Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Demokrat Medinaj, 29 vjeç është larguar ndërsa po punohet për kapjen e tij. Viktima 28-vjeçare është identifikuar si Irvana Medinaj.

Çifti ka dy fëmijë të mitur. Autori dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka gjetur gruan e shtrirë në tokë me plagë dhe pa jetë.

Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit me të cilin kishte goditur gruan. Thika është lënë në vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Fier Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel