100 mjekë do vaksinohen në Kukës/ Qendra spitalore e Prishtinës do dërgojë emrat qeverisë shqiptare

17/03/2021 20:35

Vetëm 100 punonjës shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19 do të vaksinohen në Kukës.

Kështu ka treguar për Top Channel, Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i cili ka shtuar se lista do t’i dorëzohet brenda së mërkurës Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithëkëtë, numri punonjësve shëndetësor dhe stafit mbështetës që merren me trajtimin e pacientëve me koronavirus në nivel të spitaleve dhe klinikave brenda QKUK-së është 2600.

Përzgjedhja e stafit mjekësor për t’u vaksinuar do të bëhet me vullnet të stafit.

Në anën tjetër, Kosova është duke pritur që brenda muajit mars të pranoj kontingjentin e parë me vaksina nga AstraZeneca.

 

 

 

 

Top Channel