E shtunë, 18 Korrik 2020
20:24
Me theks sllav pasi del nga koma/ 50 vjeçari italian është rasti i tretë në botë

Një rast shumë i rrallë u regjistrua në spitalin e Padovas në Itali. Një burrë 50-vjeçar u zgjua nga koma pas një hemoragjie cerebrale, por e gjeti veten duke folur me theks sllav.

20:15
Një nga femrat më të bukura në botë shtrohet në spital me COVID-19

Ish Miss Bota, Aishwarya Rai Bachchan, e quajtur shpesh “një nga gratë më të bukura në botë” është shtruar në spital në Indi, e sëmurë me COVID-19 së bashku me vajzën e saj tetë-vjeçare.

20:13
“Kosova, amanet që e kemi nga të parët”/ Fjalimi i Thaçit: Ky proces nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli

Presidenti Hashim Thaçi, iu adresua publikut, ku edha sqarime lidhur me intervistimin 4 ditor nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

20:06
Mesazhi i Thaçit pas 4 ditëve në Hagë: Përfundova 30 orë ballafaqim me trupën e organit të akuzës. Ky proces do vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një komunikim në facebook, foli për 4 ditët e intervistimit në prokurorinë speciale në Hagë, pas aktakuzës së ngritur për krime lufte.

20:02
Vrasja me sharrë elektrike e sipërmarrësit/ Arrestohet asistenti personal

Një asistent zyre është arrestuar si i dyshuar për vrasjen makabre të një sipërmarrësi milioner, siç supozohet, për një debat për vjedhjen e $100,000.

20:00
Diaspora/ Nismë nga zemra ime, për vajzën time, dhe për çdo prind që ka fëmijë me autizëm

Lulzim Behxheti ndonëse me profesion arkitekt, ka realizuar gjatë periudhës së karantinës portrete të ndryshme ku përfshihen figura të fushave të ndryshme si artistë, këngëtarë, muzikantë e shumë të tjerë.

19:58
Mjeshtri i anijeve të drurit/ Një nga artizanët e rrallë që nuk e ndal punën edhe sot në pension

Ahmet Lila është nga të rrallët artizanë, që ndonëse në kushte të pazakonta pune, mjeshtërisht i shndërron në art copat e drurit. Talenti, puna dhe durimi e kanë shndërruar në artist.

19:53
Bukuria e rrallë e Drishtit/ Atje ku bën plazh në ujërat e lumit Kir, por edhe turizëm kulturor dhe historik

Vetëm pak minuta larg qytetit të Shkodrës ndodhet Drishti, një zonë e cila është pjesë e 100 fshatrave turistik por që është i eksploruar pak.

19:44
Loja e rrezikshme për fëmijë/ Pas “Balenës Blu” vjen “Jonathan Galindo”, flet 13 vjeçari: Më thanë mos e lër lojën ose do ta vrasim familjen

Pas lojës virtuale Balena Blu, është krijuar një tjetër profil i rrezikshëm në emrin e “Jonathan Galindo”. Duke përdorur rrjetet sociale, përdorues anonim nën imazhin e një njeriu të veshur me maskë qeni, një karakter i njohur vizatimor, fillimisht ju bëjnë ftesë për miqësi e më pas të vjen mesazhi “A do të luajmë një lojë”.

19:29
Ritualet e fiseve indigjene anullohen teksa koronavirusi ‘lulëzon’ mes popullatës tribale

Liderët e grupeve fisnore indigjene në parkun kombëtar Xingu në Brazil kanë anulluar për herë të parë në histori ritualin e tyre më të madh të quajtur Kuarup, prej pandemisë së koronavirusit.

19:26
Testi i antitrupave me saktësi 98.6%/ Britania e Madhe do ta shpërndajë falas

Qeveria britanike po planifikon të shpërndajë miliona teste falas të antitrupave të koronavirusit, pasi një variant i tyre i mbështetur prej saj rezultoi i suksesshëm.

19:24
PD-Lleshajt: Pasardhës i Tahirit, kultivimi i kanabisit ka bekimin e kësaj qeverie

“Akuzat e rreme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundër Partisë Demokratike për çështjen e kanabisit janë identike me ato të paraardhësit të tij Saimir Tahirit para 4-5 vjetëve, kur droga transportohej me avion dhe qeveria bënte sikur vriste mushkonja.”, kështu deklaron PD në një reagim pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

19:16
“Ku e ke bossin e madh?”/ Përgjigjja epike e Fjoralba Ponarit ndaj komentuesit

Moderatorja Fjoralba Ponari me anë të InstaStory iu ka dhënë hapësirë ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje.

