Drogë me autobus dhe trena nga Shqipëria në Itali e Gjermani/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian, 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë

09/03/2021 10:02

Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar është bërë i mundur shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike shqiptaro-nigerian.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i 55 personave, 52 burra dhe 3 gra, mes të cilëve 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian. 6 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë.

Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane grupi trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

Bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të drogës dhe për gënjeshtra duke mashtruar zyrtarin publik.

Droga e llojit marijuana nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë.  Grupi kriminal shqiptar e bënte të gjithë këtë aktivitet falë aleancës me anëtarët e mafias nigeriane të pranishëm në Itali.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel