E diel, 12 Korrik 2020
13:34
Nis dialogu Prishtinë-Beograd/ Borell: Duam marrëveshje përmbyllëse

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në Bruksel përmes një video-konference dialogu Prishtinë-Beograd, i mbetur në vendnumëro që prej vitit 2018.

13:30
Këshilli Botëror i Kishave letër Erdoganit për Shën Sofinë

Këshilli Botëror i Kishave i bëri thirrje Rexhep Tajip Erdoganit të tërheqë mbrapsht vendimin e kthimit të muzeut të famshëm Shën Sofia në xhami.

13:11
Ylli i Instagram-it “çmendi” ndjekësit me jetën luksoze, FBI e heton për pastrim parash!

Ramon Abbas shpaloste në rrjetet sociale një jetë luksoze me avionë privatë, veshje stilistësh të njohur e makina super të shtrenjta.

13:05
“3 veprimet e thjeshta që duhet të bëjmë çdo ditë”/ Covid-19, apel nga Manastirliu

Teksa pak më parë, në një komunikatë të përditshme për shtyp, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se përgjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë regjistruar 83 raste të reja, ministrja Ogerta Manastirliu bën thirrje të respektojmë dhe të kemi parasysh tre veprime të thjeshta, por tepër të rëndësishme në luftën kundër Covid-19.

12:54
Kapen 53 kg lëndë narkotike në Vlorë/ 2 të arrestuar, procedohen kryeplaku i fshatit dhe elektricisti i zonës

Një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike është goditur nga policia në Vlorë, çka solli vënien në pranga të dy personave dhe shpalljen në kërkim të një të treti.

12:46
Vlorë, plazhet pa vrojtues/ Pushuesit të kënaqur se ka më shumë hapësira publike

Ky sezon veror duket se ka nisur dhe do të përfundojë pa vrojtues plazhi. 

12:30
Tjetër rast në Bulqizë/ Mekaniku i minierës së kromit me Covid-19, si dyshohet që u infektua

Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar në Bulqizë.

12:22
FOTOT/ Kokainë me vlerë 1 milion sterlina- Angli, shkodranin e shpëton “gjakmarrja” (Emri)

Gazeta britanike “Mail on Sunday” shkruan se sekretarja e shtetit për Çështjet e Brendshme, Priti Patel është duke e humbur betejën pas premtimeve se do të dëbohen të gjithë të huajt në përfundim të dënimeve për krime të ndryshme.

12:13
Kohë pandemie/ Organizoi dasmë në lokalin e tij, gjobitet 39-vjeçari në Durrës

Pronari i një lokali në Durrës u procedua penalisht si dhe u gjobit nga ISHSH-ja pasi organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

12:03
Elon Musk, tani më i pasur se Warren Buffet!!!

Kreu i Tesla-s, Elon Musk sapo la pas Warren Buffett-in në Indeksin e Miliarderëve të hartuar nga Bloomberg, duke u kthyer kështu në njeriun e shtatë më të pasur në botë.

11:56
Vaksina e koronavirusit, amerikanët/ Një në tre, nuk e bëjnë!

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

11:53
Votohet mes pandemisë! Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, rregullat që do të ndiqen

Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet paraqitën platformat e tyre para qytetarëve, sot në mesnatë në Maqedoninë e Veriut nis heshtja zgjedhore përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara të mbahen të mërkurën.

11:46
“Kalbëzim i qeverisë nga korrupsioni”/ Tabaku: Gënjeshtra u është bërë ves, asgjë pozitive për Shqipërinë

“Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik. Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë”, shkroi pak minuta më parë në Facebook, Jorida Tabaku.

11:23
Paralajmërojnë ekspertët britanikë: Vala e dytë e Covid-it do të vijë kur temperaturat të bien në…

Rritja e numrit të të infektuarve ka shtuar frikën e rikthimit të një vale të dytë të Covid-19.

11:18
“Situata në Infektiv, e rënduar”/ Ministria: Kujdes edhe gjatë pushimeve, mos e ulni vigjilencën

“Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar”, u shpreh Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik në një komunikatë për shtyp.

11:03
Koronavirusi në Shqipëri/ 4 persona të tjerë humbin jetën, 83 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Në një komunikatë të përditshme për shtyp, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se përgjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë regjistruar 83 raste të reja.

10:51
(VIDEO) Trafik në autostradën Tiranë-Durrës/ Shoferi bën manovra për t’i shpëtuar vargut të makinave

Mëngjesi i kësaj të diele e ka gjetur autostradën Tiranë-Durrës me një trafik të rënduar.