19:00
Meta dekreton 4 ligje: Lehtësime për qytetarët

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve, që siç shpjegon synojnë krijimin e lehtësirave për qytetarët e disa kategorive, në marrjen e shërbimeve.

18:56
Aksident fatal në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, humb jetën 60-vjeçari

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk, shtetasi Ervin Besholi duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Lulzim Sharka 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.

18:54
Performanca e mrekullueshme e Eneda Tarifës te Liqeni i Bovillës

“Tirana Sessions” ka bërë bashkë 8 super artistë, që do zbulojnë disa nga pikat turistike të Tiranës.

18:45
Policia në kërkimin të vrasësit, teksa katër mace shtëpish helmohen në të njëjtën rrugë në Britani

Një hetim ka nisur pasi katër mace u helmuan me ‘antifreeze’ (materiali i përdorur për shkrirjen e lëngjeve të makinës në mot të ftohtë) në të njëjtën rrugë në një qytet të Britanisë.

18:33
Fier/ U godit me thikë mesditën e sotme, vdes në spital 46-vjeçari

Ka ndërruari jetë në spitalin e Fierit 46 vjeçari që mbeti i plagosur mesditën e sotme në fshatin Kasnic të Patosit.

18:27
Serbi, 9 të vdekur dhe 389 raste të reja me koronavirus

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima si pasojë e Covid-19 ndërsa janë regjistruar 389 raste të reja.

18:25
Zjarri në katedralen historike franceze shkatërron dritaret e artit dekorativ

Një zjarr masiv në një katedrale gotike në Francë ka shkatërruar dritaret e mrekullueshme të saj me xhama dekorativë.

18:21
Pipero: Normalitet i ri me maskë, pandemia mund të zgjasë deri në 3 vite

“Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”, kështu tha mjeku Pëllumb Pipero në studion e Hipokratit duke i dhënë përgjigje një pyetje nga publiku.

18:08
Edhe Lleshaj reagon ndaj PD: Themeluesit e Lazaratit, e kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtin ndaj kujtdo

Pas Policisë së Shtetit edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për deklaratën e PD ku denoncoi se Kanabisi vijon të mbillet në zona të ndryshme të vendit.

17:58
Gazetari i BBC i kthyer në pastor, arrestohet për të paktën 40 sulme seksuale ndaj të miturve

Një ish-prezantues i rrjetit BBC është arrestuar dje për më shumë se 40 shkelje seksuale kundër të miturve e të rriturve gjatë kohës që punonte si pastor kishe.

17:53
Shtimi i rasteve/ Flet mjeku Pipero: Edhe në studio do e mbaj maskës sepse….

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Hipokrati” në Top Channel foli për rëndësinë e përdorimit të maskës.

17:40
“Kanabis në gjithë vendin”/ Policia e Shtetit reagon ndaj PD-së: Keqardhje, demotivues sulmi që po bëhet!

Policia e Shtetit ka reaguar për deklaratën e PD ku denoncoi se Kanabisi vijon të mbillet në zona të ndryshme të vendit.

17:33
Trukimet në futbollin italian/ Prokuroria nis hetimet për seria C dhe ligat e të rinjve

Vite larg nga skandali i manipulimit të rezultaeve që u pagëzua me emrin Calciopoli, futbolli italian nis të dridhet sërish për rezultate e kombinuara.

17:32
Gruaja tregon sesi burri i preu parashutën, në tentativën e vrasjes që ka fiksuar Britaninë

Një rreshter i ushtrisë britanike u dënua vjet me 20 vjet burgim për sabotmin e parashutës së gruas së tij me qëllim ta vriste dhe të niste një jetë re me të dashurën sekrete, si dhe të përdorte sigurimin e saj të jetës për të larë borxhet.

17:17
Plagosja me thikë e 46-vjeçarit/ Arrestohet autori, sekuestrohet thika dhe automjeti i tij

Një person është plagosur me thikë në fshatin Kasnicë të Patosit ditën e sotme.

