Jetesa në apartament ofron një hapësirë të kushtëzuar për ata që duan të kultivojnë diçka, lule dekorative apo prodhime bio dhe e vetmja hapësirë mbeten vazot që mund të mbahen Brenda mureve të apartamenteve në verandë apo ballkone.

Por në Korçë familjet e para kanë nisur të kultivojnë prodhimet e tyre në Kopshtet Komunitare. 15 familje kanë mbjellë prodhime të ndryshme në parcelat që ndodhen tek Parku Japonez. Kopshtet Komunitare mund të ndihmojnë për të gjallëruar lagjet e prekura nga urbanizimi, të përmirësojnë raportet e komunitetit, të prodhojnë ushqim të shëndetshëm dhe japin mundësi për t’u marrë me kopshtari.

Sipërfaqe të vogla toke të ndara në parcela janë krijuar në Parkun Japonez të Korçës ku familjet mund të mbjellin fruta, perime apo lule të ndryshme dhe të kujdesen për to. Për Bashkinë e Korçës ky është një projekt I rëndësishëm ndërsa në total do të jenë 27 familje që do të përfitojnë nga kjo mundësi.

Disa nga familjet kanë nisur nga puna dhe e shohin këtë si një eksperiencë shpërblyese ndërsa punojnë parcelat dhe presin me padurim që të vjelin shumë shpejt prodhimet e tyre

Në Parkun Japonez të Korçës gjenden 27 Kopshte Komunitare ndërsa ky model synon të shtrihet edhe më gjerë me qëllim për të përfshirë sa më shumë njerëz në aktivitete të bujqësisë urbane si kopshtaria e komunitetit.

Top Channel