Maqedoni e Veriut/ 24 viktima dhe 1293 raste të reja me COVID

17/03/2021 16:30

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 viktima dhe 1.293 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 115.222, ndërsa numri i vdekjeve në 3.388.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 339 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 99.015 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 575.162 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.094 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.819.

 

Top Channel