Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas me anë të një postimi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh ku shihet së bashku me nënën dhe motrat e saj.

Padyshim që pikë së pari morën vëmendje me paraqitjet e tyre, ku secila ishte e veshur me plot stil.

Era ndër të tjera ka përmendur se vjen nga një familje me gra të forta, gjë që ka ndikuar pozitivisht tek ajo.

“Jam nga një familje me gra të bukura dhe të forta. Ka qenë një ndikim pozitiv tek unë. Pafundësisht falënderuese për to. Urime tetë marsi”, ka shkruar ajo në përshkrim.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel