herë më i fortë se Covid-19!

Një shkencëtar amerikan parashikon mbërritjen e një virusit të ri, “100 herë” më të keq se Covid 19 sipas tij. Ai thekson së këtë herë, e keqja do të vijë nga shpezët.

20:56
​Zvicra autorizon përdorimin e Remdesivirit pa prova klinike

Antivirali Remdesivir, ilaçi i parë që duket se është relativisht efikas në trajtimin e COVID-19, do të autorizohet në Zvicër për të trajtuar pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje pa prova terapeutike, njoftoi sot instituti zviceran “Swissmedic”.

20:55
SHBA ngre akuzat kundër “madamës” së seksit të pedofilit Jeffrey Epstein

Ghislaine Maxwell, ish e dashura e Jeffrey Epstein është akuzuar sot formalisht nga prokuroria amerikane për sigurimin e vajzave të reja për trafik seksual dhe dëshmi të rreme, pas arrestimit në vilën e saj luksoze ku ishte fshehur prej muajsh.

20:54
Tronditës/ Vajza kishte dy javë që kishte vdekur, nëna priste që të ringjallej. Ishin ndjekës të sektit “Jehovaj”

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që është në Tiranë ditën e sotme ku nënë dhe bijë janë gjetur të vdekura në banesë, teksa vajza tjetër është në gjendje të rëndë.

20:45
Ja kush janë nënë dhe bijë që u vetëflijuan. Emrat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak më parë në Tiranë ku nëna dhe vajza janë gjetur të pa jeta në banesë, teksa vajza tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë bën me dije policia.

20:38
Tragjedia në Tiranë/ Nëna me vajzën vetëflijohen, vajza tjetër në gjendje të rëndë. Reagon Policia

Një ngjarje tragjike është shënuar pak më parë në Tiranë ku nëna dhe vajza janë gjetur të pa jeta në banesë, teksa vajza tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë bën me dije policia.

20:36
Tre ditë pasi Rama vizitoi Kosovën/ Kryeministri Hoti nesër në Tiranë!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti viziton të premten Shqipërinë, pas ftesës që shefi i ekzekutivit, Edi Rama, i drejtoi gjatë ndalesës së tij të përpara pak ditëve në Prishtinë.

20:31
“Bombastike”/ Modelja shqiptare ‘djeg’ instagramin me foton e fundit

Modelja Egzona Mulgeci e cila është konkurente në programin televiziv “She’s On Top” që jepet çdo të dielë në Top Channel, ka postuar një foto ‘bombastike’ në instagram.

20:31
Të fshehtat e zeza të Presidentit, Gjykata aprovon botimin e librit të mbesës së Trump

Një gjykatës në Nju Jork i dha dritën jeshile mbesës së Presidentit Donald Trump për të botuar librin, ku prej kohësh diskutohet se i nxjerr të palarat këtij të fundit.

20:29
Tiranë, tragjike/ Nënë dhe bijë gjendjen të vdekura në banesë, dyshohet se janë vetëflijuar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kombinat ku nënë e bijë janë gjetur të pajetë.

20:28
Irani dënon me vdekje gazetarin disident, të kapur në rrethana misterioze

Gazetari disident iranian Rouhollah Zam është dënuar sot me vdekje, disa muaj pasi është kapur nga inteligjenca e Iranit në rrethana ende të paditura.

20:24
​Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Indi tejkalon shifrën 600.000

Numri i rasteve me koronavirus në Indi tejkaloi 600.000 të enjten, me gjithsej 17.834 vdekje, ndërsa autoritetet indiane po përpiqen të kufizojnë përhapjen e pandemisë, thanë zyrtarët dhe Ministria e shëndetësisë.

20:21
​OKB: Mbeturinat elektronike janë rritur me 20 % në pesë vjet

Mbeturinat nga elektronika i tejkaluan 50 milionë tonë në vitin 2019, duke u shtuar me 20% në pesë vjet, paralajmëroi sot OKB-ja.