10:42
“Keqmenaxhim i koronavirusit”/ Sheshi Rabin mbushet me tubues, shpërthejnë protestat në Izrael!

Mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv kundër vështirësive ekonomike të shkaktuara sipas tyre nga keqmenaxhimi i krizës së koronavirusit.

10:34
Shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare/ Hetim 8-mujor, arrestohen 4 persona në Krujë, 2 të tjerë shpallen në kërkim

Pas një hetimi 8-mujor, katër shtetas ranë në pranga në Krujë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare dhe ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

10:29
Koronavirusi/ Mikrobiologu Raka: Kosova e treta në Evropë për infektime

Kosova, për mikrobiologun Lul Raka, është aktualisht e treta në Evropë sa i takon numrit të të infektuarve me Covid-19 për 100.000 banorë.

10:23
Për herë të parë, Donald Trump vendos maskë!

Që prej shpërthimit të pandemisë Covid-19, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur për herë të parë një maskë, duke lënë kështu mënjanë “rebelizmin” e tij.

10:15
Juve eviton humbjen/ 2-2 me Atalantën,+8 ndaj Lazios

Juventus arrin të evitojë një humbje shokuese në Serinë A italiane ndaj Atalantës në ndeshjen e javës së 32 të kampionatit.

10:08
Qarkullonte me armë zjarri dhe targa të vjedhura, arrestohet 21-vjeçari në Shijak

Një 21-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në Shijak, pasi qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete.

09:48
Dalin fotot/ 8 kg kokainë brenda makinës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali- ku e kishin fshehur drogën

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi u kapën me 8 kg kokainë.

09:37
Taksi e palicensuar dhe pa rrip sigurimi/ Tentuan të korruptonin policët, arrestohen 2 persona në Korçë

Dy persona kanë rënë në pranga në Korçë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative, njëri prej të cilëve ushtronte shërbimin taksi i palicensuar dhe tjetri drejtonte mjetin pa rrip sigurimi.

09:23
51 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, një në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë me Covid-19.

09:19
“Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes”/ Basha e nis ditën me shprehjen e Ronald Regan-it

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së, Ronald Regan.

09:07
Nis në orën 10:00 takimi virtual Hoti-Vuçiç

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), e ka publikuar agjendën e plotë të takimit që pritet të mbahet sot në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

08:40
Foto/ Zbuloi se ishte infektuar me Covid-19, këngëtarja shqiptare fotografohet në rrugë

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, e cila është dhe në politikë si deputete, u fotografua jashtë shtëpisë, duke u bërë objekt debati dhe replikash në publik, pasi rezulton me koronavirus. Sipas IKSHPK- së personat e infektuar duhet të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë në mënyrë që të mos bartet infektimi.

08:33
Video/ Habiten policët, për 3 orë kontroll në aksin Sauk-Teg nuk u evidentua asnjë…

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet me radar në aksin Sauk-Teg.

08:13
Sulm në Washington, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulmi që u bë të shtunën në mbrëmje në Bellevue në Washington.

07:54
Lushnje, një fabrikë përfshihet nga flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë të prodhimit arkave të drurit në Lushnje.

07:35
‘Dorëzohet’ Trump, vendos maskën gjatë një vizite në spital

Për herë të parë që nga momenti kur ka shpërthyer pandemia e Covid-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amërikës, Donald Trump ka vënë maskë.

07:18
Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:02
30 të armatosur shkaktojnë kasaphanë në një Kishë në Afrikë, mbajnë 200 vetë peng e vrasin 5

5 persona janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë arrestuar gjatë një masakre të radhës kundër kishave në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

06:30
Paralajmërimi i fortë i ekspertëve britanikë: Vala e dytë e Covid nuk është kjo, do të vijë kur…

Vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër, paralajmërojnë ekspertët britanikë të shëndetësisë.

06:06
Vuani nga zemra? Ja 4 pijet që duhet të pini çdo ditë

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

05:45
Ndikimi i fortë i arrave për uljen e kolesterolit të keq në gjak

Arrat janë të pasura me folat, vitaminë E dhe plot yndyrna të shëndetshme. Ato ofrojnë shumë kalori të cilat gjithësesi nuk kontribuojnë në shtimin në peshë, thonë ekspertët. Studimet e Universitetit të Yale, analizuan rolin e konsumit të arrave dhe uljes së kolesterolit dhe sheqerit në gjak tek njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2.

