Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Shkodër/ Benz-i përfundon poshtë kamionit, dyshohet për viktima

17/03/2021 20:30

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë Shkodër në afërsi të Dajçit.

Raportohet se janë përplasur një mjet tip Benz me një kamion, ku Benzi siç shihet nga pamjet ka përfunduar poshtë kamionit, ndërsa dyshohet se ka dhe viktima.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po ndërhyhet për të lëvizur mjetin e bllokuar dhe shtypur nga kamioni.

Vijon…

FOTO GALERI
1/12

Top Channel