E mërkurë, 16 Dhjetor 2020
11:19
“Kushi të japë dorëheqjen!”, Studentët qëllojnë ministrinë me vezë e bojë të zezë (Fotot)

Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes për Universitetin janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme.

11:15
Mbi 1.6 milion fëmijë amerikanë janë infektuar nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Pothuajse 180,000 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u diagnostikuan me koronavirus në periudhën 26 nëntor deri më 10 dhjetor, duke shkuar në total mbi 1.6 milion raste që nga fillimi i pandemisë.

11:09
Mbyllja e Kuvendit, seancë edhe pas Krishtlindjeve

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mëngjesin e së mërkurës ka marrë vendimin për shtyrjen e punimeve të seancës plenare edhe pas Krishtlindjeve, ndërkohë që sipas kalendarit të punimeve, seanca e fundit e Parlamentit për këtë vit ishte përcaktuar 17 dhjetori.

11:09
Zbulohen 250 mijë abuzime në institucionet e Zelandës së Re

Komisioni Mbretëror i Zelandës së Re sot zbuloi se mbi 250 mijë fëmijë dhe të rritur të pambrojtur që ishin nën kujdesin shtetëror u abuzuan nga institucionet e drejtuara nga shteti nga viti 1950 deri në 2019-ën.

11:07
Patrullim, sulm kundërshtarit dhe evakuim i të plagosurve/ Xhaçka poston videon gjatë stërvitjes së Forcave të Armatosura

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një video nga Forcat e Armatosura teksa që po stërviteshin trupat e batalionit të III të këmbësorisë në Poshnje.

11:03
Sot Serie A/ Spikasin Inter-Napoli, Juve-Atalanta

Futbolli italian nisi turin e forcës së ndeshjeve të fundvitit me dy ndeshjet e javës së 12 luajtura të martën Lazio-Benevento 1-1 dhe Udinese-Crotone 0-0.

11:02
Përleshje midis grupeve të milicisë, zhduken 100 studentë në Kongo

Rreth 100 studentë janë zhdukur dhe disa fshatra janë djegur gjatë përleshjeve midis grupeve të milicisë në Republikën Demokratike të Kongos.

10:59
Mbi 73.8 milionë persona të prekur me COVID në të gjithë botën

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, të paktën 73.842.985 njerëz janë diagnostikuar me COVID-19 në botë ndërsa 51.845.365 pacientë janë shëruar.

10:51
U arrestuan gjatë aksionit antidrogë në Vlorë, lihen në burg 28 prej të ndaluarve

Gjykata e Vlorës, ka bërë vlerësimin e masave të sigurisë për 32 personat të cilët u arrestuan në Vlorë pas një hetimi 6 mujor antidrogë.

10:45
Durrës, po lëviznin në kahe të ndryshme/ Toyota përplaset me Benzin, përfundon mbi rrethrrotullim

Një aksident automobilistik ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës.

10:42
Tmerr në Prizren/ Vriten babë e bijë brenda shtëpisë, policia zbulon detaje të reja

Një tragjedi ndodhi ditën e djeshme në një familje në Prizren, ku babë e bijë mbetën të pajetë brenda shtëpisë, teksa vrasja ndodhi në sy të anëtarëve të familjes.

10:39
Arrestohen 18 terroristë të DEASH në Turqi

18 të dyshuar të lidhur me organizatën terroriste DEASH u arrestuan mëngjesin e sotëm në një operacion kundër grupit terrorist në Stamboll.

10:30
Rriten rastet në Korenë e Jugut, planifikohen masa të reja

Koreja e Jugut raportoi rastet më të larta ditore të COVID-19 që nga janari, ndërsa autoritetet shëndetësore mendojnë për masa të rrepta parandaluese.

10:25
Dakota Johnson është fejuar me Chris Martin? Unaza në gishtin e aktores që tërhoqi vëmendjen (Foto)

Johnson u pa gjatë fundjavës, teksa vuri në dukje një unazë të gjelbër të madhe në gishtin e saj të martesës, duke na bërë të besojmë se i dashuri Chris Martin i ka propozuar aktores.

