E mërkurë, 07 Tetor 2020
16:00
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 162 raste të reja dhe 4 viktima

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

15:58
Dyshohet për trukim ndeshjeje, ‘Roland Garros’ në hetim

Hijet e trukimit të ndeshjeve kanë rënë edhe mbi turneun Grand Slam të tenisit Roland Garros. Prokuroria Franceze konfirmoi ditën e martë se ka nisur hetime në lidhje me dyshimet e ngritura për manipulim të rezultatit në një ndeshje të lojës dyshe për femra të këtij evenimenti.

15:53
Shengeni Ballkanik, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për shkëmbimin tregtar të produkteve bujqësore

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një hap përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Arjanit Hoxha nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare që lidhet me shkëmbimin tregtar të produkteve bujqësore.

15:51
Zvicra hap portat për Kosovën/ Në dy ditë në Prishtinë zbresin 12 mijë persona, shumica nga Zvicra

Aeroporti i Prishtinës është vërshuar javën e fundit nga bashkatdhetarët e ardhur nga Zvicra.

15:46
Suedia kërkon të luftojë bandat/ Vizita e dy ministrave suedezë në Tiranë, edhe për investimet në turizëm

Vizita disa-orëshe në Tiranë e ministres së punëve të jashtme të Suedisë Ane Linde kishte në fokus marrjen e stafetës së OSBE prej Shqipërisë si dhe shtimin e përpjekjeve mes dy vendeve në luftën kundra krimit të organizuar.

15:44
Banka Botërore paralajmëron: Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret me -8.8%

Ekonomia e Kosovës gjatë këtij viti pritet të tkurret për 8.8 për qind.

15:40
5 gjëra fantastike që bën truri, kur je në gjumë!

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë. Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja.

15:35
Covid-19 tremb Seria A, rishfaqet ideja e Play Off-it

Pas rasteve të fundit të shfaqura te Genoa e Napoli dhe polemikave të forta për sfidën Juventus-Napoli, në futbollin italian po mendohet për gjetjen e alternativave për mbylljen e kampionatit në rastet e emergjencës.

15:32
Akuzat e Veliajt për Bashën/ Kryebashkiaku lëshoi akuza të rënda dje në emisionin Open! PD bën sot padi

Retorikën e ashpër të akuzave nga takimet me bazën socialiste për Lulzim Bashën, kryebashkiaku Erion Veliajt i intesifikoi nga  studio e emisionit Open në Top Channel ku ishte I ftuar. 

15:29
Ditari i abuzimit / Modelja belge publikon imazhet e dhunës periodike të lidhjes toksike

Një modele belge ka publikuar një ditar të vrazhdë të marrdhënies me ish-të dashurin e saj, të cilen ajo besonte se ishte e përkryer, por brenda 18 muajve u kthye në një seri të nxirash në fytyrë e shtrimesh në spital.

15:29
Roland Garros/ Nadal e Schwartzman në gjysmëfinale

Rafael Nadal është i pandalshëm në tokën pariziene teksa në ndeshjen e tij të 100 në Roland Garros regjistroi fitoren e tij të 98.

15:29
20 pamje “të çuditshme”, që do të duhet t’i shihni dy herë!

Diku një iluzion optik, e diku tjetër një rastësi e këndshme.

15:28
Protestë para burgut të Peqinit/ Të burgosurit në qeli: Po na dhunojnë të drejtat e njeriut

Protesta e të dënuarve të burgut të Peqinit tashmë është përshkallëzuar edhe jashtë dyerve të burgut.

15:22
Kosovë/ ​Tre viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.

15:21
Shkuan tek kombëtaret, disa juventinë thyen izolimin

Resepktimi i izolimit kthehet në një çështje edhe te Juventus. Agjencia rajonale e shëndetësisë në Toriono do të denoncojë futbollistët bardhezinj që sipas saj kanë thyer izolimin për t’u bashkuar me skuadrat  përfaqësuese respektive.

15:19
Naftëtarët, 10 ditë në grevë/ Rëndohet gjendja shëndetësore! Tre grevistë shkojnë në spital

Në ditën e 10-të të grevës së urisë gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh është rënduar.

15:18
Listë “e nxehtë”/ 30 burrat më zemërthyes të planetit!

Të gjitha shijet/preferencat janë të ndryshme dhe të drejta në vetvete. Duket se çfarë është e këndshme për dikë, nuk vlen për një tjetër.

15:15
Emërohet prefekti i ri i Elbasanit

Klevis Xhoxhi do të jetë prefekti i ri i Elbasanit.

15:14
Mashtrim me naftën, 6 arrestime/ Falsifikuan faturat e hidrokarbureve. Dëmi 1,5 mln dollarë

Drejtori i hidrokarbureve Klodian Gradeci i shpëtoi një aksioni blic të urdhëruar nga prokuroria sipas vendimeve të gjykatës që dërgoi pesë persona në burg.

15:11
Durrës/ Sherr me thika, dy persona përfundojnë në spital

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur gjatë mesditës së sotme (07.10.2020) në Sukth të Durrësit.

15:07
“Më shumë se futboll”/ Sfida e Kosovës me Maqedoninë

Mbrëmjen e së enjtes Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut ndeshjen gjysmëfinale të playoffit të Nations League për një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, një sfidë së cilës edhe agjencia e lajmeve AFP i ka dedikuar një reportazh.

15:02
“Ramush Haradinaj bën për spital bashkëshorten”, reagon për herë të parë Anita: Kam 17 vite qe jam shume mire me të

Gazetarja Anita Muçaj-Haradinaj, gjithashtu edhe bashkëshortja e Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë lidhur me thashethemet se ish-kryeministri e dhunonte.

14:56
Çështja e vizave krijon debat mes Nishanit dhe Ramës: Dizinformoni dhe çoroditni publikun shqiptar

Zbatimi i programit ETIAS nga Bashkimi Europian ka krijuar debat mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit Bujar Nishani.

14:54
BE prezanton planin për të përmirësuar jetën e komunitetit rom

Trajtimi që u ka bërë Evropa romëve gjatë dekadës së fundit është “e patolerueshme”, ka thënë zëvendës-presidentja e Bashkimit Evropian, Vera Jourova, teksa ka prezantuar planin 10-vjeçar për të përmirësuar jetën e këtij komuniteti.

14:53
Tiranë/ Shpërndarje lëndesh narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 9 persona

9 persona janë arrestuar gjatë ditës sotme (07.10.2020) nga Policia e Tiranës për vepra penale të ndryshme.

14:51
I mësoni tani/ 14 kuriozitete rreth puthjes!

Ajo është kaq spontane dhe e ndjerë, aq sa ka edhe një ditë kushtuar saj, 13 prilli.

14:50
Kroaci, 5 viktima dhe 363 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 5 viktima dhe 363 raste të reja me Covid-19.

14:43
Misteret e ikonave më të famshme botërore

Ka disa vepra arti dhe arkitekture që janë të njohura në të gjithë botën.

14:37
Veliaj në Njësinë 4: Dosjet e rindërtimit drejt përfundimit. Rikthimi i tretë i Sali Berishës, fyerje për tre breza

Njësia 4 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e turit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpër çdo njësi. Në takimin me stafin e Njësisë Administrative, ai kërkoi mbylljen e procesit të dosjeve të familjeve që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit, në mënyrë që të gjithë të dëmtuarit të përfshihen në projektin e Rindërtimit.

14:32
Sfidat e Kombëtares / Manaj e Bare :Duhet t’i fitojmë

Përfaqësuesja kuqezi vazhdon programin e saj stërvitor në Durrës në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë që do të luaj në transfertë.

14:31
Kur sapo zgjoheni, këto 5 gjëra mos i bëni kurrë!

Mënyra se si zgjohemi ka një ndikim të rëndësishëm në të gjithë ditën.

14:19
Për maturantët që nuk kanë kryer aplikimet me formularët A1/A1Z, ja kur hapet portali për aplikime

Ministria e Arsimit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata maturantë kandidatë që ende nuk kanë kryer aplikimet me formularët A1/A1Z.

14:19
E pabesueshme! Si ndryshojnë gjërat në 2 dekada (FOTO)

Është e pamundur të besosh që vetëm 20 vjet më parë, askush nuk e dinte se çfarë ishte Google ose Netflix .

14:17
Dekorimi i Avni Rustemit/ A është një mesazh që Meta donte t’i jepte Ramës?

Dekorimi i Avni Rustemit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta  me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ka ngjallur shumë reagime në vend.

14:17
Fier/ Greku vetëvritet në banesën e bashkëjetueses

Një person është gjendur i vetëvrarë gjatë mesditës të se kësaj mërkureje në fshatin Libofshë, Fier.

14:09
Afrikë, numri i rasteve me Covid-19 shkon në mbi 1 milion e 536 mijë

Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion e 536 mijë numri i rasteve me koronavirus.

14:09
FOTO/ 12 pamje aq të rralla sa jo kushdo i ka parë!

Tigër i artë apo lindja e një ylberi? Këto janë pamje që jo kushdo ka mundur t’i shohë.

14:01
Hetime për evazion fiskal, policia zbarkon në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit

Prokuroria e Frankfurtit ka urdhëruar mëngjesin e sotëm kontrolle në bazë të një hetimi për evazion fiskal, ku paraprakisht thuhet se është e përfshirë edhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

13:54
Navalny: BE-ja duhet t’ua ndalojë hyrjen oligarkëve rusë

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë qëndrim më të ashpër ndaj oligarkëve rusë, që janë të afërt me Kremlinin

13:53
Shtëpia e bardhë/ Covid-i hapet mes ndihmësve

Covid 19 po vazhdon të përhapet mes njerëzve që kanë qëndruar rreth presidentit amerikan Donald Trump, Stephen Miller dhe një zyrtar të lartë të ushtrisë të infektuar së fundmi. Miller, që ka qenë në vetë izolim pesë ditët e shkuara, konfirmoi  të martën se kishte rezultuar pozitiv.

13:48
Zbardhet axhenda e Komisionerit Varhelyi

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi pritet të vijë sot në Shqipëri për të dorëzuar progres-raportin e tetorit për Shqipërinë.

13:48
Ankaraja reagon ashpër ndaj raportit të Komisionit Evropian për Turqinë

Ankaraja ka reaguar ashpër ndaj raportit të Komisionit Evropian (KE) mbi Turqinë për vitin 2020.

13:43
A duhej të dekorohej Avni Rustemi nga Meta? Gurakuqi: Motivacioni i gabuar nga presidenti

Dekorimi i Avni Rustemit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta  me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin “për aktin e tij të lartë patriotik që kreu 100 vite më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë̈, e të sovranitetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”, ka ngjallur shumë reagime.

13:42
VIDEO/ Reperja e famshme “sfidon” Bebe Rexhën, shfaqet duke bërë twerk nën ritmet e muzikës shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka lajmëruar fansat se të premten publikohet projekti i saj më i ri muzikor.

13:33
Të dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, OFl u dërgon formularin dy të tjerëve (emrat)

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

13:25
Atmosferë spektakolare, tifozët përcjellin Kosovën drejt Shkupit (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar paraditen e sotme drejt Maqedonisë së Veriut, ku nesër do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj të shkurtër që prej themelimit, play off-in për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian.

13:23
Avokati i gjyqtares së akuzuar për korrupsion Mimoza Margjeka: Nuk ka asnjë provë, është çështje politike

Genc Gjokutaj, avokati i gjyqtares Mimoza Margjeka, e cila dyshohet për 6 mijë euro ryshfet është ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel për të rrëfyer detaje të reja në lidhje me çështjen.

13:18
Robo-Qeni/ Spot, fiton famë në rrjet

Një robo-qen i verdhë, i quajtur SPOT, që ka marrë famë online pasi është parë të kërcejë këngën hit Uptown Funk, është parë të patrullojë në një park në Singapor dhe të garantojë që njerëzit të ruajnë distancën sociale.

13:13
Shkatërrohet organizata kriminale, në pranga 8 italianë dhe një shqiptar

Operacioni italo-shqiptar i koduar “RICAVO” ka bërë të mundur arrestimin e 8 italianëve në vendin e tyre dhe një shqiptari në Vlorë, pjesë e një organizate kriminale.