20:13
​BBC shkurton 450 vende pune

Shërbimi publik britanik BBC njoftoi sot në faqen e tij të internetit se do të shkurtojë 450 vende pune

20:08
Gjykata britanike bllokon lirimin e floririt të Venezuelës për qeverinë e Maduros

Udhëheqësi problematik i Venezuelës Nicolás Maduro ka marrë sot një refuzim nga gjykatat britanike për akses në rezervat floririt prej rreth 1 miliardë dollarë që mbahen në Bankën e Anglisë, pasi vendi njeh si president të vendit kreun opozitar Juan Guaidó.

20:02
Biznesi në Kosovë bëhet bashkë, kërkon rishikimin të buxhetit

Agjenda politike është duke mbajtur peng pakon për rimëkëmbjen ekonomike në Kosovë.

19:59
30 vjetori i “ambasadave”/ “Si e shemba murin e Ambasadës Gjermane me kamion”

Si sot, 30 vjet më parë, nisi eksodi në Ambasada. Mijëra shqiptarë hynë nëpër ambasadat e huaja, në mënyra nga më të ndryshmet, duke shënuar nisjen e ndryshimeve të mëdha politiko-historike, në Shqipërinë komuniste.

19:59
“Gol pas Goli” ngre dyshimet për trukim, kërkohet hetim i ndeshjes Bylis-Tirana

Hije dyshimi për trukime janë hedhur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, në përfundim të gysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës, teksa moderatori Gjergj Stefa, por edhe të ftuarit Migen Memelli, Endi Tufa e Jetmir Halilaj, nuk e fshehën zhgënjimin për shfaqjen e turpshme që panë në fushë.

19:57
Tirana “shthuret” në pjesën e dytë, Bylisi e mposht me përmbysje

Sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës ka shkuar në favor të vendasve, të cilët arritën të fitojnë 2-1 me përmbysje dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kalimit në finale.

19:56
Dhunohet nga bashkëshorti, Christina Ricci kërkon divorc dhe urdhër mbrojtjeje

Christina Ricci ka kërkuar divorc dhe urdhër mbrojtje nga bashkëshorti i saj prej 7 vitesh, James Heerdegen, pasi ky i fundit ushtroi dhunë mbi aktoren hollivudiane.

19:55
“Listat”, përplasje në Kuvend, Rama nuk i quan të nevojshme/ Votohet kreu i ri i KLSH

Depozitimi në Kuvendi i kodit te ri elektoral si nismë e 7 deputetëve socialist tensionoi seancën plenare.

19:51
Lufta ndaj krimit të organizuar/ Përplasje për rekomandimet e qeverisë

Pa treguar emra konkretë prokurorësh, por duke hedhur dyshime te forta ndaj disa prej tyre ministrja e Drejtësisë akuzoi:

19:41
Koronavirusi vret kampionin italian 29 vjeçar të pokerit Matteo Mutti

Mediat italiane thonin sot se talenti ndërkombëtar i pokerit Matteo Mutti humbi jetën nga komplikacionet e Covid-19.

19:38
Transporti nuk nis/ Takimi mes Ministrisë dhe shoqatës nuk zgjidhi situatën për autobusët në Tiranë

Sot ne Ministrinë e Shëndetësisë u zhvillua një takim me zv ministren Mira Rakacolli dhe drejtuesit te shoqatës se transportit publik Rixhin Qoshja.

19:33
Shqipëria në listën e kuqe gjermane/ Maqedonia, 15 viktima në një ditë, do të mbyllë kufijtë

Maqedonia e Veriut regjistroi së fundi 15 viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë kjo e vdekjeve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

19:22
“S’ka lidhje sa të ardhura ka, por sa më vlerëson”/ Biondja seksi flet për mashkullin ideal…

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Erida Baxho. E pyetur nga Bieta nëse është e dashuruar, Erida u përgjigj se jo, por shtoi se nuk është vetëm pasi ka shumë miq që ja plotësojnë atë boshllëk.

19:22
Hungaria nuk përfill rekomandimin e BE-së për kufijtë!

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se nuk do të zbatojë rekomandimin e Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit për më shumë vende jashtë bllokut 27-anëtarësh.

19:20
Interi zyrtarizon blerjen e Hakimit, zbulohen detajet e marrëveshjes

Ndonëse gjithçka ishte mbyllur që të martën e 30 qershorit, Achraf Hakimi u bë zyrtarisht futbollist i Interit pasditen e sotme, pasi vetë klubi zikaltër publikoi detajet e marrëveshjes në faqen zyrtare.

