KQZ pastron listat e opozitës/ PD paralajmëron ankimim në KAS. Tom Doshi mbetet në listë

18/03/2021 01:35

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i pastroi listat koalicionit opozitar duke hequr kandidatet e tepërt të cilët sipas tij ishin në kundërshtim me përcaktimet e kodit zgjedhor duke i lënë në total vetëm 153 kandidatë në garë.

Para se Kryekomisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi t’i jepte fund debatit përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Eridian Salianji, deklaroi se listat e opozitës i hapnin rrugë një gare të pabarabartë, ndërkohë homologu i tij demokrat Ivi Kaso kundërshtoi duke paralajmëruar ankimim të vendimit në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Sipas KQZ lista e koalicionit opozitar ishte e pastër dhe nuk kishte probleme me ligjin e dekriminalizimit. Por, socialistët denoncuan me emra dy kandidatë të opozitës të cilët sipas saj kanë dënime penale. Zef Hila në Shkodër dhe Rezeart Tusha në Durres, të cilët mazhoranca kërkoi të përjashtohen nga lista.

Demokratët mbrojten kandidatët e tyre ndërsa Kryekomisioneri Celibashi vendosi që ata të mbeten në listë deri në momentin që Prokuroria të verifikonte akuzat për ta. KQZ miratoi edhe listën e PSD. Edhe pse opozita kërkoi mos regjistrimin e Tom Doshit si kandidat ai mbeti në liste. Driten jeshile e mori edhe lista e Myslym Murrizint dhe Nisma Thurje.

Top Channel