17:09
Teatër në natyrë/ “Komedia pas vdekjes” e Çajupit, premierë në Korçë

Komedia Pas Vdekjes e Çajupit erdhi në Korçë në një formë ndryshe.

16:47
Kosovë/ 6 të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 145 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

16:42
“Mallkimi” i katedraleve/ Flakët përfshijnë edhe kishën e Nantës në Francë

Në kohën kur dhimbja e francezëve nuk është fashitur ende për djegien e Notre Dame-t, një tjetër katedrale përfshihet nga flakët.

16:37
Tmerr nga Covid në Iran/ Konfirmimi i autoriteteve: 25 milionë persona të infektuar

Në kohën kur në mbarë botën numërohen 14 milionë të infektuar me koronavirus, Presidenti i Iranit, Hassan Rohani lëshon “bombën” me pretendimin se në vendin e tij ka 25 milionë të prekur nga sëmundja!

16:25
Kopshte komunitare/ 15 familjet e para nisin mbjelljet në Korçë

Jetesa në apartament ofron një hapësirë të kushtëzuar për ata që duan të kultivojnë diçka, lule dekorative apo prodhime bio dhe e vetmja hapësirë mbeten vazot që mund të mbahen Brenda mureve të apartamenteve në verandë apo ballkone.

16:23
Tentoi të vetëdigjej para Kryeministrisë/ Reagon policia: Mbante një shishe benzinë në dorë dhe…

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për 39- vjeçarin i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë ditën e sotme në Tiranë.

16:10
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima, një pa sëmundje të tjera. 102 raste

4 viktima të tjera janë shënuar në vend nga covid-19. Një 43 vjeçar nga Kamza, pa sëmundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

16:02
“Fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit”/ Kryepeshkopi Janullatos reagon sërish për Shën Sofinë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka reaguar sërish duke dënuar vendimin e Turqisë për ta kthyer kishën e Shën Sofisë në xhami. Ai e cilëson fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit.

15:35
Shtëpia e re e nënë Hankos/ Emigranti vjen nga Suedia,  ndihmon të moshuarën në Durrës që tërmeti e la pas strehë

Që herët në mëngjes, Julian Skënderaj së bashku me dy vajzat e tij ka mbërritur në Durrës për të takuar nënë Hankon dhe për t’i dhënë lajmin e shumëpritur prej saj. 

15:31
Testim, Testim, Testim/ Analizat anti-covid, në botë shtetit i vjen në ndihmë edhe privati

Edhe në këtë situatë të përkeqësuar nga rastet e reja dhe jetët e humbura, kryefjalë është testimi.

15:25
Laboratorët privatë për tamponin/ 20 kërkesa në Kosovë për licensimin, shteti nuk do të financojë 

Javën e ardhshme do të fillojë licencimi i laboratorëve private, ku qytetarët mund të drejtohen për t’u testuar për Covid 19.

15:22
PD: Kanabis në gjithë vendin, trafikantët nuk mund të ligjërojnë pasuritë me amnistinë fiskale

PD përmes Clirim Gjatës sekretar për çështjet ligjore denoncoi se Kanabisi vijon të mbillet në zona të ndryshme të vendit.

15:16
Bllokohet ngritja e Kushtetueses/ KED: Tre kandidatë u tërhoqën, 6 nuk plotësuan kriteret

Ka dështuar edhe përpjekja e radhës nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi për plotësuar vendet vakante në Gjykatës më të lartë të vendit atë Kushtetuese.

15:13
Ekskluzive/ Makina dhe ekzekutori i Gurrës, pamjet publikohen për herë të parë, hetimi i vrasjes së avokatit të njohur nga SPAK

Më shumë se një vit nga atentati ndaj avokatit Ravik Gurra, që tronditi Elbasanin, Top Channel, sjell për herë të parë pamjet ë ekzekutorit dhe makinës me të cilin ai u largua.

14:54
Edhe kjo ditë e gjen në detyrë mes kolegëve/ Manastirliu uron prof. Kalon: Gëzuar nga zemra, e nderuar të punoj me njerëz të rrallë si ju

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i ka uruar ditëlindjen  profesor Tritan Kalos, i cili ndodhet në fronin e parë të luftës kundër koronavirusit.

