Genc Pollo s’kandidon në zgjedhjet e 25 prillit, burime për TCH: Donte vend të sigurt në listën e PD-së

09/03/2021 10:06

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka dhënë arsyen se përse nuk vendosi që të kandidojë  për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thotë se mori këtë vendim pasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykoi të përshtatshme.

Por burime për Top Channel zbulojnë arsyen pse është tërhequr, ku thonë se ai ishte i pakënaqur me vendin në listë pasi donte vend të sigurt.

“Të dashur miq!  Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP”, shkruan Pollo.

Top Channel