Aksidentoi kameramanen e Top Channel, nuk kërkoi as falje/ Përlotet nëna e Nelit: Qasje e shëmtuar nga familja e autorit, vjehrri tha “s’ka ndonjë gjë”.

06/05/2024 14:21

Entela Lleshi, mamaja e Neli Lleshit, që u aksidentua nga një 28-vjeçar me makinë pak ditë më parë, tregon se familja e autorit është përpjekur të minimizojë ngjarjen.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, mes lotëve dhe shqetësimit për vajzën, Entela u shpreh se asnjë nga familjarët e të riut që përplasi vajzën ka ardhur për t’u interesuar për gjendjen e Nelit. Madje, sipas saj, vjehrri, përmes një telefonate, i ka thënë “nuk është ndonjë gjë”.

“Qasja nga familja ishte e shëmtuar, mori vjehrri dhe më pyeti si është vajza dhe më pas tha mos bëni gjë, se s’ka gjë. Po mundohej të minimizonte gjendjen e Nelit që të lehtësoheshin masat për. Nuk erdhi njeri. Ne të gjithë e përdorim makinën, nuk e kam fokusin te djali, e kam te Neli. Por, minimuni duhet të vinin si njerëz, të afrohen”.

Si ndodhi ngjarja?

Nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, Jurgen Çela rreth orës 1:30 pas mesnate përplasi 28-vjeçaren, e cila po kthehej nga puna me motor.  Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Jurgen Çela nga Fushë Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës, të cilën disa kalimtarë e çuan në spital. Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë 28-vjeçarin pa asnjë argument. Pavarësisht se për Policinë Rrugore të Tiranës dhe Prokurorinë e kryeqytetit, Jurgen Çela është plotësisht fajtor për rastin, Gjykata e caktoi për të masën detyrim paraqitje.

Momentalisht, gjendja e Nelit nuk është aspak e mirë, ka legenin e thyer, brinjë të thyera, ka dhe shembje të brendshme. Po mbahet me qetësuese sepse ka dhimbje të tmerrshme. Nena e saj po mundohet të gjej mundësit që sa me shpejt ta dërgoi për kurim në Greqi. Familja e djalit nuk ka kontaktuar asnjë nga familja e Nelit për t’i kërkuar falje apo për të pyetur mbi gjendjen e saj.

Familja e saj e konsideron të padrejtë procedimin në gjendje të lirë të 28-vjeçarit pas dëmeve që i ka shkaktuar Nelit.

Top Channel