14:44
Hoxhaj: Kryeministri Hoti u mashtrua nga Serbia dhe nuk ka ide se si negociohet

Anëtari i kryesisë së PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj, e ka konsideruar të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

14:22
PD: Drejtori i DPSHTRR të japë dorëheqjen, përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj Drejtorit të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe, duke thënë se ai  është paguar mbi 220 milionë lekë nga qeveria për kompaninë e tij private të transporteve.

14:12
Aktivitet në ambiente të mbyllura, gjobiten dy biznese në Fier

FIER – Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, si dhe gjobitet me masë 1.000.000 lekë pronari i një lokali tjetër.

13:43
Partnerja e Ledri Vulës nuk e fsheh më shtatzëninë? Foto ku barku i duket i rrumbullakosur…

Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha prej disa javësh është përfolur se do të bëhen prindër për herë të parë.

13:33
(FOTO) Pas një nate të çmendur, 22-vjeçarja zgjohet dhe gjen të shkruar pranë të pasmeve inicialet e 7 djemve që…

Një vajzë ka mbetur pa fjalë kur u zgjua dhe gjeti inicialet e shtatë djemve pranë të pasmeve, pas një nate të çmendur në Magaluf.

13:28
​“Akuzat për ushtarët e UÇK-së janë politikë e madhe e ndërkombëtarëve”

Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zonës së Dukagjinit veprimet e Dhomave të Specializuara të Hagës dhe vetë Gjykatën Speciale e quajnë një degradim për të gjithë popullin shqiptar. Madje ata thonë se prapa këtyre veprimeve është një politik e palës ndërkombëtare.

13:23
(FOTO) Pas luftës mbeti i gjithi nën gërmadha, imazhet mahnitëse të Budapestit të rindërtuar 75 vjet pas shkatërrimit

Beteja e Budapestit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore zgjati 50 ditë. Trupat sovjetikë dhe rumune vendosën rrethimin e kryeqytetit hungarez. Rreth 38.000 civilë humbën jetën gjatë luftimeve.

13:14
Shpërndante drogë në Vlorë, arrestohet 53-vjeçari! I sekustrohen rreth 2000 euro

VLORË – A. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për tentativë për tregtim të drogave të forta në doza të vogla.

13:05
Plagoset me thikë një 46-vjeçar në Fier

FIER- Një persona është plagosur me thikë në qytetin e Fierit.

13:00
Kultivoi kanabis në pyll, shpallet në kërkim një person në Dibër

DIBËR – Një person është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

12:56
Fotot/ Myslym Shyri me ndriçim LED

Dy nga rrugët më të populluara të kryeqytetit tashmë janë pajisur me ndriçim LED.

12:51
​Kosova, vendi i dytë në rajon me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus

Kosova radhitet si vendi i dytë në rajon me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus. E që është vendi i parafundit me numrin e testimeve të kësaj sëmundje.

12:43
48 ditë në pushtet, Hoti ende nuk e ka dërguar agjendën legjislative në Kuvend

Kanë kaluar 48 ditë nga votimi i qeverisë Hoti, por pavarësisht kësaj ende nuk e ka dërguar agjendën legjislative për votim në Kuvendin e Kosovës.

12:38
“Oh vdiqa, s’më mbajnë kockat…”, pamjet e rënda nga Spitali Infektiv, pacientët rënkojnë nga simptomat e Covid-19

Pamje të rënda vijnë nga spitali infektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientë të infektuar me Covid-19.

12:29
Tronditet futbolli italian, një gjyqtar trukonte ndeshjet

Futbollit italian tronditet përsëri nga trukimet. Kësaj radhe mund të mos jenë përfshirë futbollistë ose menaxherë të sportit, por një gjyqtar.

12:22
Mjekët e Covid-19/ Si mbahen kontaktet me të infektuarit në shtëpi

Të infektuarit që nuk janë të shtruar në spitalet Covid-19 ndiqen në shtëpi nga mjekët  e familjeve.

12:08
Mirditë/ Infektohen tre persona, nuk dihet se ku u kontaminuan

Në qytetin e Mirditës, tre persona janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.

11:53
Kontrolle për masat anti-covid në Durrës/ Arrestohen dy vëllezërit që kanosën policët, dy administrator hotelesh vihen nën hetim

Durrës – Policia Bashkiake e Durrësit ka vijuar kontrollet në terren për zbatimin e masave të ndërmarra për parandalimin e Covid-19.