10:25
Vrasja e Anton Kelit në Rrëshen, ende asnjë gjurmë e autorëve! Detajet/ Viktima është ndjekur nga autorët

Vrasja që ndodhi mbrëmë në Rrëshen nuk ka akoma një autor edhe pse policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër mjaft të lartë të personave që mund të kishin dijeni mbi këtë vrasje.

10:19
Huthit konfiskojnë shtëpinë dhe zyrën e nobelistes, Tawakkol Karman

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Tawakkol Karman, njofti se shtëpia dhe zyra e saj në kryeqytetin e Jemenit, Sana është konfiskuar nga ana e Huthive.

10:17
Niveli 3 i kufizimeve! Londër, fillon zbatimi i masave të rrepta kundër COVID-19/ Mbyllur kafenetë, restorantet…

Në kuadër të luftës kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), në Londër ka filluar zbatimi i masave të “nivelit 3” me kufizime më të rrepta.

10:16
Tapë në timon, vjedhje portofoli dhe dhunë/ 7 të arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve

7 persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme jatë 24 orëve në Tiranë.

10:04
Loredana Zefi thotë se vajza e saj Hana kupton katër gjuhë (Fotot)

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, së fundmi ka bërë një bisedë 40-minutëshe me moderatorin Aira Nejati për Apple Music, ku edhe ka dhënë një deklaratë pak të çuditshme.

10:02
Ekspertët britanikë japin “detaje” rreth variantit të ri të COVID-19, që duket se shpërtheu brenda vendit

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar që identifikuan variantin e ri të COVID-19, i cili duket se po përhapet shpejt në disa pjesë të Anglisë, thonë se infeksioni duket se filloi nga brenda dhe mund të mos jetë “i importuar”.

09:49
Çfarë ndodh nëse përdorni më shumë seç duhet 8 përbërës ushqimorë në rutinën tuaj të bukurisë? (Foto)

Produktet kozmetike natyrore janë në trend. 33.5% e industrisë së bukurisë natyrore përbëhet nga produkte natyrore të kujdesit për lëkurën, 33% e kujdesit natyror për flokët dhe 41% e konsumatorëve të bukurisë përdorin çdo muaj një produkt “të bërë vetë”. Por ndërsa ato janë miqësore me mjedisin dhe përgjithësisht më pak agresive, ne duhet të jemi të kujdesshëm kur shtojmë këto përbërës natyralë në rutinën tonë të bukurisë.

09:48
Kina detyron qindra mijëra njerëz të punojnë në fushat e pambukut

Një Institut amerikan i ka akuzuar autoritetet kineze se kanë detyruar qindra mijëra ujgurë etnikë dhe njerëz të tjerë, kryesisht myslimanë autoktonë, të bëjnë punë të rënda fizike në fushat e pambukut në provincën perëndimore të Ksinjiang.

09:42
7 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohen dy persona nga Pogradeci

Qarku Korçë – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës për shkak se janë kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

09:40
Modelja ruse masakron nënën me thikë, i nxjerr zemrën dhe organet e tjera (Fotot)

Modelja ruse Anna Leikovic është autorja e dyshuar për masakrimin e nënë së saj me thikë.

09:30
SPAK merr nën hetim privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani”

Kallëzimi i kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani” ka shënuar një zhvillim të ri.

09:29
Seancë për marrjen e masës së sigurisë/ Dërgohen para gjykatës së Vlorës 27 të arrestuarit për drogë

Nën masa të rrepta sigurie kanë hyrë sot në gjykatë 27 personat e arrestuar dy ditë më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Pritet të zhvillohet seanca për marrjen e masës së sigurisë. 

09:29
Covid-19, Gjermania shënon rekord viktimash! Vendi i nënshtrohet një mbylljeje të dytë

Për herë të dytë brenda një viti Gjermania kufizon fort jetën publike. Se sa serioze është gjendja e pandemisë e tregon shifra e vdekjeve të mërkurën. Jens Spahn premton ndërkohë transparencë maksimale për vaksinën.

09:26
Kokainë dhe heroinë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar u kap ditën e sotme në Elbasan pasi iu gjet në makinë kokainë dhe heroinë.

09:23
Durrës, me arkivol në duar/ Protestë për Klodian Rashën, arrestohen 2 persona dhe procedohen 2 të tjerë

Dy persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pasi akuzohen se organizuan një protestë për vrasjen e Klodian Rashës, në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluara prej situatës së pandemisë.

09:15
Foto ekskluzive/ Ky është greku që ofendoi për origjinën dhe plagosi me pistoletë 32-vjeçarin shqiptar

Ky që shihni në këtë foto është djali i biznesmenit grek, që plagosi një shqiptar pasditen e të martës në lagjen Peristeri të Athinës.

08:48
Si do ta sigurojë Kosova vaksinën antiCovid-19?

Festat e fundvitit edhe Kosovën do ta gjejnë me masa të nevojshme dhe një plan të ri për të parandaluar përhapjen e Covid-19, ndonëse autoritetet nuk kanë specifikuar ende, nëse do të ketë mbyllje të plotë për shkak të gjendjes jo të përmirësuar me pandeminë.

08:37
250 vite më parë, atëherë kur lindi Beethoven-i…

Më 16 dhjetor të vitit 1770, në Këln lindi Ludwig van Beethoven, kompozitor e pianist, figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, i cili mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve.

08:30
27-vjeçarja nga India, gruaja më e shkurtër në botë

Jyoti Amge ka hyrë në rekordin Guiness, si gruaja më e shkurtër në botë, vetëm 62,8 cm e gjatë.

08:15
Gjermania zyrtarisht në “Lock-Down”, mbyllen shkollat dhe bizneset jo parësore

Gjermania ka hyrë në ‘Lockdown’, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore në një përpjekje për të ndaluar një rritje të infeksioneve Covid-19. Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar.

07:41
Sulmon dhe plagos shqiptarin, arrestohet djali i biznesmenit të fuqishëm grek

Policia greke ka mundur të arrestojë brenda pak orëve, një shtetas grek, i cili goditi dhe plagosi një shtetas shqiptar paditen e së martës në lagjien Peristeri të Athinës.

07:40
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

07:27
“Me shpresën t’i kthehet shikimi” – Rama jep lajmin: Efektivi që u plagos në protestat për vrasjen e Klodian Rashës udhëton drejt Turqisë

Në ditën e parë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, u plagosën 8 efektivë policie ku njëri prej tyre u plagos në sy duke rrezikuar humbjen e shikimit.

07:07
Covid-19/ Masat kufizuese shtrihen në të gjithë Danimarkën

Masat e bllokimit të pjesshëm në fuqi në dy të tretat e komunave daneze, përfshirë qytetet më të mëdha, do të shtrihen në të gjithë vendin, me synim frenimin e rritjes së rasteve të reja, njoftoi qeveria daneze.

06:58
Zbuloni si ndikon mbipesha tek diabeti dhe dhjamosja e mëlçisë

Obeziteti është kthyer në një epidemi që ka një efekt domino në shëndetin e gjithëkujt. Një nga rreziqet që i kanosen njerëzve nga obeziteti është dhjamosja e mëlçisë e cila mund ta dëmtojë atë ose mund të nxisë shfaqjen e kancerit.

06:29
Njihuni me 3 llojet më të përhapura të akneve dhe trajtimet përkatëse

Puçrat nuk janë vetëm lajmëtare të pubertetit, përkundrazi, prania e tyre vërehet gjithnjë e më shumë edhe tek të rriturit, kjo falë stresit, ushqyerjes dhe hormoneve.