19:16
Pasuria e Jeff Bezos arriti në €150mld gjatë pandemisë së koronavirusit

Njeriu më i pasur i botës Jeff Bezos është bërë akoma më i pasur teksa kompania e tij Amazon vazhdoi të lulëzojë gjatë pandemisë së koronavirusit.

19:14
Kryeministri spanjoll premton 9 miliardë euro për shëndetin publik

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez premtoi sot se qeveria do të paguajë 9 miliardë euro për rajonet autonome, me qëllim forcimin e sistemit të shëndetit publik, i goditur keq nga pandemia e COVID-19.

19:03
​Sllovenia vendos masa më të rrepta në kufirin me Kroacinë

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19, qeveria sllovene ka vendosur që nga dita e shtunë të heqë nga ‘lista e gjelbër’ Kroacinë, Francën dhe Republikën Çeke, njoftoi sot qeveria sllovene.

19:01
​VV: 30 vite më parë është shpallur Republika e parë e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje në 30 vjetorin e miratimit të deklaratës Kushtetuese, nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se sot 30 vite më parë u vu gurthemeli juridik për Republikën e parë.

18:58
“Do të lëpij këmbët”, mesazhi erotik që i erdhi biondes seksi në inbox

Erida Baxho ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Gjatë fjalës së saj, biondja bukuroshe tregoi se në rrjete sociale i vijnë shumë mesazhe. Ndërsa zbuloi dhe mesazhin më të çuditshëm që ka marrë. Erida thotë se një vajzë i ka shkruar që do të bënte gjithçka për të, do t’i lante çorapet dhe do t’i shërbente në çdo gjë që ajo do të kishte nevojë.

18:54
Rrëfimi tronditës i nënës që i abuzuan seksualisht vajzën minorene: Ajo ka frikë, mbyll dritaret dhe…

Disa vite më parë, mësuesi i shkollës fillore Muzo Dida, 63 vjeç ka abuzuar seksualisht me një nxënëse të klasës së pestë në një shollë të Tepelenës. Me anë të një interviste të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, mamaja e viktimës, Arta Muçodhemi, tregoi momentin kur mësuan për ngjarjen, por edhe shokun e madh psikologjik që ka përjetuar vajza e tyre në këto vite.

18:52
​CNN: Refuzimi i Trumpit për të mbajtur maskë është qëndrim politik!

Refuzimi i presidentit amerikan Donald Trump për të mbajtur një maskë mbrojtëse është qëndrim i tij politik, pasi ka gjithnjë e më shumë prova që mbajtja e një maske ngadalëson përhapjen e virusit të koronës, shkruan CNN.

18:50
Tentoi të hiqte flamurin nazist, gruaja qëllohet katër herë nga fqinji

26 vjeçarja Kyndal McVey ishte në një festë kur me shaka iu kërkua të hiqte flamurin nazist nga gardhi i një shtëpie aty pranë, por kur tentoi ta bënte këtë ajo u qëllua katër herë me armë nga i zoti i shtëpisë.

18:44
​Tajlanda ndalon shitjen e alkoolit në internet

Autoritetet në Tajlandë njoftuan sot se do të ndalojnë shitjen e pijeve alkoolike në internet, pasi një rritje e konsiderueshme e konsumit të alkoolit te të miturit është vërejtur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

18:42
KLGj zbardh vendimin për mbarimin e mandatit, reagon Ardian Dvorani: Po shqyrtoj mundësinë t’i drejtohem gjykatës

KLGj ka zbardhur vendimin për njoftimin e mbarimit të mandatit për Ardian Dvoranin, ish anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005.

18:34
​Merkel në ‘mini-samitin’ e BE për buxhetin më 8 korrik në Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen ka planifikuar një “mini-samit” në Bruksel për 8 korrik, në cilin ajo ftoi presidentin e Parlamentit Evropian Charles Michel, atë të Këshillit Evropian David Sassoli dhe kancelaren Angela Merkel si lidere e Gjermanisë që kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së.