11:43
(FOTO) Ushqimet që ju ndihmojnë të keni qerpikë të gjatë

Ekzistojnë mënyra të shumta për të përmirësuar rritjen e qerpikëve tuaj. Ju mund të përdorni vajra esenciale apo duke masazhuar qepallat.

11:34
Korçë/ I bien tullat mbi trup, plagoset në punë një 37-vjeçar

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në punë.

11:25
Fotot/ The Sun: Anija me bomba e Luftës së Dytë Botërore mund të shkaktojë “tsunam” në Tamiz po shpërtheu!

Mbetjet e ndryshkura të një anije municionesh të kohës së Luftës së Dytë Botërore duhet të largohen nga Tamizi, nga frika se po shpërtheu ngarkesa e saj vdekjeprurëse, kjo do të shkaktonte një “tsunami”, thotë The Sun.

11:20
Tiranë/ Arrestohen 10 persona, dy prej tyre ishin shpallur në kërkim

Tiranë – 10 persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit, ku dy prej tyre kanë qenë të shpallur në kërkim.

11:03
(Fotot) Krijohet kostumi anti-koronavirus, mbron mjekët 100% nga infektimi dhe nuk do të kenë më vapë

Kriza e koronavirusit ka bërë që specialistë nga e gjithë bota të punojnë për t’i ofruar njerëzimit mjetet për të luftuar pandeminë.

10:59
I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

Lezhë- Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

10:44
Vlorë/ Rama mbledh strukturat e PS-së në Zvërnec, flet me tone të larta (Fotot)

VLORË- Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos e bëjë pushim, por të udhëtojë drejt qytetit të Vlorës.

10:29
Zgjerohet kapaciteti i testimit për Covid-19, Manastirliu publikon fotot nga laboratori i dytë në QSUT 

Është hapur laboratori i dytë në QSUT për të testuar rastet e dyshuara si të infektuar me Covid-19.

10:22
Poliçan/ Kultivoi kanabis, shpallet në kërkim i riu! Në pranga kryeplaku i fshatit dhe një person tjetër

Poliçan- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se akuzohen për shpërdorim detyre, moskallëzim krimi e kultivim kanabisi.

10:14
Fotot ku xhelozia thjeshtë nuk mund të fshihet

Ndonjëherë xhelozia tek disa persona është shumë e dukshme në fytyrën e tyre.

09:48
Sfida e fundit mund t’i çojë deri në vetëvrasjes/ Policia paralajmëron: Kujdes!  Po zhvillohet një lojë e rrezikshme virtuale…

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike, Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale  prej disa kohësh ka evidentuar daljen dhe zhvillimin e një loje të re dhe të rrezikshme virtuale, e cila quhet “Jonathan Galindo”.

09:42
Infektohet me Covid-19 ish-deputeti i PS: Lutem që të mos ta provoni këtë situatë….

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, është infektuar nga koronavirusi.  

09:15
Bllokohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ KED: Tre kandidatë u tërhoqën, 6 nuk plotësuan kriteret…

Është bllokuar sërish ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar se ky bllokim ka ardhur si pasojë e tërheqjes nga gara e tre kandidatëve si dhe mos plotësimi i kushteve nga 6 kandidatë të tjerë.

09:07
Droni i zbuloi fidanët e kanabisit, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

SHKODËR  – Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.

08:55
​12 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

Malisheva dje nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me koronavirus. Në publikimin e IKSHPK të rezultateve të analizave të testeve për COVID-19, rezultoi një person i shëruar dhe një person negativ.

08:49
Shpejtësi deri 170 km/h, policia pezullon gjatë natës 15 patenta

Policia Rrugore gjatë natës ka ushtruar kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës, respektivisht në të dyja anët e saj.

08:44
Rama: Tushemishti, një tjetër perlë e Shqipërisë tonë

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një video nga jug- lindja e Shqipërisë.

08:33
Arratisja e bujshme në ’89-ën, çfarë shkruante ‘La Gazzetta del Mezzogiorno’ për historinë e anijes ‘Dukati’ që u rrëmbye nga kapiteni

Publikohen disa dokumente të panjohura arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat bëhen publike për herë të parë.

08:18
Koment: Nuk i zihet besë SHBA-së për mbrojtjen e të dhënave

Këmbimi ndërkombëtar i të dhënave është jetik për ekonominë. Por Gjykata Evropiane thotë se nevojitet më shumë kontroll. Prandaj është më mirë t’i ruani të dhënat në Evropë, mendon Bernd Riegert.