06:06
Gabimet që bëni kur sëmureni me grip/ Këshillat e duhura

Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt. Në këtë artikull do të mësoni për gabimet që duhet të shmangni kur jeni sëmurë.

05:10
McConnell njeh demokratin Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale

Gjashtë javë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA, kreu i shumicës republikane në senatin amerikan, Mitch McConnell e pranoi të martën se demokrati Joe Biden është presidenti i zgjedhur i vendit. Senatori McConnell përgëzoi zotin Biden ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdoi pretendimet e tij të pabazuara se mashtrimet me votimet e privuan atë nga rizgjedhja.

04:40
SHBA/ Biden pritet të emërojë ish guvernatoren Jennifer Granholm si sekretare të energjisë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të emërojë ish guvernatoren e Miçiganit Jennifer Granholm si sekretare të energjisë në administratën e tij, sipas dy personave që kishin dijeni për vendimin.

04:24
SHBA/ Presidenti i zgjedhur Biden emëron ish rivalin, Buttigieg, si sekretar të transportit

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka emëruar zotin Pete Buttigieg, një nga ish rivalët e tij në fushatën presidenciale mes demokratëve, si kreun e Departamentit të Transportit në administratën e tij të re, sipas njoftimeve të medias.

03:58
SHBA, intensifikohen përpjekjet për arritjen e një marrëveshje ndihmash për Covid-19

Krerët republikanë dhe demokratë vazhduan negociatat të martën në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi një raund të ri ndihmash financiare për koronavirusin.

03:27
OBSH: Mungesa e fondeve pengon qasjen e vendeve të varfra tek vaksinat për COVID-19

Një nismë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë njofton se nuk po arrin të sigurojë fondet e nevojshme për të furnizuar vendet e varfra me vaksina, terapi dhe diagnostikim për të luftuar koronavirusin.

03:03
Putini uron Presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar zotin Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale amerikane që u mbajtën në nëntor.

02:31
Inaugurimi i presidentit: Masa të rrepta për mbrojtjen nga COVID

Komisioni i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden njoftoi të martën masat për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë ceremonisë që do të zhvillohet më 20 janar, në kushtet e krizës së koronavirusit, e cila u ka marrë jetën qindra mijëra amerikanëve.

02:12
Krishtlindje ndryshe/ Andrea Bocelli këndon me vajzën

Të Dielën e Pashkëve, nga Katedralja e Duomos, Andrea Bocelli i dërgoi një lutje botës në mesin e pandemisë së koronavirusit. Ishte pikërisht ajo që i duhej njerëzve gjatë një kohe kaq të zymtë: Koncerti i Pashkëve i tenorit të famshëm, mori gati 28 milion klikime në vetëm 24 orë.

01:47
Pandemia, pikë kthese/ Ekspertët: Vaksina, arma kyçe. Në SHBA pritet të miratohet edhe Moderna

Të hënën, punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin të parët që morën dozat e vaksinës së kundër koronavirusit të miratuar në SHBA.

01:16
Mesazh për Klodinian/ Albin Kurti: Revolta flet qartë

“I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë.

00:48
Isco edhe më larg Realit, në Angli e kërkon Evertoni

E ardhmja e Isco është gjithmonë e më larg Realit të Madridit.

00:37
Spektakël dhe gola në Frankfurt, Stindl shmang humbjen e Borussia M.

Spektakël dhe gola në sfidën e parë të javës së 12 të kampionatit gjerman, që pa përballë njëra-tjetrës Eintrachtin e Frankfurtit dhe Borussia Monchengladbach, teksa rezultati final ishte në shifrat e barabarta 3-3 dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

00:24
E nisën me përqafim, e mbyllën në barazim, vëllezërit Inzaghi ndajnë nga një pikë

Filippo dhe Simone Inzaghi, dy vëllezër që kanë shënuar gola të shumtë në kampionatin italian si sulmues, mbrëmjen e sotme ishin rivalë për 90 minutat e përballjes Benevento-Lazio, si trajnerë të skuadrave përkatëse.

