“U vu në pikëpyetje nëse e doja tim atë”, Hajdari tregon se u denigrua kur s’mbështeti PD-në

17/03/2021 21:47

Kandidatja për deputete e “Thurje”, Rudina Hajdari tha mbrëmjen e sotme se pasi nuk u bë palë me kreun e PD-së në djegien e mandateve, ajo u denigrua në mënyrë të shpeshtë edhe nga persona me tituj.

Ajo tha se u vu në pikëpyetje edhe marrëdhënia me babanë e saj, Azem Hajdarin.

“Unë u denigrova. U çova deri në atë pikë sa u vu në pikëpyetje nëse e doja apo nuk e doja tim atë. Nuk do të kishte ndodhur në atë mënyrë. Kanë qenë edhe ambasadorë, persona me tituj, më kanë ardhur dhe më kanë thënë që ke shkelur gjakun e tët atë, po ata gjejnë një grua se po të ishte dikush tjetër do vepronin në mënyrë tjetër. Ata e dinë  që gratë që merren me politikë janë të forta”, tha Hajdari.

Top Channel