13:12
Modifikimi i ADN-së/ Nobeli i Kimisë për 2020-ën

Dy shkencëtarë kanë marrë çmimin Nobel për kiminë për 2020, pasi zhvilluan mekanizmat për të modifikuar ADN.

13:03
PD depoziton kallëzimin e dytë kundër Erion Veliaj

Partia Demokratike ka bërë një tjetër kallëzim në adresë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

12:54
Zgjatet deri më 31 janar 2021 gjendja e emergjencës në Itali

Gjendja e emergjencës në Itali është zgjatur deri më 31 janar të vitit 2021.

12:53
Dea Open Air/ Festivali ndërkombëtar i filmit do të mbahet edhe online

Në datat 11 deri më 16 Tetor 2020, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të zhvillojë edicionin e tij të shtatë.

12:48
Shtohen rastet me tumor në gji/ Mjekët: Edhe te vajzat nën 30 vjeç

Rritet numri i grave me kancer të gjirit në vendin tonë. Mjekët onkologe shprehen të shqetësuar pasi tanimë po haset tek vajzat e reja nën 30 vjeç.

12:43
Kantieri i anijeve, i amortizuar / Puna për ndërtimin vazhdon në kushte të këqija

Prej vitesh flota e peshkimit por dhe anijet e tjera kanë vuajtur mungesën e një kantieri të rregullimit por dhe të ndërtimit të anijeve.

12:39
Miratohet ndryshimi për policinë/ Role më të qarta në bazë të kodit të ri zgjedhor

Policia e shtetit do të ketë role më të qarta në proceset zgjedhore. Ky ishte ndryshimi ligjor i propozuar nga deputeti Alket Hyseni, i cili këtë të martë u miratua nga Komisioni i Ligjeve, dhe që reflekton edhe ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor.

12:39
Rritja e rasteve me koronavirus në Çeki, më e shpejta në Evropë

Republika Çeke raportoi të mërkurën për një rekord të ri rastesh me koronavirus, brenda një dite.

12:32
Realizohet për herë të parë implanti koklear falas në QSUT për fëmijët që nuk dëgjojnë

Pesë fëmijët e parë kanë kryer ndërhyrjen e kushtueshme në QSUT, me financim 100% nga shteti.

12:32
Listat paraprake të zgjedhësve/ 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote

Kohët e fundit dëgjojmë për transferime të vendbanimeve në qytete të ndryshme. P.sh. unë jetoj në Tiranë, por me vendbanim rezultoj në një qytet tjetër, në Kukës.

12:30
“Mozarti” i Rock&Roll-it/ Ndahet nga jeta Eddie Van Halen

Eddie Van Halen, kitarist i adhuruar dhe bashkëthemelues i grupit popullor të rokut Van Halen, është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

12:26
KQZ bëhet KSHZ/ Merr detyrën Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri dorëzoi këtë mëngjes detyrën te Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

12:24
Rekord rastesh te reja/ Evropa në ‘kthetrat’ e valës së dytë

Gjermania ka raportuar një rekord prej 2828 rastesh të reja të koronavirusit të mërkurën, numri më i lartë i infektimeve ditore që nga 18 prilli, sipas qendrës së vendit për kontrollin e sëmundjeve, institutit Robert Koch.

12:23
Shkodër/ Furgoni përplas motorin, i plagosuri niset për në Spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së mërkurë në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

12:20
Miliarderët e botës/ Kriza globale u rrit pasurinë

Miliarderët e botës kanë kaluar një periudhë jashtëzakonisht të kënaqshme gjatë pandemisë së koronavirusit duke rritur pasuritë e tyre të stërmëdha në një rekord të ri prej 10.2 trilionë dollarësh.

12:11
Fundi i nazizmit në Greqi/ Dënohet kryetari dhe 17 ish deputet të Agimit të Artë

Vendimi i gjykatës greke për ta shpallur si organizatë krimininale Agimin i Artë, i jep kështu fund historisë së nazizmit në Greqi.