00:11
Man. City vuan në finalizim, ndalet në barazim edhe ndaj West Brom

Vetëm tre ditë pas barazimit pa gola në derbin ndaj Manchester Unted, skuadra e Manchester City-t ndalet sërish, këtë herë në “Etihad Stadium” përballë West Bromwich, ku nuk shkoi më shumë sesa rezultati 1-1.

E martë, 15 Dhjetor 2020
23:40
Top Story/ Grushti ndaj gazetarit Babaramo, Luan Rama: Situatë e stisur për rrëzimin e Fatos Nanos

Në Korrik të vitit 2002, emërohet në krye të Ministrisë së Rendit ish-gazetari i Zërit të Popullit Luan Rama. Ai ishte në krye të dikasterit kur u zhvillua një operacion i gjerë kundër skafeve dhe gomoneve që trafikonin klandestinë dhe lëndë narkotike në Itali.

23:33
Top Story/ Trazirat e 14 Shtatorit ‘98, gazetari zbulon si u sulmua mjeti i Ministrit të Brendshëm Perikli Teta

Perikli Teta u emërua më 24 Prill të vitit 1998 në krye të dikasterit që në atë kohë quhej Ministria e Rendit. Ai qëndroi në detyrë deri në 29 Shtator të vitit 1998. Teta ishte ministër në ditën kur në vend ka ndodhur ajo që konsiderohet vrasja e shekullit, ekzekutimi i liderit të lëvizjes së dhjetorit Azem Hajdari.

23:29
Top Story/ Braçe: Strukturat kriminale të Berishës, na masakruan pas zgjedhjeve të 26 Majit ’96

Në prill të vitit 1993 deri në korrik të 1996 postin e ministrit të brendshëm në Shqipëri do ta mbante Agron Musaraj. i cili ishte deputet i Beratit, me profesion arsimtar por edhe sportist i disiplinave të “rënda” si mundja.

23:25
Top Story / A urdhëroi Gramoz Ruçi vrasjen e 4 protestuesve të 2 Prillit ’91? Gazetari zbulon dokumentin

Ministri i Brendshëm në vitin 1991 ishte Gramoz Ruçi. Këtë post ai e mbajti nga Shkurti deri në Maj të vitit 1991.

23:12
Top Story/ “Sandër kimiku”, Lleshaj: Do ishte tmerr nëse më etiketonin “Sandër balistiku”

Në të gjitha këto protesta policia ka përdorur forcën, sprajt djegës dhe gazin lotsjellës. Nga të gjitha këto episode për herë të parë në Shqipëri një ministër do të etiketohej si “Sandër kimiku”, për shkak të gazit që është përdorur në protesta.

22:58
Lëkundje të lehta toke në Elbasan!

Lëkundje toke të lehta janë ndjerë në Elbasan.

22:54
Krishtlindje ndryshe, Andrea Bocelli këndon me vajzën

Të Dielën e Pashkëve, nga Katedralja e Duomos, Andrea Bocelli I dërgoi një lutje botës në mesin e pandemisë së koronavirusit. Ishte pikërisht ajo që i duhej njerëzve gjatë një kohe kaq të zymtë: Koncerti i Pashkëve i tenorit të famshëm, mori gati 28 milion klikime  në vetëm 24 orë.

22:49
Top Story/ Në 2 vite Ministër, detyra kryesore e Sandër Lleshajt ishte menaxhimi i protestave: Më penguan për reformat!

Sandër Lleshaj është ministri më i “egër” sa i përket përballimit të protestave. Ndoshta kjo edhe për faktin se ai vinte nga radhët e ushtrisë. Që ditët e para të ardhjes në pushtet Lleshaj u përball me protestat e dhunshme të banorëve të Astirit. Pas kësaj proteste, një tjetër më e madhe do të organizohej nga studentët.

