Google mbështetje prej 25 milionë dollarësh për gratë afrikane

09/03/2021 09:10

Google njoftoi se do të mundësojë mbështetje prej 25 milionë dollarëve për gratë në Afrikë.

Drejtoresha e Google për Nigerinë, Juliet Ehimuan, në deklaratën e saj me rastin e “8 Marsit Ditës Botërore të Gruas”, tha se fuqizimi i grave në aspektin ekonomik në Afrikë është më vështirë se kurrë për arsye të pandemisë së COVID-19.

Ajo tregoi se Google në kuadër të programit Sfida e Ndikimit Global (GIC) grave afrikane do t’u mundësojë mbështetje prej 25 milionë dollarësh.

Ehimuan vuri në dukje se me këtë program janë fokusuar në ndryshimin e status quo-s ndaj grave dhe vajzave, duke theksuar se humbjet e të ardhurave dhe mungesa e arsimimit nuk janë vetëm efektet anësore të COVID-19, por do të ndikojnë negativisht në përparimin ekonomik të grave të arritur gjatë viteve.

Ajo tërhoqi vëmendjen se gratë luajnë rol të rëndësishëm në shoqëri.

Top Channel