Gratë në politikë/ Açka në Open: Komentet seksiste po përdoren akoma më shumë

17/03/2021 21:48

Kandidatja për deputete në listat e PD-së, Flutura Açka në një lidhje me skype në emisionin Open tha se në raport me popullsinë duhet  të kishim më shumë gra në politikë.

Ajo theksoi se komentet seksiste janë bërë më të shpeshta edhe në vende më të zhvilluara se sa vendi ynë.

“Në raport me popullsinë duhet të kishim më shumë gra në politikë. Problemi i trajtimit në politikë është edhe në Evropë, madje po bëhet akoma edhe më seksiste. Edhe nëse liderët kanë dashur që të na kthejeni në fasadë, por a e pranojmë atë? Nuk e mendoj veten time në atë lloj pozicioni. Jemi të detyruar që të përdorim ligjin, jo me 30% por me atë që punon Lëvizja për Ndryshim e zonjës Topalli. Unë e shoh si një hap pozitiv, të paktën një pjesë që kam takuar unë në politikë”, tha ajo.

Top Channel