08:04
Sonte, në Hipokrati: Covid-19, çfarë po na ndodh?

Teksa shpresonim për një rihapje të kufijve në datën 15 korrik, Bashkimi Europian na i rrëzoi sërish shpresat duke vendosur Shqiperine në listën e vendeve te ndaluara.

07:47
Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore. Vranësirat gjatë ditës së nersërme pritet të shtrihen edhe në zonat e ulëta duke sjellur reshje të izoluara edhe në këto zona.

07:23
Foto/ Dhunoi me grushte të dashurën, fundoset aktori turk, e pret dënimi i ashpër

Pak ditë më parë bëri bujë në mediat turke lajmi se aktori i njohur Ozan Guven i cili ka luajtur edhe në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, kishte dhunuar të dashurën e tij për rreth 1 vit.

06:59
Wuhan i Kinës nuk gjen paqe/ Dikur vatër e epidemisë, tani me përmbytje masive

Wuhan është qyteti kinez nga i cili virusi Covid-19 u përhap në të gjithë botën. Që në nëntor të vitit të kaluar dolën shenjat e para ku shfaqeshin video me njerëz që binin papritur në tokë duke ecur, e më pas me numrin e vdekjeve që i ka kaluar 500 mijë në planet.

06:35
Njihuni me 3 shenjat paralajmëruese të Osteoporozës

Osteoporoza është një sëmundje që mund të prekë çdo kockë të njeriut. Kjo sëmundje diagnostikohet duke matur dendësinë kockore. Një prej objektivave kryesore të trajtimeve të kësaj sëmundjeje ka të bëjë me parandalimin e frakturave. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për shenjat paralajmëruese dhe simptomat e osteoporozës.

06:06
Njihuni me 5 arsyet përse duhet të pini çaj xhenxhefili gjatë verës

Xhenxhefili është një bimë e cila përdoret gjerësisht në gatime të ndryshme. Por kjo rrënjë është përbërësi kryesor i disa trajtimeve natyrale. Përdorimet e xhenxhefilit janë të shumta, nga kurat për fytin e thatë, të ftohurin, kur kemi dhimbje stomaku, etj.

05:37
Frutat më të mira për të rënë në peshë/ Vlerat e tyre për organizmin

Studimet, kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë. Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë. Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

05:15
Zbuloni çfarë ndodh në organizëm nëse konsumoni shumë fiq

Fiqtë janë ndër frutat më të veçanta dhe të preferuara të verës. Gjenden shumë pak në treg vetëm në fillim dhe në fund të kësaj stine. Kjo i bën ata shumë të dëshirueshëm për këdo dhe gjatë kohës kur piqen, konsumohen çdo ditë.

04:52
Zyrtarët e Oregonit kritikojnë arrestimet nga agjentët federalë në Portlënd

Veprimet e agjentëve federalë, sipas Unionit Amerikan për të Drejtat Civile, “duhet të shqetësojnë të gjithë amerikanët” Agjentët federalë me uniformat e kamuflazhit kanë arrestuar njerëz në rrugët e Portlandit, jo pranë pronës federale ku janë dërguar të mbrojnë, në veprime që sipas Unionit Amerikan për të Drejtat Civile të Premten “duhet të shqetësojnë të gjithë popullatën në Shtetet e Bashkuara”.

04:31
Ushtria amerikane ndalon në mënyrë efektive shfaqjen e flamurit të Konfederatës

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po ndalon në mënyrë të menjëhershme shfaqjen e flamurit të Konfederatës në instalimet ushtarake, njoftoi të premten Pentagoni në një deklaratë ku nuk përmend flamurin apo ndalimin. “Flamujt që ne fluturojmë duhet të jenë në përputhje me rendin dhe disiplinën e mirë ushtarake, duke i trajtuar të gjithë njerëzit tanë me dinjitet dhe respekt, dhe duke hedhur poshtë simbolet përçarëse,” thuhet në deklaratë.

04:04
Pompeo: SHBA-ja e zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë në BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të premten se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të zhgënjyera” me një vendim të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, e cila e shpalli të pavlefshme një marrëveshje transatlantike për transferimit e të dhënave.

