30 minuta përpara skadimit të afatit për dërgimin e emrave në KQZ, numri dy i PS Taulant Balla i dha fund etheve të pritjes të listës garuese të PS në 25 Prill.

Vetë Krye-socialisti Edi Rama do të mbajë numrin 8 në listat e Vlorës dhe Durrësit. Betejën socialiste për kryeqytetin do ta udhëheqë Luljeta Bozo pasuar nga  Najada Como.

Në vendet e sigurta të listës së 1 Tiranës renditen:

Ervin Bushati
Ogerta Manastirliu
Arben Ahmetaj
Ulsi Manja
Etilada Gjonaj
Arben Pëllumbi
Elisa Spiropali
Belind Balluku
Toni Gogu
Etien Xhafaj
Ermonela Felaj
Xhemal Qefaliaj
Fidel Ylli
Klotilda Ferhati
Alqi Bllako
Eduart Shalsi

Në top 5 vendet e para në 2 Shkodër do të garojnë:

Edona Bilali
Paulin Sterkaj
Benet Beci
Ilir Beqaj
Frrok Gjini

E para në 3 Kukës do të jetë Gerta Duraku  ndërsa në 4 Lezhë Lindita Nikolla pasuar nga  2 Eduart Ndreca dhe Shpresa Marrnoi

Lavdim Krrashi, Aurora Marra dhe Dionis Ymeri janë tre të parët në qarkun 5 Dibër.

Milva Konomi dhe  Alban Xhelili janë dy të parët në 6 Durrës ndërsa katër deputetët aktual 3. Jurgis Çyrbja 4. Klodiana Spahiu 5. Ilir Ndraxhi dhe Rrahman Rrahja rikonfirmohen ndërsa ish ministri LSI Lefter Koka është I shtati në listë.

Ish ministri  tjetër LSI Nasip Naco renditet i katërti në 7-Berat pasuar nga Blendi Klosi.

I pari në listën e 8 Fierit është senatori socialist Erion Brace i katërti ish kryeministri Bashkim Fino dhe i dhjeti Gramoz Ruci.

Mirela Kumbar
Laert Duraj
Bledar Çuci
Artemis Malo përbëjnë skuadrën e 9 Gjirokastrës.

Nëntë të parët  në listën e  10 Elbasanit janë renditur.

Evish Kushi
Klevis Xhoxhi
Besian Ajazi
Desantila Tahiraj
Sajmir Hasalla
Florenc Spaho
Luan Duzha
Taulant Balla
Albana Hana

11 Korcës i prin 1. Eni Zaka pasuar nga  Ilirian Pendavinji  Blerina Gjylameti  Ilir Topi dhe Olta Xhaçka.

Ndërsa në  12 Vlorë 7 vendet e para i kanë zënë. Pranvera Resulaj 2. Anduel Tahiraj 3. Vullnet Sinaj 4. Anila Denaj 5. Niko Kuri 6. Ilir Metaj dhe drejtuesi politik i këtij qarku  Damian Gjiknuri mban numrin shtatë.

Objektivi bazë  tha Edi Rama është fitimi 78 vendeve në parlament  ndërsa  Objektivi Maksimal 88 mandate.

Top Channel