Një 32-vjeçar është arrestuar në fshatin Rehovë të Skraparit pasi iu gjetën 146 fara kanabisi të mbjella në gota plastike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” për O. Gj..

Skrapar

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po tentonte të kultivonte kanabis, kanë  organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. Gj., shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike  ku brenda tyre kishte të mbjella fara të  dyshuara narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin O. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Skrapar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Top Channel