India u kthye në vendin e tretë të botës që shënon mbi një milion raste me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, të cilat kanë përkatësisht 3.5 dhe 2 milionë infektime. Vetëm në 24 orët e fundit, India konfirmoi mbi 34,000 raste të reja.

Me nivelet e vdekshmërisë të rritura ndjeshëm duke shënuar më shumë së 600 jetë të humbura çdo ditë, masat e izolimit janë rikthyer dhe për miliona të tjerë.

Më herët, vatrat kryesore të koronavirusit kanë qenë qytetet e mëdha, si Mumbai dhe Nju Delhi, tani këmbënat e alarmit kanë nisur të bien edhe në qytete të vogla dhe zona rurale. Rajoni turistik bregdetar i Goas u bë i fundit që hyri sërish në izolim.

Epidemiologët thonë se India është ende larg pikut të sëmundjes. Sipas tyre, gjatë muajve të ardhshëm rastet do të shtohen, por qëllimi i autoriteteve shëndetësore, duhet të jetë vdekshmëria sa më e ulët.

Top Channel