Teatër në natyrë/ “Komedia pas vdekjes” e Çajupit, premierë në Korçë

18/07/2020 17:09

Komedia Pas Vdekjes e Çajupit erdhi në Korçë në një formë ndryshe.

Një teatër i zhvendosur në natyrë që ka në vetvete mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe që për skenë ka oborrin e Mësonjëtores së parë Shqipe solli një interpretim dinamik të artistëve.

Me regji të Hervin Çulit kjo premierë ku ndërthuret vepra origjinale me situatën aktuale, ishte e para që erdhi për artdashësit Korçarë pas shumë muajve shkëputje shkaktuar nga COVID 19.

Edhe pse virtualisht arti nuk mungoi për muaj me radhë rikthimi përballë duartrokitjeve të publikut përcolli emocione reale për artistët.

Kjo shfaqje në eksterier i paraprin një kalendari të gjatë aktivitetesh dhe shfaqjesh në Korçë të cilat do të zhvendosen në natyrë për të përcjellë emocionet reale të artistëve dhe publikut.

Top Channel