05:17
Dëmet në shëndet kur ju mungon kalçiumi/ Çfarë i ndodh trupit dhe ushqimet ku e gjeni

Kalçiumi është minerali më i bollshëm që gjendet në trupin e njeriut. 99 përqind e të gjithë sasisë së kalçiumit në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë. Sipas të dhënave ai luan një rol thelbësor në shendetin e zemrës. Burimet më të pasura të kalçiumit janë ato të bulmetit, megjithatë kalçiumi i marrë nga perimet përthithet më mirë në organizëm.

04:45
Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse hani djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme. Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka.

04:14
Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit

Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet. Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit. Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit. Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.

03:50
Trump zbut dënimin ndaj ish-këshilltarit politik, të dënuar për rastin e ndërhyrjes ruse në fushatën zgjedhore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbutur dënimin e ish-këshilltarit të tij politik, Roger Stone, i cili ishte dënuar me 40 muaj burgim në muajin shkurt, nën akuzat se ka gënjyer Kongresin amerikan dhe ka ndërhyrë te dëshmitarët, në rastin e ndërhyrjes ruse në fushatën zgjedhore të presidentit më 2016.

03:25
DASH: Shtetasit amerikanë në Kinë të tregojnë kujdes të shtuar

Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi të shtunën shtetasit amerikanë në Kinë që “të tregojnë kujdes të shtuar” për shkak të rritjes së rrezikut që ata të ndalohen arbitrarisht ose të mos lejohen të largohen nga vendi.

03:03
Një vaksinë kundër COVID, përballë mëdyshjesh dhe rezistence

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët. Por kur të jetë e disponueshme vaksina, anketat tregojnë se 1/4 deri 1/3 e amerikanëve nuk do ta bëjnë vaksinën. Kjo nënkupton se fundi i pandemisë dhe kthimi i njerëzve në punë nuk realizohet thjesht me një sukses të shkencës. Kërkohet punë e madhe edhe me opinionin publik.

02:35
Studimi në SHBA/ Koronavirusi ndryshon sjelljen e konsumatorëve

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar ndjeshëm sjelljen e konsumatorëve në Amerikë. Njerëzit po ndryshojnë zakonet e tyre të blerjes, po grumbullojnë furnizime ushqimore dhe shtëpiake dhe po i drejtohen blerjeve në internet. Ekspertët besojnë se këto ndryshime do të jenë afatgjata si për konsumatorët ashtu edhe për shitësit.

02:12
Presidenti Trump premton rrugë drejt shtetësisë për të rinjtë imigrantë

Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzkutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur. Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga deportimi i menjëhershëm nuk do të zhbëhet. “Do t’u ofrojmë këtyre të rinjve një rrugë drejt shtetësisë,” tha ai.

01:49
Joe Biden përqafon populizmin liberal në platformën zgjedhore

Joe Biden bëri komente ditët e fundit kur po vizitonte një punishte metali në Pensilvani, disa kilometra larg shtëpisë së tij të fëmijërisë. Ai u zotua gjatë vizitës se presidenca e tij do të përkufizohej nga një axhendë e gjerë ekonomike, më e madhe se çdo axhendë që kanë parë amerikanët që nga Depresioni i Madh dhe mobilizimi industrial për Luftën II Botërore.

01:28
Nju Jork/ Në lagjet e varfra, 68% e të testuarve kanë krijuar imunitet

Të dhënat e reja tregojnë se në lagjet e punëtorëve dhe ato të minoriteteve të goditura më rëndë nga koronavirusi në Queens të New York-ut, shumë njerëz po dalin pozitivë në testin e antitrupave.

01:07
Nga Londra në Nju Jork për 3 orë?! Supersoniku gati për fluturim në 2021

Mbi 50 vjet pasi Concorde u ngrit për herë të parë në qiell, një avion krejtësisht i ri supersonik po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë. Start up-i me bazë në Denver, Boom Supersonic njoftoi se do të nxjerrë XB-1, një prototip i parë i avionit të tij të ardhshëm komercial supersonik Overture, i cili mund të udhëtojë nga Londra në Nju Jork për 3 orë.

00:43
Presidenti iranian: Nuk mbyllemi më, s`e përballojmë dot

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij nuk do të shkojë më në karantinë.” Situata jonë ekonomike nuk na e lejon një mbyllje të dytë”, u shpreh Rouhani.