18:33
Tiranë/ Vetëhidhet nga kati i pestë, ndërron jetë 36 vjeçarja

Policia e Tiranës ka bërë me dije se pasditen e sotme një 36 vjeçar është vetëhedhur nga kati i pestë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

18:26
Lefter Maliqi ironizon Parlamentin duke e quajtur një Portokalli të dobët. Reagon Myslim Murrizi: të dorëzojë mandatin nëse nuk i pëlqen

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar deputeti Myslim Murrizi. Disa javë më parë, me anë të një statusi në rrjete sociale, deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, e krahasoi parlamentin shqiptar me emisionin humoristik “Portokalli”, duke shtuar se ai vetë do të preferonte më shumë të ndiqte emisionin e humorit, pasi nuk bëhej dot aktori i “Portokallisë” së ditës së enjte në parlament. Lidhur dhe me këtë postim, e ngriti pyetjen drejtuesi i emisionit Denis Dyrnjaja në drejtim të Murrizit.

18:22
I akuzuar për krime seksuale/ Arrestohet ish-i i Jeffrey Epstein

FBI-ja ka vënë në pranga Ghislaine Maxwell, ish të dashurën dhe bashkëpunëtore të të akuzuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein.

18:11
15 kafshë aq të rralla, sa që është privilegj t’i shohësh në botën e egër

Njerëzit kanë qenë gjithmonë të magjepsur nga kafshët, por planeti ynë nuk pushon duke na habitur. Ka plot kafshë për të cilat as nuk kemi dëgjuar ndonjëherë dhe ndoshta nuk do t’i shikojmë kurrë gjatë jetës.

18:05
Zjarret në Amazonë u shtuan me 20% në qershor, rekordi më i lartë në 13 vite

Zjarret në pyjet e Amazonës në Brazil u shtuan në masën 20% gjatë muajit qershor, rekordi më i lartë ky në më shumë se 13 vjet.

18:00
Top Talk: Murrizi zbulon ku bashkohet dhe ndahet opozita parlamentare me mazhorancën për zgjedhjet

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar deputeti Myslim Murrizi. Gjatë fjalës së tij Murrizi i mëshoi idesë së implementimin të listave të hapura, si edhe tregoi se ku bashkohet dhe ndahet opozita parlamentare me mazhorancën.

17:55
Fotot e jashtëzakonshme tregojnë insekte 99 milionë vjeçare të ruajtura perfekt në qelibar!

Insekte prehistorike të bllokuara në qelibar për 99 milion vjet kanë nxjerrë në dritë detaje mahnitëse rreth krijesave të asaj periudhe.

17:55
“Dashuria nuk njeh moshë”/ Njihuni me çiftet që kanë diferencë moshe deri në 30 vite

Dëgjojmë shpesh të thuhet që dashuria nuk njeh moshë, apo është e verbër. Fotot e mëposhtme e dëshmojnë diçka të tillë. Aty do të gjeni çifte që kanë një diferencë moshe deri në 30-vite, ata shprehen të lumtur dhe me fat që kanë njëri-tjetrin.

17:44
Durrës/ Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e plazhit në Durrës, të cilat janë regjistruar pranë një hoteli. Sipas burimeve, autori ka qëlluar disa herë në ajër, pas një konflikti të çastit.

17:37
Maqedonia e Veriut do vendosë për mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, mund të vendosë regjimin e kufirit me Serbinë dhe Kosovën.

17:22
100 të vdekur e dhjetra të bllokuar nga shembja e minierës së xhevahirëve

Të paktën 100 njerëz janë vrarë dhe të tjerë mbeten të humbur pas rrëshkitjeve të dheut një një minierë gurësh të çmuar në Mianmar.

17:21
Çfarë zbuloi studimi për ata që shohin filma apokaliptikë, reagimi ndaj koronavirusit

Fansat e filmave apokaliptik si Contagion dhe 28 Days Later janë më të përgatitur për t`i bërë ballë pandemisë së koronavirusit.

17:06
BE i dhuron Kosovës 6.000 kite për testim të koronavirusit

Bashkimi Europian i dhuroi Kosovës mijëra pajisje mjekësore, me qëllimin të ndihmojë sadopak luftën kundër koronavirusit të ri.