Shqipëria do vijojë vaksinimin/ Vendimi i komitetit të imunizimit. Të enjten vendimi i EMA për Astrazeneca

17/03/2021 20:19

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur mbrëmjen e së martës për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me ‘AstraZeneca’ në vendin tonë.

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca. Vendimi u mor mbrëmjen e së martës pas mbledhjes së Komitetit teknik të ekspertëve.

Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej 5 ditesh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar përkohësisht vaksinën, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.

Sakaq drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Imer Cook deklaroi me bindje se nuk ka asnjë tregues se problemet e mpiksjes së gjakut tek personat e vaksinuar, janë shkaktuar nga dozat e ‘AstraZenecas’.

Teksa sqaroi se vendimi për përdorimin e ‘AstraZenecas’ do të jepet të enjtes, Cook u shpreh se janë duke vijuar hetimet për të parë nëse tromboza është një efekt anësor i vërtetë i vaksinës, apo është një rastësi.

Top Channel