00:15
Fitorja me Teutën/ Orges Shehi: Titulli s’është në dorën tonë

Orges Shehi e ka të qartë se asgjë nuk është në dorën e Kukësit sa i përket titullit kampion. Pas fitores së thellë me Teutën, trajner durrsak i verilindorëve u shpreh:

E shtunë, 11 Korrik 2020
23:56
Humbja e Kukësin/ Martini: Problem gjendja fizike, s’e kuptoj gjyqtarin…

Edi Martini e ka të vështirë ta përtypë humbjen e thellë me Kukësin, që ia faturon gjendjes fizike të skuadrës.

23:54
Kukësi shpërfytyron Teutën dhe i bën presion Tiranës për titullin

Mbrëmje për t’u harruar për Teutën, që u shpërfytyrua në sfidën me Kukësin në “Elbasan Arena” (3-0), duke lëshuar terren ndaj rivalëve për garën për vendin e tretë. Skuadra durrsake pësoi 3 gola brenda 35 minutave lojë dhe e mbylli ndeshjen me 2 lojtarë më pak, duke marrë një shuplakë të fortë vetëm pak ditë para gjysmëfinales së kthimit të Kukës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me të njëjtën kundërshtarë (sfida e parë ka përfunduar 0-0).

23:41
Fiton Skënderbeu, një shkodran fundos Vllazninë

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme duke mposhtur 2-1 Vllazninë dhe duke e zhytur në krizë ekipin shkodran. Epërsia e korçarëve nisi që në minutën e 10 ku shënoi Gripshi.

23:22
Mposht Tiranën në ndeshjen përmbyllëse, Vllaznia shpallet sërish kampione e Shqipërisë për femra

KF Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e Shqipërisë për femra në futboll! Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin kombëtar të futbollit për femra në krye të renditjes me 52 pikë pas 18 javësh.

22:32
“Dielli do të lindë përsëri”/ Pak orë para Hagës, Hashim Thaçi shkon te varri i Adem Jasharit

Pak orë para udhëtimit për në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi varrin e Adem Jasharit, ku kreu nderime ndaj tij në Prekaz.

22:19
Fiton Barcelona, Lazio në krizë/ Sheffield “vret” Chelsea-n

Chelsea mori një goditje të fortë në kampionat teksa u mposht nga Sheffield-i dhe tani rrezikon të dalë nga zona Champions e të parakalohet nga Leicester e Manchester United.

21:49
Fotot klasike të pasionit dhe tërbimit të rinisë në ish-Gjermaninë Lindore

Fotografitë nga Republika Demokratike e Gjermanisë, ose e njohur ndryshe si ish-Gjermania Lindore, nuk janë ekspozuar shumë nëpër botë prej kufizimeve të vendosura nga ish-shteti autoritar.

21:48
Japoni, 63 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur në 63.

21:31
Ministri i Jashtëm italian: Virusi ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën

Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

21:30
Laçi bën detyrën! Fitore e lehtë me Luftëtarin

Laçi bën detyrën e tij në sfidën ndaj Luftëtarit në ndeshjen e javës së 33 të kategorisë Superiore.

21:21
Lajme në dashuri! 3 shenjat e horoskopit që do kenë të reja

Yjet premtojnë ndryshime të mëdha në jetën sentimentale, veçanërisht për 3 shenja të horoskopit.

21:15
“Përpëlitje e një kryeministri në ikje”/ Tabaku: Qeveria, shkaktarja kryesore e krizës ekonomike në Shqipëri

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri”, u shpreh Jorida Tabaku.

21:11
15 fotot që provojnë rezistencën e gjeneve përmes gjeneratave

Ne të gjithë kemi trashëguar diçka nga nëna ose babai ynë, qoftë kjo ngjyra e syve, forma e fytyrës apo e trupit.

21:05
“Do duhej një ndërhyrje e dytë në Kushtetutë dhe për shmangien e koalicioneve”/ VOA: Polemikat për hapjen e listave të deputetëve

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura.

20:46
“Është mëkat dhe gabim”/ Kthimi i Shën Sofisë në xhami, reagon Kisha Autoqefale e Shqipërisë

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi deklaroi se ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

20:28
I akuzuari për vrasjen e tetë policëve vritet gjatë tentativës për arratisje

Një burrë i akuzuar për vrasjen e tetë policëve në Indi është qëlluar për vdekje sot teksa raportohet se tentoi t’i shpëtonte autoriteteve pas arrestimit.