03:40
Kryeministri çek: BE-ja ende e ndarë për planin e rimëkëmbjes

Pikëpamjet e drejtuesve të Bashkimit Evropian për një plan të rimëkëmbjes mbetën “diametralisht të ndryshme”, tha kryeministri çek, Andrej Babis. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë filluar diskutimet të premten për një paketë stimiluese ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për periudhën e pas-koronavirusit.

03:03
Covid-19/ Shtohen masat kufizuese në Izrael, Netanyahu: Janë të nevojshme

Izraeli ka përforcuar masat kundër përhapjes së Covid-19. Siç mësohet nga mediat e huaja Izraeli ka vendosur mbylljen e shumë biznese gjatë fundjavës. Teksa njoftoi kufizimet e vëna, kryeministri Netanyahu tha se këto masa ishin të nevojshme për të shmangur një izolim të dytë.

02:40
Rusia thotë se nuk ka nevojë të vjedhë nga Perëndimi hulumtimet për koronavirusin

Rusia ende pret të nënshkruaj një marrëveshje tentativë me një kompani farmaceutike shumëkombëshe për të prodhuar një vaksinë COVID-19 që po zhvillohet në universitetin e Oksfordit, megjithë akuzat se Moska është përpjekur të vjedhë hulumtimet për vaksinat, tha kreu i Fondit për Investimet e Drejtpërdrejta Ruse të premten në një intervistë me agjencinë Reuters. Kirill Dmitriev i mohoi akuzat dhe tha se Rusia, nuk ka nevojë të vjedhë sekretet sepse ajo tashmë arriti një marrëveshje paraprake me kompaninë AstraZeneca për të prodhuar vaksinën britanike në Rusi dhe se marrëveshja mund të finalizohej të premten.

02:06
SHBA/ Kompanitë duhet të heqin pajisjet e shitura nga Huawei

Presidenti Trump ka nënshkruar ligjin që ndalon infrastrukturën e komunikimit dixhital nga prodhues kinezë të përfshirë në listën e ndaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Calla Yu njofton se, si rezultat, dhjetëra kompani amerikane në zona rurale do të duhet të heqin dhe zëvendësojnë pajisjet e kompanive Huawei dhe ZTE.

01:45
Mediat amerikane: Eliot Engel humbet zgjedhjet paraprake

Demokrati liberal Jamaal Bowman ka mundur ligjvënësin prej 16 mandatesh të Kongresit amerikan Eliot Engel në garën për një vend në Capitol Hill për të përfaqësuar një pjesë të Nju Jorkut.

01:24
Covid-19/ Johnson: Normaliteti kthehet në nëntor

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se pret që vendi i tij t`i rikthehet në masë të madhe normalitetit nga mesi i muajit nëntor. Me mbi 294,000 të infektuar dhe 45,000 viktima, Mbretëria e Bashkuar është sot një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi në botë. Duke folur në Londër në një konferencë për shtyp, Johnson tha se ka besimin që periudha e Krishtlindjeve, në dhjetor, do t`i gjejë familjet sërish të bashkuara.

01:02
CNN: Ky është vendi që të ofron 3.000 dollarë nëse infektohesh me Covid

Pas kaq muajsh pa të ardhura nga turizmi, destinacione në mbarë botën po bëjnë ç`është e mundur për të tërhequr vizitorët e frikësuar prej pandemisë së koronavirusit. Kankuni në juglindje të Meksikës ka nisur fushatën “ 2 në një” me dy netë qëndrimi falas për çdo dy netë të paguara dhe rimbursim për një biletë avioni që klientët të marrin dikë me vete.

00:41
Shpërthen keq/ India, mbi 1 milionë infektime

India u kthye në vendin e tretë të botës që shënon mbi një milion raste me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, të cilat kanë përkatësisht 3.5 dhe 2 milionë infektime. Vetëm në 24 orët e fundit, India konfirmoi mbi 34,000 raste të reja.

00:19
Pritje për Thaçin në Morinë/ Ish luftëtarët e UÇK-së mblidhen pas kthimit të presidentit nga Haga

Në perëndimin e 17 qershorit në pikën kufitare të Morinës, ish pjesëtar të UÇK-së dhe shumë qytetarë dolën ta presin ish- udhëheqësin politik të UÇK-së, njëherësh Presidentin, Hashim Thaçi.