22:43
Top Story/ Sandër Lleshaj tregon pse mijëra të rinj protestuan kundër tij

Është data 8 dhjetor 2020. Dita e rinisë do të përgjakej nga dy krisma në mesnatë. Një polic qëllon mbi të riun 25 vjeçar, Klodian Rasha, duke i marrë jetën. Të nesërmen me qindra qytetarë dolën në protesta ku kërkonin largimin e Ministrit të Brendshëm.

22:40
Shpërfill perëndimin/ Oliver Stone bën vaksinën ruse

Në moshën 74 vjecare, regjizori me famë botërore Oliver Stone nuk pati frikë të provonte vaksinën e koronavirusit, po jo atë amerikane apo britanike. Stone ka preferuar të marrë vaksinën ruse Sputnik V; injeksionin e ka bërë përpara disa ditësh edhe pse u njoftua tani, ndërsa thotë se ndihet shumë mirë.

22:31
Open/ Kreshnik Spahiu: Shqiptarët nuk duan kalçeto! Ka ardhur koha për ndryshim sistemi

Pas 6 ditësh, protesta për vrasjen e Klodian Rashës duket se ka përfunduar. Në Open në Top Channel kjo është tema e diskutimit.

22:24
Maqedonia Veriore masa të reja kufizuese antiCOVID-19

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftuan sot vendimet e qeverisë për paketën e re të masave kufizuese, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

22:13
Open/ Mërtiri: Protesta nisi paqësore, por dhuna shpërtheu kur…

Pas 6 ditësh, protesta për vrasjen e Klodian Rashës duket se ka përfunduar. Në Open në Top Channel kjo është tema e diskutimit.

21:57
U konfirmua nga kolegji/ Republikanet pranojnë fitoren e Biden

Lideri i shumicës republikane në senatin amerikan, Mitch McConnell, uroi presidentin e zgjedhur demokrat Joe Biden dhe zëvëndespresidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke i dhënë fund kështu heshtjes së gjatë për rezultatin e garës presidenciale.

21:54
Serbia i ndërpret Kosovës furnizimin me energji elektrike

Menjëherë pas fillimit te funksionimit të pavarur të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia ka ndërprerë transmetimin e 500 megavatëve të energjisë elektrike që Kosova kishte importuar nga ky shtet, ka bërë të ditur për Radion Europa e Lirë, Nebih Zariqi, anëtar i bordit të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës.

21:54
Kreshnik Spahiu plas ‘bombën’ në Open: Ka përgjime të opozitës se ajo ka organizuar veprimet në protesta. Tre sms i kam parë vetë

Kreshnik Spahiu bëri një deklaratë të fortë në Open, ku tha se opozita ka organizuar veprime dhe skenare në protestat për Klodian Rashën.

21:46
Policia bastis tjetër orgji me 60 persona në Belgjikë, përballë spitalit të koronavirusit

Policia belge tha se ka ndaluar një orgji me rreth 60 të ftuar, të mbajtur në një apartament përballë spitalit ku trajtoheshin pacientët e koronavirusit.

21:46
Mertiri në “Open”: Ata fëmijë dhe të rinj protestues nuk pyesin as për ambasadorë dhe për asnjë njeri

Ergys Mertiri ishte i ftuar sot në emisionin “Open” për të folur rreth protestave të mbajtura në ditët e fundit për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

21:35
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjylameti në “Open”: U përdorën fëmijët për të ardhur në pushtet përmes dhunës

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ishte e ftuar në “Open” ditën e sotme, për të folur rreth protestave të mbajtura ditët e fundit për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

21:23
Grabitësit vjedhin orën e xhepit $27,000 të dhuruar nga ish-presidenti i SHBA

Një orë xhepi me vlerë rreth $27,000 e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Woodroë Wilson është vjedhur në një dyqan antikitetesh, njoftoi sot policia e Londrës.

21:22
Open/ Frrok Çupi: Protestat, projekt politik! Mos të bëjmë sikur se kemi parë që në bulevard janë vrarë njerëz!