20:28
“U arratisa, e di si i trajtojnë ata që thonë të vërtetën”/ Virologia kineze: Pekini mbuloi shpërthimin e koronavirusit

“Qeveria kineze mbuloi shpërthimin e koronavirusit”, kështu shprehet një virologe kineze, e cila thotë se është detyruar të arratiset nga Hong Kongu sepse e di mirë se si i trajtojnë atje ata që thonë të vërtetën.

20:04
Zgjatet misioni i EULEX-it në Kosovë për një vit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Josep Borrell, janë pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

20:02
Politikat e emigracionit/ Në Norvegji prioritet do t’i jepet refugjatëve LGBT

Norvegjia ka njoftuar së fundmi se refugjatët që janë “gay”, lesbike, biseksualë e transgjinorë do të kenë prioritet në transferimin nga qendrat e azilit në vendbanimin e përhershëm.

20:01
“Jeho” në Top Channel/ Spektakli i muzikës, çdo të diel në orën 20:00

“Jeho”, spektakli më i ri i muzikës, rikthehet në ekranin e Top Channel.

20:00
Të gjesh shpirtin binjak në Diasporë. Nisma unike e dy shqiptarëve të lindur në Zvicër

Valon Asani dhe Larklind Cerkezi, me origjinë shqiptare, dhe që jetojnë në Zvicër kanë krijuar diçka unike për të gjithë shqiptarët në diasporë me synimin e bashkimit të shqiptarëve kudo në botë.

19:40
Kosovë, 205 infektime/ Në një ditë kanë humbur jetën tre persona

Tre persona e kanë humbur betejën me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 97.

19:28
Dy të vdekur/ Turisti bie nga kati i shtatë i hotelit dhe…

Dy njerëz kanë vdekur mbrëmë, kur një turist britanik ka rënë nga kati i shtatë i një hoteli luksoz në Costa Del Sol, duke vrarë dhe një person tjetër që zuri poshtë vetes.

19:17
Covid-19, Merkel: Pandemia ka nevojë për përgjigje globale

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pjesëmarrjen e vendit të saj në organe ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë.

19:15
8 viktima të reja nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, në mesin e tyre një 24-vjeçare

Sot është regjistruar viktima më e re në moshë nga virusi korona në vendin Maqedoninë Veriore.

19:07
Studimi italian: Ja cila është kura më e mirë për kancerin e mëlçisë

Një studim italian i botuar në The Lancet Oncoloy demonstron efektivitetin më të madh të transplantimit në krahasim me trajtimet e tjera në pacientët me karcinoma hepatocelulare, një zbulim që mund të ndryshojë trajtimin e kancerit të katërt më të shpeshtë në botë.

19:06
Gjermani, ”CureVac” teston vaksinën antiCovid-19 te 4 mijë vullnetarë

Rreth 4 000 vullnetarë janë regjistruar si subjekt për një studim të vaksinimit kundër koronavirusit, në Spitalin Universitar gjerman të Tuebingenit.

19:05
UNESCO: Keqardhje e thellë për ndryshimin e statusit të Shën Sofisë

Keqardhje e thellë për vendimin e autoriteteve turke, të marrë pa diskutime paraprake, për të ndryshuar statusin e Shën Sofisë nga muze në xhami, pas një vendimi të gjykatës turke të publikuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, thuhet në një njoftim të UNESCO-s.

18:59
SHBA aprovon kontratën $23 miliardë për shitjen e 105 gjuajtësve F-35 për Japoninë

Departamenti amerikan i shtetit ka aprovuar kontratën për shitjen e 105 avionëve ushtarakë F-35 të prodhuar nga Lockheed Martin, për Japoninë, me një vlerë mbi 23 miliardë dollarë.

18:51
COVID-19/ Manastirliu inspekton spitalin e Vlorës: Fuqizojmë terapinë intensive, përgatitemi për çdo situatë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin rajonal të Vlorës.

18:22
Covid pushton FC Zürich/ Zvicër, Super League në rrezik

Super League zvicerane është në rrezik për shkak të klubit të Zurich-ut që po rezulton një vatër e koronavirusit në futbollin helvet, teksa ka regjistruar një sërë rastesh pozitive me Covid-19, mes të cilëve shqiptari Mirlind Kryeziu.

18:17
F1 GP Styrian/ Hamilton, pole position mes shiut

Lewis Hamilton rezultoi njeriu i shiut në pistën e Spielberg në Austri ku u zhvilluan provat kualifikuese të garës së dytë të Formula.

