Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 18.912 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 869 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.93 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend janë regjistruar 73 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 29.696 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi. Institucionet shëndetësore njoftojnë se 17.161 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në mbi 2.75 milionë.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 35.6 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 167.526 teste të kryera brenda ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.484.
Në muajin janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër pandemisë COVID-19, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat. Sipas shifrave zyrtare, Turqia deri më tani në mbarë vendin ka administruar mbi 12.35 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 7.98 pesona kanë marrë dozat e para dhe mbi 4.36 milionë doza të dyta.
Top Channel