Në ditën e 7 të protestave për vrasjen e Klodianit Rasha , duket se gjendja është qetësuar dhe po shkon drejt shuarjes.

21:05
​Tjetër dështim për Chelsean, mposhtet edhe nga Wolves

Humbja na Evertoni javën e kaluar duket se e ka lënë me pasoja skuadrën e Chelseat e cila edhe sonte ka pësuar humbje nga Wolverhamptoni.

20:56
Shkëmbi i presidentëve/ Fotot e reja zbulojnë planet e parealizuara të memorialit Rushmore në SHBA

Monumenti i presidentëve në malin Rushmore në SHBA duhet të dukej shumë më ndryshe nga memoriali gjigand që shihet sot në South Dakota, siç zbulohet së fundmi në disa imazhe të papublikuara më parë.

20:55
​Gjenden të vdekur babë e bijë në Prizren

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren.

20:48
Nga 20 dhjetori hyrja në Serbi vetëm me test negativ PCR

Qeveria e Serbisë ka vendosur të kërkojë testin negativ të koronavirusit për udhëtarët që hyjnë në territorin e saj. Testi PCR, duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë, dhe do t’iu kërkohet si shtetasve të vendit, ashtu edhe të huajve. Siç, njoftoi Qeveria e Serbisë, ky vendim do të hyjë në fuqi të dielën, më 20 dhjetor.

20:47
​Mustafa: Shohin ëndrra ata që mendojnë se Vetëvendosja do t’i fitojë 50 për qind të votave

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se asnjë parti politike në Kosovë nuk mund të fitoi 0 për qind të votave në nivel vendi.

20:45
Totalisht e zhveshur në shtrat/ Jessie J çmend fansat me foton e fundit

Jessie J është zhveshur totalisht nudo ndërsa pozonte në shtratin e saj.

20:44
Në Prishtinë tubim për Klodian Rashën/ Albin Kurti: Shqipëria ka plot njerëz të ndershëm, u duhet vetëm të…

Edhe në Prishtinë po kërkohet drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë në Tiranë nga Policia, Klodian Rasha.

20:40
Penalizohen qytetarët. Gjobat me kamatë vonesë, sistemi jashtë funksionit!

Një qytetar nga qyteti i Elbasanit ankohet në Fiks Fare për një gjobë të marrë që në datën 1 dhjetor . Ai tregon se edhe pse ka shkuar çdo ditë për pagesën nuk ka mundur ta kryejë për shkak se sistemi i gjobave ka dalë jashtë funksionit.

20:28
Atentati ndaj Kelit/ FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Rrëshen

Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli 51-vjeç u vra sot në Rrëshen. Ndërkohë mësohet se në Rrëshen kanë zbarkuar tashmë forcat e RENEA, FNSH dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Voca.

20:13
​Suedia do të rrisë buxhetin e saj ushtarak për shkak të tensioneve në rajon

Parlamenti suedez miratoi sot një rritje prej 40 për qind në buxhetin e mbrojtjes për 2021-2025, duke shpjeguar se tensionet në rajonin e Detit Baltik janë rritur në vitet e fundit, me zyrtarë që thonë se Rusia është arsyeja kryesore për lëvizjen.

20:13
Numër shokues vdekjesh në banesat sociale të azilantëve në Britani/ Raporti

Një raport i të përditshmes “Guardian” tha sot se 29 azilantë kanë gjetur vdekjen këtë vit në banesat sociale të caktuara nga autoritetet britanike, rreth pesë herë më shumë nga sa kanë vdekur në kalimin e rrezikshëm të ngushticës Pas de Calais me Francën.

20:11
Itali, 14.844 raste të reja ditore dhe 846 vdekje nga COVID-19

Janë 14 844 rastet e reja pozitive me COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa viktimat e lidhura me virusin janë 846.

20:04
Gjermani, përhapja e COVID-19 është jashtë kontrollit

Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier tha sot se përhapja e koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit, pas dështimit të bllokimit të plotë të vendosur nga qeveria nëntorin e kaluar.

20:03
204.748 raste të reja me COVID-19 në SHBA

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan sot 204.748 raste të reja të koronavirusit dhe 1.766 vdekje nga efektet e infeksionit në SHBA.

20:00
Vllaznia në krye të Superligës/ Xhaferri: Janë tejkaluar pritshmëritë. Titulli është ëndërr për këtë sezon

Pas 8 javësh Vllaznia duket se ka befasuar edhe vetë drejtuesit e saj me ecurinë dhe me udhëheqjen që po i bën Superligës me 6 fitore një barazim dhe vetëm 1 humbje.

19:53
Vrasja pas njohjes në “Instagram”/ Zbardhet ngjarja pas dëshmisë së vajzës me 16 mijë ndjekës

“Vrasje për shkak te Instagramit”, ky është konkluzioni i Prokurorisë për ekzekutimin e Vilson Tafciut.

19:49
Itali/ Gjenden kufoma brenda 3 valixheve, dyshohet se janë çifti i shqiptarëve nga Vlora që u zhdukën në 2015-n!

Në Firenze të Italisë u gjetën dy kufoma të copëtuara dhe të futura në tre valixhe. Ata janë gjendur në aksin Firence -Pisa-Livorno, pranë burgut të Solliçianos.

19:43
Melisa mbush me djersë në takimin 4 minutësh Panajotin: Më bëj të lumtur!

Në pjesën e tretë të emisionit “Përputhen” u zhvillua takimi 4-minutësh mes Melisës dhe Panajotit.

19:42
Atentati ndaj Anton Kelit dhe historia e ekzekutimeve seriale në Rrëshen / U qëllua sa doli nga makina, shkoi në market për ndihmë, por nuk ia doli

Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli 51-vjeç u vra sot në Rrëshen.

19:36
Erlindi: Për mua është shumë i rëndësishëm seksi, por mund të pres… Sindi: E do një dolli kjo gjë!

Në pjesën e dytë të takimit mes Erlindit dhe Sindit, kjo e fundit u duk si një person komplet tjetër, shumë e përfshirë dhe e qeshur. Mos ndoshta ishte vetëm efekti i Erlindit po nuk ishte vetëm aq?

19:35
Vjedhje dhe mashtrim me kredi/ Iute Credit pranon se u përdor emri i një personi për kredi fiktive

Myzafer Zeneli nga Golemi i Kavajës, në datën 28 shtator 2020 shkon pranë një banke për të kërkuar kredia. Atje mëson se ai një ditë më parë kishte marrë një tjetër kredi në vlerën e 1.100 milion lekësh të vjetra pranë IUTE CREDIT.

19:30
‘Kasapi i Twitter’ dënohet me vdekje për nëntë vrasje në Japoni (fotot)

Një burrë që vrau nëntë persona pasi kontaktoi me ta në rrjetin Twitter, është dënuar sot me vdekje, në çështjen e profilit të lartë që ka shokuar Japoninë.

19:29
Sindi kërkon Fatjonin tek Erlindi?/ Fatjoni “hedh kunja”: Ty të pëlqejnë djemtë “bad boy”

“Jam pak “bad boy”. Kam qenë i lëvizur që i vogël”, ka qenë kjo deklaratë e Erlindit, e fill pas kësaj kanë nisur diskutimet në studio ku të gjithë i drejtohen Sindit se ajo po përpiqet të gjejë Fatjonin tek Erlindi, duke risjellë në vëmendje puntatën e të shtunës, të emisionit “Shiko kush Luan”, ku Sindi mori puthjen e parë në jetë nga Fatjoni.

19:25
Murrizi në Top Talk: Stop përdorimit politik të vrasjes së 25 vjeçarit. Drejtësia të zbardhë të vërtetën

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Myslim Murrizi, i cili foli rreth çështjes së vrasjes së Klodian Rashës, vizitën e Ramës tek familjarët e 25-vjeçarit dhe dorëheqjen e ministrit Lleshi.