18:16
Greqia vendos sanksione ndaj Turqisë për konvertimin në xhami të muzeumit Shën Sofia

Greqia do të vendosë sanksine ndaj Turqisë për vendimit e saj të rikthimit në xhami të muzeumit të famshëm të Stambollit, Shën Sofia, njoftonin sot mediat vendase.

18:14
Hyn në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”, Rama: I hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë

Prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”, lajm ky i bërë me dijeni nga kryeministri Rama.

17:48
Pesë të vdekur në pengmarrjen dhe përleshjet mes besimtarëve të kishës, 30 të arrestuar

Kisha Pentecost në Zuurbekom të Afrikës së Jugut ishte mëngjesin e sotëm skena e një pengmarrjeje me të paktën pesë të vrarë, ndërsa policia ka arrestuar deri tani 30 të dyshuar për ngjarjen.

17:44
Një vaksinë kundër COVID-19, përballë mëdyshjes dhe rezistencës…

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

17:40
Brenda 24 orëve të fundit, SHBA raporton 851 vdekje të reja nga COVID-19

SHBA gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 851 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 136.720 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend.

17:36
Thaçi bën thirrje për respektim të masave antiCovid-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se gjendja me koronavirusin në Kosovë është tejet shqetësuse dhe bëri thirrje që të respektohen masat në mënyrë më rigoroze.

17:15
Masakra e Srebrenicës, Rama si kryetar i OSBE-së: Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer, por…

Duke shprehur respekt ndaj viktimave boshnjake të gjenocidit të Srebrenicës në 1995-ën, kryetari i OSBE-së, njëherësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se për të kujtuar këtë krim mizor, duhet të shkojmë përtej përkujtimit dhe fjalëve, dhe të nxjerrim mësime.

17:11
Britanikët vërshojnë bareve në të premten e parë të alkoolit pas koronavirusit (FOTO)

Britanikët e etur për alkool vërshuan mbrëmë në bare, pub-e e më pas në “fast food-e”, në të premten e parë të shthurjes pas izolimit të koronavirusit.

17:03
Konflikt në një lokal në Gramsh/ Një i arrestuar, një tjetër në kërkim; ndëshkohet pronari

Një konflikt mes disa personave në Gramsh, në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, çka solli prishje të qetësisë publike çoi në pranga një 30 vjeçar, shpalljen në kërkim të një 31-vjeçari dhe procedimin penal të 4 personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

16:56
Presidenti iranian: Nuk mbyllemi më, s’e përballojmë dot!

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij nuk do të shkojë më në karantinë.

16:47
Vdes në Francë shoferi i sulmuar nga pasagjerët që nuk donin të mbanin maskë

Një drejtues autobusi në Francë ka vdekur mëngjesin e sotëm, disa ditë pasi u sulmua nga pesë pasagjerë që refuzonin të mbanin maskën e detyrueshme në transportin publik.

16:47
Robert de Niro/ Covid-19 “falimenton” aktorin

Shumë po humbin para nga Covid-19, e në këtë listë bën pjesë dhe ylli i kinemasë, Robert de Niro.

16:36
“Njësi serbe vranë atje mbi 8.000 djem dhe burra myslimanë”, ish-diplomatja për DW: Në Srebrenicë Evropa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe konsiderohet si një nga njohëset më të mira të Ballkanit në diplomacinë gjermane, është e sigurt se “pas katër vitesh lufte dhe spastrimi etnik me kampe përqendrimi, zhvendosje masive dhe përdhunime masive, mund të dihej se çfarë ishte e mundur “.

16:28
Misteri i mbytjes së aktores Naya Rivera, kërkuesit: Ka goditur kokën në liqen

Aktorja e serialit të njohur amerikan GLEE, Naya Rivera mund të ketë goditur kokën teksa është hedhur në liqen e Kalifornisë nga barka e saj, thanë sot grupet e kërkimit për trupin e saj.

16:22
Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.214 vdekje, në Meksikë 665 dhe në Indi 519.

16:07
Brooklyn Beckham fejohet me të dashurën Nicola Peltz, prindërit David e Victoria japin miratimin

Djali i madh i çiftit të famshëm anglez të showbiz-it, David e Victoria Beckam, 21-vjecari Brooklyn, është fejuar me të dashurën e tij 25-vjeçare Nicola Peltz.

15:54
Çmimet e ICT Awards/ Shpallen fituesit e edicionit të tetë

Eventi më i rëndësishëm i vitit kushtuar teknologjisë dhe komunikimit mbërrin ne edicionin e tetë.