12:08
Ministrja e Jashtme e Suedisë: Shqipëria ka mbështetje të plotë në hyrjen në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde është mirëpritur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

12:06
“Po u mbyllet goja gazetarëve”/ Rama: Ligji do kalojë, që të gjithë të mbrohen nga akuzat e pabaza

I pyetur për çështjet e rishikimit të paketës “Anti shpifje” dhe se sa ky mund të cilësohet si një ligj që mund të “mbyllë gojën e gazetarëve”, kreu i qeverisë Edi Rama e cilësoi si të kundërtën.

11:55
Rama me ministren e Jashtme të Suedisë: Folëm për sfidat e OSBE dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, kryesore lufta ndaj bandave

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, foli për sfidat e OSBE, nën kryesimin e Shqipërisë por dhe Suedisë si vendi që do të marrë pas Shqipërisë kryesimin.

11:45
Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 31-vjeçari në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasia po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.

11:44
Kosovë/ Raporti për Vettingun brenda muajit dorëzohet në qeveri

Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur në takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit.

11:36
Shtatori i këtij viti më i ngrohtë në histori

Shtatori i këtij viti ishte më i ngrohtë në të gjithë botën, njoftoi shërbimi i motit Copernicus.

11:34
Edhe familjarët si të dënuarit, protesta në derën e burgut të Peqinit

Familjarët e të dënuarve të burgut të Peqinit kanë dalë sot në protestë para dyerve të burgut, duke u bashkuar në këtë mënyrë ,me protestën e të dënuarve brenda burgut.

11:33
Fotot/ Dashuria mëmësore në të gjitha gjuhët e botës

Marrëdhënia midis një nëne dhe fëmijëve të saj është lidhja më e fortë dhe më e rëndësishme në natyrë.

11:29
Spanja përballet me Portugalinë , De Boer debuton ndaj Meksikës

Në pritje të ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, sonte do të zhvillohen disa sfida miqësore mjaft interesante, ku në fushë do të zbresin emra të mëdhenj të futbollit europian si Gjermania, Italia, Holanda, Spanja dhe Portugalia.

11:09
Meta thirrje për protesta, ‘shkon’ deri në Kirgistan: Të gjitha vendet e OSBE-së meritojnë zgjedhje të lira

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka sjellë si shembull protestat në Kirgistan, të cilat anuluan zgjedhjet, duke këmbëngulur në thirrje për protesta kundër qeverisë Rama.

11:05
Vrasje, plagosje, dhunime e shantazhe/ Merret vendimi, Gjykata greke shpall Agimin e Artë organizatë kriminale

Gjykata greke ka vendosur se Agimi i artë është organizatë kriminale dhe aktet e saj janë krime ndaj njerëzimit.

11:00
Përzgjedhja e kandidatëve/ Në 14 tetor faza tjetër, BKH thërret testimin logjik

Byroja Kombëtare e Hetimit ka bërë një tjetër njoftim të rëndësishëm mbi përzgjedhjen e kandidatëve. Komisioni i Përzgjedhjes ditën e hënë, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për Fazën e Aplikimit Fillestar.

10:59
Fotot/ Drita, ngjyra e shpejtësi, të kalosh 5 vite të jetës duke fotografuar trenat

“Ëndrra ime e fëmijërisë ishte të bëhesha shofer treni. Në ditët e sotme unë punoj si fotograf dhe kam një motor, kështu që ëndrra ime u bë realitet”, kështu thotë, Rizsavi Tamas, një ndër fotografët më të ndjekur në rrjete sociale.

10:54
Indi, 986 viktima dhe 72 mijë raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Indi, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 986 persona

10:54
Emri/ Kapet në Krujë trafikanti shqiptar i dënuar me 10 vite burg në Itali

Agim (Artur) Likaj, i dënuar me 10 vite burg me qëllim ekstradimi drejt Italisë është kapur ditën e sotme në Krujë.

10:43
Mbajtje armësh e dhunë në familje/ Dy persona në kërkim bien në prangat e ‘bluve’ në Vlorë

 Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë.

10:39
Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike në -8.4% për Shqipërinë

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe Banka Botërore ka ulur ndjeshëm vlerësimin për rritjen ekonomike të vendit këtë vit, ndikuar nga situata e krijuar nga Covid-19.

