Gratë që punojnë tokën/ Në Divjakë gjen dhe punëtore në moshë pensioni

09/03/2021 12:18

Divjaka është një zonat që toka punohet në të katërt stinët e vitit. Kërkesa për punë në këtë zonë ka qenë gjithmonë e lartë.

Ajo që të bie në sy në tokat e Divjakës është numri i lartë i grave të cilat punojnë në këto toka.

Me qindra gra jo vetëm nga Divjaka por edhe nga zonat përreth vijnë për të punuar që në orën 7 të mëngjesi deri në 16:00 pasdite.

Kushtet e vështira ekonomike detyrojnë këto gra te bëjnë një punë e cila nuk është aspak e lehtë dhe në një moshë pensioni.

Për këto gra është më e vështirë sezoni i dimrit ku veç lodhjes fizike duhet te përballen dhe me temperaturat e ulëta. Veç  punës në ara, ato pas pune do kujdesen ne shtëpi për punët e tjera te përditshme.

Top Channel