10:38
Kushi viziton shkollat në Vlorë: Nxënësit janë kampionë të vërtetë, plotësisht të kujdesshëm

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vizituar ditën e sotme nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jani Minga” në Vlorë.

10:32
Mbi 36 milionë raste me Coivd-19 në botë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

10:25
Gotze riniset nga kampionati holandez, nënshkruan me PSV-në

Fantazisti 28-vjeçar gjerman Mario Gotze ka vendosur të vijojë karrierën e tij në kampionatin holandez, pasi ka nënshkruar mbrëmjen e djeshme për dy sezone me skuadrën e PSV Eindhoven.

10:20
Kosovë/ Gjobiten 798 persona që nuk respektuan masat ndaj Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 798 gjoba për persona që nuk respektuan masat ndaj Covid-19.

10:12
Kosovë/ 1 mijë e 203 raste aktive me Covid-19

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e parë të të infektuarve me Covid-19, numri i rasteve pozitive me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 889.

10:07
Fotot/ Fisi i çuditshëm indonezian me sindromën e rrallë, lëkurë të errët me sy blu

Indonezia është një vend shumë i veçantë, i cili përbëhet nga mbi 17,000 ishuj.

10:03
Krujë/ Kapen me 17 kg lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet dy persona

2 persona janë arrestuar gjatë mëngjesit të së mërkurës (07.10.2020) nga Policia e Krujës.

09:59
E përfshirë edhe FBI! Arrestimet tek AKBN, 6 zyrtarë ranë në pranga (skema si i shkaktuan shtetit 1.5 mln dollarë dëm)

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton skemën e zyrtarëve të arrestuar të AKBN (Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore) për të cilët prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg, e që akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “kontrabande me mallra qe paguhen akcize”, “fshehje te ardhurash” dhe “shpërdorim detyre”.

09:53
“Politikanë dhe persona të famshëm kanë abuzuar seksualisht me fëmijë”/ Facebook bllokon teoritë e konspiracionit QAnon

Facebook ka njoftuar këtë të martë se do ndalojë çdo faqe,grupe dhe adresa instagrami që përfaqësojnë teorinë e konspiracionit QAnon nga platforma e saj.

09:46
Fotot/ Cilat janë imazhet më të mira të vitit 2020

Çmimi i fotografive më të mira të vitit 2020 mblodhi 6 mijë persona nga 52 vende, ndërsa vetëm 100 prej tyre u shpallën fitues.

09:29
NBA/ James-Davies shkëlqejnë sërish, Lakers një hap larg titullit kampion

Los Angeles Lakers i kanë shkuar pranë titullit kampion në NBA, pasi ia kanë dalë të fitojnë me shifrat 102-96 në finalen e katërt ndaj Miami Heat dhe të çojnë në 3-1 rezultatin e përgjithshëm, teksa tani janë vetëm një fitore larg triumfit.

09:27
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

09:24
Një tjetër ndihmës i Trumpit infektohet me koronavirus

Një tjetër ndihmës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u infektua me koronavirus.

09:22
Emri/ Kishte kryer vrasje në vitin 1998 në Kombinat dhe fshihej në Greqi, kapet i shumëkërkuari (i dënuar me 23 vite burg)

Një bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës ka vënë në pranga në Lamia, Greqi, një të kërkuar për vrasje në Shqipëri.

09:20
Italia ligj të ri për emigrantët shqiptarë, kush punon merr leje qëndrimi

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit.

09:17
Trashëgimia presidenciale: Traditat, kërcënimet dhe zhvillimet e pritshme

Që nga viti 1797 kur George Washington dha dorëheqje dhe u pensionua në shtëpinë e tij në Virgjinia, Shtetet e Bashkuara kanë pasur një përvojë të një transferimi të qetë dhe të rregullt të pushtetit, sa herë që është zgjedhur një president të ri.

09:05
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi infektohet me koronavirus

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi u shtrua në spital për trajtim të koronavirusit, bëri të ditur Kisha.

08:57
Biseda Erdogan-Merkel/ Në fokus Mesdheu Lindor, Libia dhe çështja Azerbajxhan-Armeni

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se për zgjidhjen e problemit të territoreve të Azerbajxhanit duhen zbatuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara.